Lúcio

futbollist brazilian

Lucimar Ferreira da Silva (lindur më 8 maj 1978), njohur zakonisht si Lúcio, është një ish futbollist profesionist brazilian i cili ka luajtur si qëndër-mbrojtës.

Lúcio
By Carlos Barretta stk 001925 (11015080773).jpg
Lúcio (2013)
Të dhënat personale
Emri i plotëLucimar Ferreira da Silva
Data e lindjes (1978-05-08) 8 Maj 1978 (42 vjeç)
Vendi i lindjesPlanaltina, Brazil
Gjatësia1.88 m
PozicioniQëndër-mbrojtës
Karriera në rini
1995–1997Planaltina EC[1]
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
1997Guará0(0)
1997–2000Internacional49(5)
2001–2004Bayer Leverkusen92(15)
2003Bayer Leverkusen II1(0)
2004–2009Bayern München144(7)
2009–2012Internazionale96(3)
2012Juventus1(0)
2013São Paulo10(1)
2014–2015Palmeiras25(2)
2015–2016FC Goa19(0)
2018Gama0(0)
2018–2019Brasiliense17(1)
Gjithsej454(34)
Ekipi kombëtar
2000–2011Brazil105(4)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 16 maj 2013.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 16 maj 2013

Lúcio nisi karrierën e tij si profesionist te Internacional në vitin 1997. Pas tre sezoneve në Brazil, ai kaloi te Bayer Leverkusen, ku në sezonin 2001–02 luajti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit; ai shënoi në finale, por ekipi i tij u mposht 2–1. Në vitin 2004, ai mbërriti te Bayern München, duke fituar tre kupa dhe tre kampionate. Në përfundim të sezonit 2008–09, trajneri Louis van Gaal i komunikoi se nuk kishte më vënd për të në ekip, duke bërë që Lúcio të firmoste me InterinSerie A. Ai ishte protagonist në sezonin e parë në Itali, duke ndihmuar klubin të arrinte një tripletë historike; ai ndihmoi Interin të fitonte Ligën e Kampioneve për herë të parë pas 45 vitesh, duke mposhtur në finale ish klubin e tij Bayern.

Në verën e vitit 2012, Lúcio firmosi me klubin rival të zikaltërve, Juventus. Qëndrimi i tij me klubin torinez zgjati disa muaj. Në janar 2013, ai u rikthye në vendlindje duke firmosur me São Paulon. Në vitin 2014, ai u transferua te Palmeiras, kurse një vit më pas luajti me FC Goa në Indi. Lúcio u tërhoq nga futbolli në janar 2020 pas dy përvojave të shkurtra te Gama dhe Brasiliense.[2]

Lúcio debutoi me kombëtaren braziliane në vitin 2000 dhe dy vite më pas ishte titullar në ekipin që fitoi Kupën e Botës 2002. Tre vite më pas, ai fitoi edhe Kupën e Konfederatave, një sukses të cilin e përsëriti në vitin 2009, duke shënuar gol në finalen e luajtur kundër Shteteve të Bashkuara. Pas tërheqjes së Kakás, ai ishte lojtari i vetëm aktiv nga ekipi fitues i Kupës së Botës 2002. Gjithsej, Lúcio luajti 105 ndeshje me Brazilin dhe shënoi pesë gola. Ai gjithashtu ishte kapiten në periudhën 2006–11.

ReferimetRedakto

  1. ^ "São Paulo acerta com Lúcio por duas temporadas" (në portugalisht). São Paulo. 18 dhjetor 2012. Marrë më 18 dhjetor 2012.
  2. ^ "Brazilian Defender, World Cup Winner Lucio Retires at 41" [Mbrojtësi brazilian, fituesi i Kupës së Botës Lucio tërhiqet në moshën 41 vjeç] (në anglisht). Sports Illustrated. 29 janar 2020. Marrë më 14 prill 2020.

Lidhje të jashtmeRedakto