Finalja e UEFA Ligës së Kampioneve 2010

Finalja e UEFA Ligës së Kampioneve 2010 ishte një ndeshje futbolli e luajtur në Stadiumin Santiago Bernabéu,[1] shtëpia e Real Madridit, të shtunën më 22 maj 2010, për të vendosur fituesin e UEFA Ligës së Kampioneve 2009–10. Kjo ishte finalja e parë e Ligës së Kampioneve që luhet të shtunën, në vënd të të mërkurës, që ka qënë përherë dita tradicionale.[2] Ndeshja u fitua nga Internazionale, që mposhti klubin gjerman Bayern München 2–0 për të plotësuar tripletën, një arritje që nuk ishte arritur nga asnjë klub në Itali dhe Gjermani. Gjyqtarët e ndeshjes ishin nga Anglia me në krye Howard Webb.[3]

Finalja e UEFA Ligës së Kampioneve 2010.

Kjo fitore i dha Interit Kupën Evropiane e tretë në histori, dhe të parën që nga viti 1965; për më tepër, kjo ishte finalja e parë që ata merrnin pjesë që nga viti 1972 si dhe u bë ekipi i parë italian që luan në finale që nga Milani në vitin 2007. Ndërkohë, Bayerni e kishte fituar këtë kompeticion për herë të fundit në vitin 2001 – e cila gjithashtu ishte edhe finalja e fundit që merrnin pjesë – edhe pse ekipi i fundit gjerman që kishte marrë pjesë në një finale ishte Bayer Leverkusen në vitin 2002. Kjo ishte finalja e parë që nga viti 2004 (Porto vs Monaco) ku nuk merr pjesë një ekip anglez, kjo pasi Manchester United u eliminua në çerek-finale me rregullin e golit jashtë fushe nga Bayerni. Kjo ishte finalja e katërt e luajtur në Santiago Bernabéu, pas finaleve të viteve 1957, 1969 dhe 1980.

Si fituesit e kompeticionit, Interi luajti kundër fituesve të Ligës së Evropës Atlético MadridUEFA Super Kupën 2010, si dhe u kualifikua në gjysëm-finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube.

Sfondi

Redakto

Para finales së vitit 2010, Bayerni dhe Interi kishin luajtur gjithsej katër herë në kompeticionet evropiane. Në këto katër ndeshje, Bayerni mbante avantazhin me dy fitore kurse Interi kishte një; ndeshja tjetër ishte mbyllur në barazim. Ndeshja e parë midis dy ekipeve u luajtë në raundin e tretë të Kupës UEFA 1988–89; Interi fitoi ndeshjen 2–0 në OlympiastadionMynihut, por Bayerni u kundërpërgjigj me një fitore 3–1 në Milano duke u kualifikuar më tej me rregullin e golit jashtë fushe. Dy ekipet u vendosën në grup B në Ligën e Kampioneve gjatë sezonit 2006–07, sëbashku me Spartak Moskën dhe Sporting CP. Ndeshja e parë midis dy ekipeve u luajt në San Siro, ku Bayerni fitoi 2–0; ndeshja e kthimit u mbyll në barazim 1–1.

Të dy ekipet shkuan në finale me objektivin për të plotësuar tripletën, një arritje që nuk e kishte arritur asnjë ekip nga të dy shtetet respektive. Interi i shkoi më afër në vitin 1965, kur ata fituan Serie A dhe Kupën Evropiane por u mposht 1–0 nga Juventusi në finalen e kupës. Bayerni fitoi titullin e Bundesligës në javën e fundit të sezonit falë një fitore 3–1 në transfertë ndaj Hertha BSC më 8 maj 2010,[4] para se të arritin dopietën me një fitore 4–0 kundër Werder Bremen në finalen e kupës më 15 maj.[5] Ndërkohë, Interi mposhti Romën më 5 maj për të fituar kupën për herë të gjashtë në histori,[6] kurse më 16 maj, falë fitores 1–0 në transfertë ndaj Sienës, fitoi titullin e 18të të Serie A si dhe dopietën e dytë.[7] Me të dy ekipet që do të luanin në finale si fituese të kampionatit dhe kupës respektivisht, ishte e garantuar që tripleta do të fitohej për të dytin sezon rresht, pas suksesit të të Barcelonës në sezonin 2008–09.[8]

Trajnerët e të dy ekipeve e kishin fituar Ligën e Kampioneve më parë: trajneri i Bayernit Louis van Gaal e kishte fituar këtë kompeticion me klubin holandez Ajax në vitin 1995, kurse José Mourinho i Interit triumfoi me Porton në vitin 2004. Trajneri fitues (në këtë rast Mourinho) do të bëhej trajneri i tretë në historinë e kompeticionit që fiton me dy klube të ndryshme, duke ndjekur hapat e Ernst Happel (me Feyenoordin1970 dhe Hamburgun1983) dhe Ottmar Hitzfeld (me Borussia Dortmundin1997 dhe Bayern Munich në 2001).[9] Kjo ishte finalja e pestë në histori ku dy trajnerët e ekipeve e kishin fituar më parë kompeticionin: finalet e tjera ishin ato të viteve 1962, 1978, 2002 dhe 2007.

Në Stadiumin Santiago Bernabéu më parë ishin luajtur tre finale të Kupës Evropiane (1957, 1969 dhe 1980). Real Madridi vetë fitoi finalen e vitit 1957 – fitorja e tyre e dytë nga pesë rresht – duke mposhtur Fiorentinën para 120,000 spektatorëve, pjesmarrja e dytë më e madhe në historinë e finaleve të Kupës Evropiane. Milani fitoi finalen e dytë në stadium, duke mposhtur Ajaxin 4–1 kurse Nottingham Forest mposhti 1–0 Hamburg në finalen e fundit që ishte luajtur në këtë stadium.[10]

Stadiumi u hap në vitin 1947 pas zgjedhjes së Santiago Bernabéu Yestes si president i Real Madrdit. Pas ndërtimit, stadiumi kishte kapacitetin maksimal 75,000 ulëse, por u rrit në 125,000 pas shtimit të tribunës së katërt në vitin 1954. Stadiumi u zgjodh si një nga dy vendet për ndeshjet e Kupës Evropiane të Kombeve 1964, duke pritur dy ndeshjet e Spanjës, përfshirë edhe fitoren 2–1 në finale kundër Bashkimit Sovjetik. Si përgatitje për Kupën e Botës 1982, kërkesat e FIFA-s bënë që stadiumi të rinovohej, duke shtuar një mbulesë në tre nga katër tribunat dhe duke zvogëluar kapacitetin në 90,800 ulëse. Stadiumi priti të gjitha ndeshjet e grupit B si dhe finalen. Kthimi në një stadium i rrethuar me ulëse e paksoi kapacitetin në 75,000 ulëse. Zgjerimi i fundit ndodhi në vitin 2006 dhe stadiumi u bë me kapacitet 80,000 ulsëe. Megjithatë, vetëm rreth 75,000 ulëse ishin të disponueshme për finalen e vitit 2010.[11]

Rruga drejt finales

Redakto
  Bayern München Raundi   Internazionale
Kundërshtari Rezultati Faza e grupeve Kundërshtari Rezultati
  Maccabi Haifa 3–0 (J) Java 1   Barcelona 0–0 (B)
  Juventus 0–0 (B) Java 2   Rubin Kazan 1–1 (J)
  Bordeaux 1–2 (J) Java 3   Dynamo Kyiv 2–2 (B)
  Bordeaux 0–2 (B) Java 4   Dynamo Kyiv 2–1 (J)
  Maccabi Haifa 1–0 (B) Java 5   Barcelona 0–2 (J)
  Juventus 4–1 (J) Java 6   Rubin Kazan 2–0 (B)
Ndjekës në Grupin A
Ekipi Nd F B H Gsh Gp Dg Pk
  Bordeaux 6 5 1 0 9 2 +7 16
  Bayern München 6 3 1 2 9 5 +4 10
  Juventus 6 2 2 2 4 7 −3 8
  Maccabi Haifa 6 0 0 6 0 8 −8 0
Renditja finale Ndjekës në Grupin F
Ekipi Nd F B H Gsh Gp Dg Pk
  Barcelona 6 3 2 1 7 3 +4 11
  Internazionale 6 2 3 1 7 6 +1 9
  Rubin Kazan 6 1 3 2 4 7 −3 6
  Dynamo Kyiv 6 1 2 3 7 9 −2 5
Kundërshtari Rp. Nd 1rë Nd 2të Faza me eliminim Kundërshtari Rp. Nd 1rë Nd 2të
  Fiorentina 4–4 (a) 2–1 (B) 2–3 (J) Raundi i 16-tave   Chelsea 3–1 2–1 (B) 1–0 (J)
  Manchester United 4–4 (a) 2–1 (B) 2–3 (J) Çerek-finalet   CSKA Moska 2–0 1–0 (B) 1–0 (J)
  Lyon 4–0 1–0 (B) 3–0 (J) Gjysëm-finalet   Barcelona 3–2 3–1 (B) 0–1 (J)

Para-ndeshjes

Redakto

Stadiumi

Redakto
 
Pjesa ballore e stadiumit para zhvillimit të finales.

Stadiumi Santiago BernabéuMadrid u zgjodh si vëndi mikpritës i finales pas një mbledhje të komitetit ekzekutiv të UEFA-s në VaduzLihtenshtajnit më 28 mars 2008. Komiteti – që gjithashtu zgjodhi stadiumin ku do të zhvillohej finalja e Ligës së Evropës – e bazoi vendimin e saj në bazë të kritereve, kapacitetit të stadiumit dhe sigurisë.[1] Më para ishte vendosur që finalja do të luhej të shtunën; kjo ishte hera e parë që një finale e Ligës së Kampioneve do të luhej në këtë ditë. Ky vendim u mor nga komiteti në LuzernZvicrës më 30 nëntor 2007.[12]

Indentiteti vizual unik i finales së vitit 2010 u zbulua në ceremoninë e veçantë në Ciudad del Fútbol Español të Madridit më 20 nëntor 2009. Pjesmarrës në këtë ceremoni ishin ambasadori i finales Emilio Butragueño, presidenti i federatës spanjolle Ángel María Villar Llona dhe drejtori i kompeticioneve të UEFA-s Giorgio Marchetti. UEFA i ka dhënë finaleve të Ligës së Kampioneve një identitet vizual unik që nga viti 1999, me qëllim për t'i dhënë "një shije dalluese qytetit mikpritës".[13] Në logo ishte trofeu i Ligës së Kampioneve në bërthamë, e rrethuar nga elemente të stemës së Ligës së Kampioneve; në logo ndodhej stadiumi Santiago Bernabéu si dhe Puerta de Alcalá. Logoja u modelua për të kapur aspektet "kulturale" dhe "fiesta" të Madridit për të cilat shquhet.[14]

Dorëzimi i trofeut ndodhi në Palacio de Cibeles të Madridit më 16 prill 2010, kur Johan Cruyff dhe Joan Laporta – si përfaqësues të Barcelonës kampione të vitit 2009 – i rikthyen trofeun e Ligës së Kampioneve presidentit të UEFA-s Michel Platini. Platini më pas i dorëzoi trofeun presidentit të federatës spanjolle Ángel María Villar Llona dhe kryetarit të bashkisë Madrid, Alberto Ruiz-Gallardón, me qëllim për t'u ekspozuar në qytet deri në ditën e finales. Presidenti i Real Madridit Florentino Pérez, lojtarët Raúl, Kaká dhe Cristiano Ronaldo, dhe ambasadori i finales Emilio Butragueño ishin të pranishëm në këtë ceremoni.[15][16]

Biletat

Redakto

Pavarësisht se kapaciteti i stadiumit Santiago Bernabéu ishte mbi 80,000 ulëse, kapaciteti i disponueshëm për finalen e Ligës së Kampioneve ishte rreth 75,000 ulëse. Dy klubet finaliste morën nga 21,000 bileta secila, kurse 11,000 bileta të tjera u bënë të disponueshëm për publikun. Aplikimet për biletat u hapën më 8 mars 2010 dhe u mbyllën më 19 mars; fituesit u zgjodhën me llotari. Një numër i caktuar i këtyre biletave ishin veçanërisht vetëm për fëmijët; 2,000 bileta nga secila klub shkuan për fëmijët dhe të rriturit shoqërues të tyre, kurse nga publiku shkuan 1,000 bileta. Së fundmi, 500 bileta ishin rezervuar për fëmijët që merrnin pjesë në aktivitetet në Festivalin e Kampioneve të UEFA-s në javën e finales.[17]

Një ngjarje për nisjen e shitjeve të biletave u mbajt në Madrid në 5 mars 2010, në të cilën u njoftua se si do të bëhej shitja biletave për finalen. Ngjarja u përdor gjithashtu për të promovuar fillimin e shitjes së biletave për ndeshjen, dhe u ndoq nga ambasadori i finales, Emilio Butragueño, presidenti i Komunitetit të Madridit, Esperanza Aguirre, përfaqësues nga UEFA, Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll dhe klubi pritës, Real Madrid.[18] Në ngjargje, Aguirres ju dha bileta e parë e finales nga Cristiano Ronaldo dhe Raúl.[19]

Topi i ndeshjes

Redakto
 
Topi i finales së Ligës së Kampioneve në festivalin e Ligës së Kampioneve 2011 në Hyde Park, Londër.

Topi zyrtar i ndeshjes për finalen e Ligës së Kampioneve, i quajtur Adidas Finale Madrid, u prezantua për herë të parë më 9 mars 2010. Ky ishte topi i dhjetë që kishte modelin "Starball", e cila ishte bërë sinonimi i Ligës së Kampioneve. Çdo yll që ndodhej në top kishte një element të çdo logoje të dhjetë finaleve të fundit të Ligës së Kampioneve, të vizatuara me ngjyrë ari. Në referencë të ngjyrave të flamurit spanjoll, çdo yll i artë ka një vizë të kuqe, ndërsa ngjyra bazë e topit ishte e bardhë, duke j'u referuar fanellës së bardhë të Real Madridit. Topi ruajti strukturën "goosebump" të dy versioneve të mëparshme, por konfigurimi i panelit u ndryshua, duke u bërë Finale Madrid, me panelet që ndjekin modelin e yllit në top.[20][21]

Gjyqtarët

Redakto
 
Howard Webb, gjyqtari i zgjedhur për ndeshjen finale.

Gjyqtari për finalen e Ligës së Kampioneve 2010 ishte Howard Webb, i cili përfaqsonte Shoqatën e Futbollit të Anglisë.[3] Webb u bë gjyqtar ndërkombëtar në vitin 2005,[22] duke drejtuar ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve në gusht të atij viti; ndeshja ishte Haka kundër Vålerenga, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues. Ndeshja e tij e parë në një ndeshje të fazës së grupeve erdhi një vit më pas, duke drejtuar përballjen midis Steaua Bucureşti dhe Lyon më 26 shtator 2006. Para finales së vitit 2010, ai kishte qënë gjyqtar në 17 ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe nëntë në Kupën UEFA. Ai gjithashtu gjyqtar në UEFA Euro 2008[23] dhe FIFA Kupën e Konfederatave 2009.[24] Pas finales, ai gjithashtu ishte gjyqtar në Kupën e Botës 2010 si përfaqësues i Federatës Angleze.[25]

Si zakonisht, gjyqtari kryesor u shoqërua nga dy ndihmësa, një gjyqtar i katërt si dhe gjyqtari rezervë; ndihmësit e Webb ishin Darren Cann dhe Mike Mullarkey kurse Martin Atkinson ishte gjyqtar i katërt.[3]

Transmetimi

Redakto

Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, mbulimi televiziv i finales së Ligës së Kampioneve u transmetua në një rrjet tokësor mbarëkombëtar. Televzionet partner të Fox kapën mbulimin, duke filluar me një shfaqje para lojës në 14:30 (ora perëndimore)/11:30 (ora e paqsorit).[26]

Ceremonia e hapjes

Redakto

Finalja e Ligës së Kampioneve u hap zyrtarisht me Festivalin e Kampionëve të UEFA-s më 15 maj. Festivali u zhvillua në Parque del Retiro të Madridit dhe zgjati për një javë deri në ditën e finales. Aty u zhvilluan disa aktivitete dhe ekspozita për tifozët që të merrnin; disa aktivitete përfshinin edhe lojëra në fusha të vogla, si dhe tifozët kishin mundësi që të njiheshin me historinë e Ligës së Kampioneve. Në ditën e finales, festivali kulmoi me një ndeshje midis ish lojtarësh spanjoll dhe ish lojtarësh evropian.[27]

Himni i UEFA Ligës së Kampioneve u performua nga tenori peruan Juan Diego Flórez.[28]

Ndeshja

Redakto

Përzgjedhja e ekipit

Redakto

Formacioni i Interit që nisi finalen nuk ishte asnjë italian, kurse në formacionin e Bayernit kishte pesë gjerman, të gjithë pjesë e kombëtares gjermane që luajtën në Kupën e Botës 2010. Franck Ribéry ishte mungesa më e rëndësishme e Bayernit, i cili ishte pezulluar me tre ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë gjysëm-finale kundër Lyon për një faull ndaj sulmuesit Lisandro López, kurse për Interin mungonte mesfushori Thiago Motta, i cili ishte pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në gjysëm-finalen e dytë kundër Barcelonës.[29]

Përmbledhja

Redakto
 
Koreografia e tifozëve të Interit para fillimit të ndeshjes.

Ndeshja u fitua nga Interi 2–0. Italianët luajtën me një startegji kundër-sulmi, e cila lejonte Bayernin ta mbante më shumë topin, por Interi e ruajti kryesimin me saktësi.[30] Të dy golat u shënuan nga sulmuesi argjentinas Diego Milito në minutat 35të dhe 70të. Goli i tij i parë erdhi pas një topi të gjatë të portierit Júlio César, që u ul nga Milito te Wesley Sneijder, i cili i riktheu pasimin Militos që më pas shënoi. Goli i dytë i Militos erdhi pas një pasimi të Samuel Eto'os; ai shënoi pasi dribloi mbrojtësin Daniel Van Buyten në një duel një-kundër-një.[31] Milito u zëvëndësua disa momente para përfundimit të takimit, duke u duartrokitur nga të gjithë tifozët zikaltër.[32] Pas ndeshjes, ai deklaroi se fitorja solli një "lumturi të jashtëzakonshme" dhe gjithashtu shtoi se ekipi i tij e meritoi fitoren.[33] Kapiteni i Bayernit Mark van Bommel deklaroi se Interi ishte "ekipi më efektiv", duke ju referuar taktikave të suksesshme të Interit në kundër-sulm.[34] José Mourinho zbuloi pas ndeshjes se ai kishte dëshirë të jepte dorëheqjen për të ndjekur objektivin e të qënit trajneri i parë që fiton Ligën e Kampioneve me tre ekipe të ndryshme. Raportimet e kishin lidhur atë me një kalim të mundshëm te Real Madridi.

Detajet

Redakto
Bayern München  0–2  Internazionale
Report Milito   35, 70'
Pjesëmarrja: 73,490
Gjyqtari: Howard Webb (Anglia)
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Bayern München[35]
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Internazionale[35]
PT 22   Hans-Jörg Butt
MB 21   Philipp Lahm
MB 5   Daniel Van Buyten
MB 6   Martín Demichelis   26'
MB 28   Holger Badstuber
MF 17   Mark van Bommel (c)   78'
MF 31   Bastian Schweinsteiger
MF 10   Arjen Robben
MF 8   Hamit Altıntop   63'
SU 25   Thomas Müller
SU 11   Ivica Olić   74'
Zëvëndësimet:
PT 1   Michael Rensing
MB 13   Andreas Görlitz
MB 26   Diego Contento
MF 23   Danijel Pranjić
MF 44   Anatoliy Tymoshchuk
SU 18   Miroslav Klose   63'
SU 33   Mario Gómez   74'
Trajneri:
  Louis van Gaal
 
PT 12   Júlio César
MB 13   Maicon
MB 6   Lúcio
MB 25   Walter Samuel
MB 26   Cristian Chivu   30'   68'
MF 4   Javier Zanetti (c)
MF 19   Esteban Cambiasso
MF 10   Wesley Sneijder
SU 9   Samuel Eto'o
SU 22   Diego Milito   90+2'
SU 27   Goran Pandev   79'
Zëvëndësimet:
PT 1   Francesco Toldo
MB 2   Iván Córdoba
MB 23   Marco Materazzi   90+2'
MF 5   Dejan Stanković   68'
MF 11   Sulley Muntari   79'
MF 17   McDonald Mariga
SU 45   Mario Balotelli
Trajneri:
  José Mourinho

Lojtari i ndeshjes nga UEFA:
  Diego Milito (Internazionale)
Lojtari i ndeshjes nga tifozët:
  Wesley Sneijder (Internazionale)

Ndihmës-gjyqtarët:
Mike Mullarkey (Anglia)[3]
Darren Cann (Anglia)[3]
Gjyqtari i katërt:
Martin Atkinson (Anglia)[3]
Gjyqtari rezervë:
Peter Kirkup (Anglia)[3]

Statistikat

Redakto
Pjesa e parë[36]
Bayern München Internazionale
Gola të shënuar 0 1
Gjuajtje gjithsej 10 7
Gjuajtje në portë 1 4
Zotërimi i topit 67% 33%
Korne 2 0
Faulla të shkaktuar 8 6
Pozicione jashtë loje 0 0
Kartonë të verdhë 1 1
Karton të kuqë 0 0
Pjesa e dytë[36]
Bayern München Internazionale
Gola të shënuar 0 1
Gjuajtje gjithsej 11 4
Gjuajtje në portë 5 3
Zotërimi i topit 69% 31%
Korne 4 2
Faulla të shkaktuar 8 7
Pozicione jashtë loje 0 0
Kartonë të verdhë 1 0
Karton të kuqë 0 0
Gjithsej[36]
Bayern München Internazionale
Gola të shënuar 0 2
Gjuajtje gjithsej 21 11
Gjuajtje në portë 6 7
Zotërimi i topit 68% 32%
Korne 6 2
Faulla të shkaktuar 16 13
Pozicione jashtë loje 0 0
Kartonë të verdhë 2 1
Karton të kuqë 0 0

Pas ndeshjes

Redakto

Si rezultat i fitores së Interit në finale, Italia ruajti vendin e tretë në renditjen e shteteve sipas e koeficientëve të UEFA-s, duke ruajtur kështu katër vënde për Ligën e Kampioneve të sezonit 2010–11.[37] Pasi kishte fituar kupën dhe Scudetton, Interi kompletoi tripletën duke u bërë klubi i parë italian në histori që e arrin këtë gjë.[38]

Pavarësisht suksesit të arritur, José Mourinho dha dorëheqjen si trajner i Interit më 28 maj dhe zëvëndësoi kilianin Manuel Pellegrini si trajner i Real Madridit, duke cituar dëshirën e tij për tu bërë trajneri i parë në histori që fiton Ligën e Kampioneve me tre klube të ndryshme si arsyen e largimit.[39] Megjithatë, ai nuk e realizoi dëshirën e tij, duke u rikthyer te ish klubi i tij Çelsi në qershor 2013.[40] Ai u zëvëndësua nga trajneri italian Carlo Ancelotti.[41]

Si fitues të Ligës së Kampioneve, Interi luajti në ndeshjen e UEFA Super Kupës 2010 kundër fituesve të UEFA Ligës së Evropës Atlético Madrid. Ata u mposhtën 2–0 në Monako; golat u shënuan nga José Antonio Reyes dhe Sergio Agüero. Ata gjithashtu morën pjesë në FIFA Kupën e Botës për Klube 2010, duke nisur rrugëtimin e tyre në me një fitore 3–0 ndaj Seongnam Ilhwa Chunma, ekipi fitues i Ligës së Kampioneve Aziatike.[42]finale, ata fituan sërisht 3–0, këtë herë ndaj TP Mazembe, ekipit fitues të Ligës së Kampioneve Afrikane, duke marrë edhe trofeun.[43]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Madrid and Hamburg awarded 2010 finals" [Madridi dhe Hamburgu i jepen finalet e 2010] (në anglisht). UEFA. 28 mars 2008. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2010. Marrë më 6 prill 2020.
  2. ^ "Champions League final switched" [Ndryshohet finalja e Ligës së Kampioneve] (në anglisht). BBC Sport. 30 nëntor 2007. Marrë më 24 maj 2008.
  3. ^ a b c d e f g "Webb gets Madrid assignment" [Webb merr detyrën e Madridit] (në anglisht). UEFA. 20 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2010. Marrë më 6 prill 2020.
  4. ^ "Champions Munich finish with a flourish" [Mbyllje e Ligës së Kampioneve me një lulëzim]. fcbayern.de (në anglisht). FC Bayern Munich. 8 maj 2010. Marrë më 10 maj 2010.
  5. ^ "Bayern storm to domestic double triumph" [Bayern fiton dopietën vendore]. fcbayern.de (në anglisht). FC Bayern Munich. 15 maj 2010. Marrë më 16 maj 2010.
  6. ^ "Tim Cup final: Inter 1–0 Roma". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 5 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2020. Marrë më 6 prill 2020.
  7. ^ "Serie A: Siena 0-1 Inter, campioni d'Italia!!!!!" [Serie A: Siena 0–1 Inter, kampionë të Italisë!!!!!]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 16 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2019. Marrë më 6 prill 2020.
  8. ^ Grahame L. Jones (21 maj 2010). "Champions League final pits top coaches, World Cup stars" [Finalja e Ligës së Kampioneve vë përball trajnerët më të mirë dhe yjet e Kupës së Botës] (në anglisht). Los Angeles Times. Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2010. Marrë më 28 maj 2010.
  9. ^ Michael Harrold (29 prill 2010). "Euphoric Inter face final challenge" [Interi euforik përballet me sfidën e fundit] (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2010. Marrë më 5 maj 2010.
  10. ^ "Previous finals in the city" [Finalet e më parëshme në qytet] (në anglisht). UEFA. 18 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2010. Marrë më 9 mars 2010.
  11. ^ "Santiago Bernabéu" (në anglisht). UEFA. 18 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2010. Marrë më 9 mars 2010.
  12. ^ Mark Chaplin (1 dhjetor 2007). "Champions League changes agreed" [Ndryshimet e Ligës së Kampioneve pranohen] (në anglisht). UEFA. Marrë më 9 mars 2010.
  13. ^ "Logo launch to herald Madrid final" (në anglisht). UEFA. 13 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2010. Marrë më 9 mars 2010.
  14. ^ Paul Bryan (24 nëntor 2009). "Madrid proud to be in final spotlight" [Madridi krenar të jetë në dritën e finales] (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2010. Marrë më 9 mars 2010.
  15. ^ "Madrid to receive UEFA Champions League Trophy" [Madridi do të marrë trofeun e UEFA Ligës së Kampioneve] (në anglisht). UEFA. 9 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2010. Marrë më 11 prill 2010.
  16. ^ Paul Bryan (16 prill 2010). "Handover makes Madrid proud hosts" [Dorëzimi bën Madridin një vënd organizator krenar] (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2010. Marrë më 21 prill 2010.
  17. ^ "Champions League final tickets on sale" [Biletat e finales së Ligës së Kampioneve në shitje] (në anglisht). UEFA. 8 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2010. Marrë më 9 mars 2010.
  18. ^ "Final countdown continues with ticketing launch" [Numërimi final vazhdon me shitjen e biletave] (në anglisht). UEFA. 25 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2010. Marrë më 9 mars 2010.
  19. ^ "Ticket launch raises expectation" [Nisja e shitjes së biletave rrit pritshmëritë] (në anglisht). UEFA. 5 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2010. Marrë më 9 mars 2010.
  20. ^ "Finale Madrid starball takes flight" [Topi Finale Madrid merr fluturimin] (në anglisht). UEFA. 9 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2010. Marrë më 9 mars 2010.
  21. ^ "adidas Finale X Madrid Football". SoccerBible.com (në anglisht). SoccerBible. 9 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2010. Marrë më 7 prill 2020.
  22. ^ "England - Men's Referees List" [Anglia - Lista e gjyqtarëve burra] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2009. Marrë më 6 prill 2020.
  23. ^ "Referee Webb chosen for Euro 2008" [Gjyqtari Webb zgjidhet për Euro 2008] (në anglisht). BBC Sport. 19 dhjetor 2007. Marrë më 1 qershor 2010.
  24. ^ "FIFA appoints match officials" [FIFA vendos zyrtarët e ndeshjes] (në anglisht). FIFA. 5 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2009. Marrë më 6 prill 2020.
  25. ^ "30 referees from 28 countries appointed for 2010 FIFA World Cup" [30 gjyqtar nga 28 shtete emërohen për Kupën e Botës 2010] (në anglisht). FIFA. 5 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2010. Marrë më 9 prill 2010.
  26. ^ "Fox Sports Broadcasting in the United States" [Fox Sports transmeton në Shtetet e Bashkuara] (në anglisht). Fox Sports. 10 shkurt 2010. Marrë më 6 prill 2010.
  27. ^ "Champions Festival" [Festivali i kampionëve] (në anglisht). UEFA. 28 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2010. Marrë më 29 prill 2010.
  28. ^ David Salazar (2 qershor 2017). "Jonas Kaufmann & the Other Opera Stars Who Have Featured At The Champions League Final" [Jonas Kaufmann & dhe yjet e tjerë të operë që kanë marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampioneve] (në anglisht). Opera Wire. Marrë më 7 prill 2020.
  29. ^ "Motta suspended for two matches" [Motta pezullohet për dy ndeshje] (në anglisht). UEFA. 7 maj 2010. Marrë më 7 prill 2020.
  30. ^ Sebastian Hassett (23 maj 2010). "Maestro Mourinho scores perfect Inter farewell in Champions League final" [Mjeshtri Mourinho shënon rezultat të përkryer në lamtumirën me Interin në finalen e Ligës së Kampioneve] (në anglisht). The Sydney Morning Herald. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2010. Marrë më 22 maj 2010.
  31. ^ Sam Lyon (22 maj 2010). "Bayern Munich 0-2 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2016. Marrë më 28 maj 2010.
  32. ^ "Champions League final: Bayern Munich 0-2 Inter" [Finalja e Ligës së Kampioneve: Bayern Munich 0-2 Inter]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 22 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2020. Marrë më 28 mars 2020.
  33. ^ Nadia Carminati (22 maj 2010). "Milito 'absolutely happy'" [Milito 'absolutisht i lumtur'] (në anglisht). Sky Sports. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2010. Marrë më 22 maj 2010.
  34. ^ Stefan Coerts (22 maj 2010). "The Most Effective Team Has Won – Bayern Munich Skipper Mark Van Bommel" [Ekipi më efektiv ka fituar – Kapiteni i Bayern Munich Mark Van Bommel] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2010. Marrë më 22 maj 2010.
  35. ^ a b "Tactical Line-ups – Final – Saturday 22 May 2010" [Formacionet Taktike – Finalja – E shtunë 22 maj 2010] (PDF) (në anglisht). UEFA. 22 maj 2010. Marrë më 28 maj 2010.
  36. ^ a b c "Team statistics: Full time" [Statistikat e ekipit: Koha e plotë] (PDF) (në anglisht). UEFA. 22 maj 2010. Marrë më 28 maj 2010.[lidhje e vdekur]
  37. ^ "National Champions League status at stake for Inter and Bayern Munich" [Statusi kombëtar i Ligës së Kampioneve në piketë për Interin dhe Bayernin] (në anglisht). The Guardian. 2 maj 2010. Marrë më 7 korrik 2015.
  38. ^ Amy Lawrence (22 maj 2010). "Trebles all round to celebrate rarity becoming routine" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 7 korrik 2015.
  39. ^ Paul Hayward (23 maj 2010). "José Mourinho's treble – now for the Real story" [Tripleta e José Mourinhos – tani për historinë e Realit] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 7 korrik 2015.
  40. ^ "Jose Mourinho returns as Chelsea manager on four-year deal" [Jose Mourinho rikthehet si trajner i Çelsit në një marrëveshje katër-vjeçare] (në anglisht). BBC Sport. 3 qershor 2013. Marrë më 7 korrik 2015.
  41. ^ "Carlo Ancelotti named Real Madrid boss, Laurent Blanc joins PSG" [Carlo Ancelotti emërohet trajneri i Real Madridit, Laurent Blanc i bashkohet PSG-së] (në anglisht). BBC Sport. 25 qershor 2013. Marrë më 7 korrik 2015.
  42. ^ "Inter Milan secure Club World Cup final place" [Inter siguron finalen e Kupës së Botës për Klube] (në anglisht). BBC Sport. 16 dhjetor 2010. Marrë më 7 korrik 2015.
  43. ^ "Inter Milan beat TP Mazembe to take World Club crown" [Interi mposht TP Mazemben për të siguruar kurorën e Kupës së Botës për Klubes] (në anglisht). BBC Sport. 18 dhjetor 2010. Marrë më 7 korrik 2015.

Lidhje të jashtme

Redakto