László Mérő

matematikan, psikolog, publicist hungarez

László Mérő (Laslo Merë; Budapest, 11 dhjetor 1949 – ) është matematikan, psikolog, publicist hungarez, profesor në Institutin Psikologjik e Universitetit “Loránd Eötvös” dhe në Universitetin “Babeș-Bolyai” në Kluzh-Napokë. Kryesisht ai është i famshëm për librat dhe shfaqjet e tij.

László Mérő
U lind në11 dhjetor 1949
KombësiaHungarez
Profesionimatematikan, psikolog, publicist

Biografia Redakto

Ai kreu shkollën plotore në Gjimnazin “Dániel Berzsenyi” më 1968, më pas mbaroi studimet universitare më 1974 në Universitetin “Loránd Eötvös” në degën e matematikës. Ai ka fituar gradën akademike Kandidat i Shkencave Teknike më 1980 në fushën e inteligjencës artificiale.

Më 1974–1984 punoi në Institutin e Kërkimeve Informatike dhe Automatike (SZTAKI) të MTA-së, pas vitit 1980 si bashkëpunëtor i vjetër shkencor. Herët në karrierën akademike e tij kontribuoi në fushën e përpunimit dixhital të imazhit, aktualisht veprimtaria shkencore e tij përqendrohet te inteligjenca artificiale përgjithësi, e veçanërisht te algoritme kërkimi dhe algoritme e njohjes së modelit në imazhe. Mérő publikoi rezultatet e kërkimeve shkencore të tij në fushën e algoritmeve heuristike në revista ndërkombëtare.[1] Nga viti 1980 ai jep leksionet dhe kurset në universitetet e Hungarisë dhe e vendeve evropiane.

Më 1984–2004 e mësoi në Universitetin “Loránd Eötvös” si docent. Në vitin 2001 fiton gradën e doktorit të habilituar në Universitetin “Loránd Eötvös” në fushën e psikologjisë. Veç kësaj, ai po drejtonte kërkime ne fushat e psikologjisë ekonomike, proceseve e të menduarit dhe e vendimit, teorisë së lojës, memetikës, psikofizikës dhe translogjikës. Ndërkohë nga viti 1987 Mérő ishte drejtor ekzekutiv i kompanisë Phone2Play, e cila prodhuar lojëra elektronike për klientët amerikanë, lojëra në celular për AT&T, Nokia dhe Disney deri në vitin 2003. Me Ernő Rubik (babai hungarez i kubit të Rubikut) ata kanë programuar lojë Rubik’s Games për kompaninë Hasbro.

Më 2003, ishte bashkë-themeluar i kompanisë Darwin’s Marketing Evolution, e cila kryen hulumtime marketingu të bazuar në parimet e memetikës, dhe organizon stërvitje, coaching dhe jep këshillim për drejtuesit e korporatave (L’Oréal, Samsung, Vodafone, OTP, etj., më shumë se 50 projekte).

Nga viti 2005, ai është profesor në Institutin Psikologjik e Universitetit “Loránd Eötvös” dhe nga viti 2007, në Departamentin e Psikologjisë, Universiteti “Babeș-Bolyai” në Kluzh-Napokë.

Më 2013–2019 bashkëpunëtor i revistave hungareze Magyar Narancs dhe HVG.

Nderime Redakto

  • 1974 – Çmimi Memorial “Kató Rényi”
  • 1998–2002 – Bursa “István Széchenyi”
  • 1999 – Libri shkencor i vitit në Gjermani
  • 2005 – Çmimi për Budapesti
  • 2009 – Çmimi “József Eötvös”
  • 2020 – Mom’s Choice Awards Gold Award për lojën Mondrian Blocks[2]

Vepra Redakto

  • A pszichológiai skálázás matematikai alapjai (‘Themelet matematikore të shkallëzimit psikologjik’), 1987
  • A mesterséges intelligencia és a kognitív pszichológia kapcsolata (‘Marrëdhënia midis inteligjencës artificiale dhe psikologjisë kognitive‘) 1988
  • Észjárások (‘Mënyrat e të menduarit’), 1989 (edhe botuar në anglisht, gjermanisht, italisht)
  • Mindenki másképp egyforma (‘Të gjithë janë njësoj, por ndryshe’), 1996 (edhe në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rumanisht, spanjisht)
  • Új észjárások (‘Mënyra të reja të të menduarit’), 2001
  • Az élő pénz (‘Paratë që jetojnë‘), 2004
  • Maga itt a tánctanár? (‘A jeni këtu mësuesi i vallëzimit?’), 2005
  • A pénz evolúciója (‘Evolucioni i parave’), 2007 (edhe në gjermanisht, italisht)
  • Az elvek csapodár természete (‘Natyra e ndryshueshme e parimeve’), 2008
  • Az érzelmek logikája (‘Logjika e emocioneve’), 2010
  • A csodák logikája (‘Logjika e mrekullive’), 2014 (edhe në anglisht, arabisht, rusisht)
  • Emberi matek (‘Matematika njerëzore’), 2016
  • Az ész segédigéi (‘Foljet ndihmëse të arsyes’), 2019

Referime Redakto

Referime Redakto

  • Who is Who Magyarországon (Hübner)
  • "Dr. Mérő László matematikus, pszichológus". Nyitott Akadémia (në hungarisht). Marrë më 2020-05-04.
  • "Mérő László". Neumann János Számítógép-tudományi Társaság (në hungarisht). 2017-04-29. Marrë më 2020-05-05.
  • "Personal data sheet". Országos Doktori Tanács (në hungarisht). 2020-02-12. Marrë më 2020-05-04.
  • "Mérő László". Líra Könyv (në hungarisht). Marrë më 2020-05-04.