Sipas dispozitave kushtetuese, Kuvendi i Kosovës nën UNMIKUN ishte institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjëvenës i vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës. Ky Kuvendi, si institucion më i lartë përfaqësues, përbëhej prej 120 deputetëve të zgjedhur me vota të fshehta. Megjithatë, jo të gjithë deputetët zgjedheshin me votën e lirë të popullit - votim të fshehtë dhe demokratik. Njëzet prej këtyre vendeve të deputetëve ishin të rezervuara për përfaqësim plotësues të komuniteteve të tjera joshqiptare të Kosovës dhe, prej tyre, dhjetë vende ishin për komunitetin serb dhe dhjetë vende për komunitetin rom, (ashkali e egjiptian 4, boshnjak 3, turk 2 dhe goran 1).

Mandati i përberjes së legjislaturës së parë të Kuvendit të Kosovës, zgjatej tri vjet, duke llogaritur nga dita e seancës së parë inaguruese. Nga viti 2004 mandati i kuvendit ishte zgjatur në 4 vite.

Pozita dhe roli i Kuvendit të Kosovës, ishte i përcaktuar me Kreun 9 të Kornizës Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë. Kuvendi kishte këto përgjegjësi:

    • miratimin e ligjeve dhe rezolutave në fushat e përgjegjësisë së institucioneve të përkohshme;
    • zgjedhen e Kryesisë së Kuvendit;
    • zgjedhen e Kryetarin të Kuvendit;
    • miratomin e kandidatit për Kryeministër së bashku me listën e ministrave të Qeverisë, të propozuar nga kandidati për Kryeministër të Kosovës;
    • shqyrtonte dhe miratonte marrëveshje ndërkombëtare të propozuara, mbrenda fushës së përgjegjësive të veta;
    • vendoste për mocionet e votëbesimit ndaj Qeverisë;
    • udhëzonte Qeverinë për përgatitjen e Projektligjeve;
    • miratonte Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare;
    • kishte përgjegjësi të tjera të parapara me Kornizë Kushtetuese ose me instrumenete të tjera ligjore.


Me Kornizë Kushtetuese dhe Rregullore të punës, ishin të definuara këto organe të Kuvendit të Kosovës:

    • Kryetari i Kuvendit,
    • Kryesia e Kuvendit, në përberje prej 8 anëtarësh dhe
    • Komisionet e Kuvendit, /2 kryesore, 1 i përhershëm, 10 funksionale dhe 6 të tjera.


Me këto akte ishin ë përcaktuara edhe të drejtat dhe përgjegjësitë e secilit nga këto organe, në veçanti.

Kuvendi i Kosovës kishte selinë në Prishtinë. Kryetar i Kuvendit nga viti 2001- mars 2006 ishte Nexhat Daci nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). I cili u zëvendsua pas konflikteve brenda partisë nga Kolë Berisha, përseri nga LDK.

Që nga 9 shkurti 2008, Kuvendi kryesohej nga Jakup Krasniqi PDK, si rezultat i zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007.