Mario Balotelli
Mario Barwuah Balotelli (i lindur 12 gusht 1990) është një futbollist italian që luan tek skuadra franceze, Nice. Ai është edhe lojtar i Italisë që nga viti 2010.[4][5][6]
![]() Balotelli me Italinë në UEFA Euro 2012 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Mario Barwuah Balotelli[1][2] | ||
Datëlindja | 12 gusht 1990 | ||
Vendlindja | Palermo, Itali | ||
Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[3] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Adana Demirspor | ||
Numri | 99 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2001–2006 | Lumezzane | ||
Karriera si profesionist* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2007 | Lumezzane | 2 | (0) |
2007–2010 | Internazionale | 59 | (20) |
2010–2013 | Manchester City | 54 | (20) |
2013–2014 | Milan | 43 | (26) |
2014–2016 | Liverpool | 16 | (1) |
2015–2016 | → Milan (huazim) | 20 | (1) |
2016–2019 | Nice | 61 | (33) |
2019 | Marseille | 15 | (8) |
2019–2020 | Brescia | 19 | (5) |
2020–2021 | Monza | 12 | (5) |
2021–2022 | Adana Demirspor | 33 | (18) |
2022–2023 | Sion | 18 | (6) |
2023– | Adana Demirspor | 4 | (3) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008–2010 | Italia U21 | 16 | (6) |
2010– | Italia | 36 | (14) |
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 26 janar 2019 ‡ National team caps and goals correct as of 10 shtator 2016 |
Ai filloi karrierën e tij profesioniste te Lumezzane në vitin 2006, ku luajti vetëm 2 herë përpara se në vitin 2007 të transferohej te Interi.[7] Trajneri i Interit, Roberto Mancini e vendosi Balotellin në skuadrën e parë, por kur u largua, ai filloi të bëntë sjellje të këqija.
Karriera me klube Redakto
Internazionale Redakto
Para se të firmoste me Interin, Balotelli kishte një provë të pasuksesshme me Barcelonën në moshën 15 vjeç.[8] Në vitin 2006, Interi njoftoi transferimin e Balotellit në formë huazimi me të drejtën e formës së bashkëpronësisë për 150,000 €.[9] Në qershor 2007, Interi e bleu tërësisht kartonin e Balotellit për 190,000 € të tjera.[9] Më 8 nëntor 2007, Sheffield F.C. luajti një ndeshje miqësore me Interin si pjesë e festimeve të 150 vjetorit të themelimit të klubit. Balotelli luajti dhe shënoi dy gola me Interin që fitoi 5–2 në Bramall Lane.[10] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 16 dhjetor në fitoren 2–0 kundër Cagliarit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të David Suazos.[11] Tre ditë më vonë, ai luajti si titullar në ndeshjen e kupës kundër Regginës, duke shënuar një dopietë në fitoren 4–1 të Zikaltërve.[12] Balotelli fitoi vëmëndje kombëtare pas dy golave të shënuar kundër Juventusit në ndeshjen e kthimit të çerek-finales së kupës, duke i dhënë Interit një fitore 3–2 në transfertë.[13] Ai shënoi golin e tij të parë në Serie A në prill 2008 në fitoren 2–0 në transfertë kundër Atalantës.[14] Interi e fitoi kampionatin, duke i dhënë Balotellit trofeun e parë në karrierë.[15] Balotelli e nisi si rezervë ndeshjen e Superkupës Italiane kundër Romës, duke zëvendësuar portugezin Luís Figo dhe shënuar në minutën e 83të. Interi fitoi trofeun pasi mposhti Romën 6–5 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 2–2.[16]
Në nëntor 2008, Balotelli shënoi në barazimin 3–3 kundër ekipit qipriot Anorthosis Famagusta në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve, duke u bë lojtari më i ri i Interit që shënon në këtë kompeticion (18 vjeç dhe 85 ditë); ai theu rekordin e Obafemi Martins (18 vjeç dhe 145 ditë).[17] Në një ndeshje kundër Juventusit në prill 2009 e mbyllur në barazim 1–1 ku ai shënoi golin e Interit, Balotelli u bë viktime e thirrjeve rraciste nga tifozët kundërshtar. Pronari i Interit Massimo Moratti deklaroi se ai do të kishte tërhequr ekipin nëse do të ishte prezent në stadium.[18] Thirrjet rraciste u kritikuan edhe nga presidenti i Juventusit Giovanni Cobolli Gigli; për këtë incident, Juventusi luajti një ndeshje pa tifozë.[19] Në fund të sezonit, Interi fitoi Scudetton për herë të katërt rresht.[20]
Gjatë sezonit të tij të dytë te Interi, Balotelli pasi disa probleme disiplinore, përfshirë edhe me trajnerin e ekipit José Mourinho, i cili në janar 2009 e përjashtoi lojtarin nga ekipi i parë. Në atë sezon, Mourinho deklaroi: "Një lojtar i ri si ai nuk mund t'a lejojë veten të stërvitet më pak se lojtar si Figo, Córdoba, dhe Zanetti."[21] Balotelli vazhdoi të ishte objekt i thirrjeve rraciste përgjatë sezonit, duke u bërë fokusi i tifozëve të Juventusit edhe në ndeshjet e luajtura me ekipet e tjera, duke bërë që Juventusi të gjobitej dy herë dhe të luante një ndeshje me një sektor të mbyllur në stadium.[22]
Problemet disiplinore të Balotellit dhe marrëdhënja e tij negative me trajnerin Mourinho vazhdoi edhe në sezonin 2009–10. Në nëntor 2009, Interi barazoi 1–1 me Romën. Pas përfundimit të ndeshjes, Mourinho kritikoi lojtarët e tij, përfshirë Balotellin, duke thënë se ai "meritonte notën zero".[23] Balotelli pati një tjetër përballje të tensionuar me tifozët e Juventusit në Derby d'Italia të luajtur më 5 dhjetor. Ai u rrëzua në fushë pasi u godit me bërryl nga mesfushori kundërshtar Felipe Melo, duke simuluar. Për këtë, Balotelli u ndëshkua me karton të verdhë kurse Melo u përjashtua me karton të kuq pasi mori kartonin e verdhë të dytë. Kjo gjë solli një përplasje fizike midis Thiago Mottës dhe Gianluigi Buffonit.[24][25][26] Tensioni midis Balotellit dhe Mourinhos arriti kulmin në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve kundër Çelsit, ku sulmuesi nuk u thirr nga trajneri portugez.[27] Pavarësisht se Interi fitoi 1–0 në Stamford Bridge, Balotelli u kritikua nga disa lojtarë, përfshirë nga kapiteni Javier Zanetti,[28] mbrojtësi veteran Marco Materazzi dhe agjenti i tij.[29] Në mars 2010, Balotelli u kritikua masivisht nga tifozët pasi ai u fotografua publikisht duke pasur të veshur një fanellë të Milanit në emisionin italian Striscia la Notizia.[30]
Balotelli kërkoi falje publike në lidhje me këtë, duke publikuar një deklaratë në uebfaqen zyrtare të Interit:
Më vjen keq për situatën që është krijuar kohët e fundit. Unë jam personi i parë që kam vuajtur sepse e adhuroj futbollin dhe dua të luaj, dhe tani po pres në heshtje që të mund të jem i dobishëm për ekipin tim. Dua ta lë pas vetes të kaluarën, të shikoj nga e ardhmja dhe të përqendrohem në angazhimet e ardhshme dhe të bëhem gati.
— Mario Balotelli[31]
Pas prishjes së marrëdhënjes me Mourinhon, Balotelli u rikthye në ekip në prill 2010 dhe shënoi një gol në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Bolonjës.[32] Ai shkaktoi sërisht polemika në ndeshjen e parë të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës kur ai hodhi fanellën e tij në tokë pas përfundimit të ndeshjes si përgjigje kundër tifozëve të Interit që e vërshllyen për performancën e tij të dobët.[33] Tre vite më vonë, ai pranoi se kjo ishte pengu i vetëm që kishte në jetë.[34] Tifozët e acaruar u përpoqën t'a sulmonin Balotellin edhe pas ndeshjes. Sjellja e tij në fushë kishte mospëlqimin e disa nga shokëve të tij të ekipit; Javier Zanetti deklaroi publikisht: "Mario duhet të përqëndrohet te ajo që di të bëjë në fushë. Ai nuk mund të lejojë veten të sillet ashtu."[35] Pavarësisht këtyre polemikave, disa klube angleze ishin të interesuara për Balotellin, përfshirë Manchester United dhe Manchester City.[36]
Manchester City Redakto
2010–2011: Debutimi në Angli Redakto
Pas disa javëve spekullime, Manchester City arriti një marrëveshje me Interin më 12 gusht 2010 për transferimin e Balotellit për 21.8 milion €.[37][38] Te City, Balotelli u bashkua me trajnerin Roberto Mancini,[39] i cili deklaroi: "Stili i tij i lojës do t'i përshtatet Premier Ligës, dhe sepse ai është ende shumë i ri ka mundësi për t'u përmirësuar. Ai është një lojtar i fuqishëm dhe emocionues, dhe tifozët e Cityt do t'a shijojnë duke e parë."[39] Balotelli ndërroi numrin e fanellës me shokun e ekipit Greg Cunningham me qëllim që ai të vazhdonte të mbante numrin 45.[40]
Balotelli bëri debutimin e tij zyrtar me klubin më 19 gusht në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Politehnica Timișoara, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes pasi kishte hyrë si zëvëndësues.[41] Megjithatë, ai pësoi një dëmtim në meniskun lateral të gjurit të djathtë, që e la jashtë fushave deri në tetor.[42] Balotelli u rikthye dhe bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 24 tetor në humbjen 3–0 në shtëpi kundër Arsenalit, duke u aktivizuar si zëvëndësues.[43] Një javë më pas, ai luajti ndeshjen e parë si titullar në humbjen 2–1 në transfertë kundër Wolverhampton Wanderers.[44] Më 7 nëntor, Balotelli shënoi dy golat e parë në Premier Ligë në fitoren 2–0 në transfertë kundër West Bromwich Albion,[45] por u përjashtua edhe me karton të kuq pas një përplasje fizike me lojtarin kundërshtar Youssuf Mulumbu, të cilën trajneri Mancini e quajti të padrejtë.[46] Pas kësaj, Balotelli shënoi një tjetër dygolësh në fitoren 3–0 kundër Red Bull Salzburg në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.[47]
Më 21 dhjetor, Balotelli fitoi çmimin Golden Boy, duke thënë se vetëm një nga fituesit e mëparshëm ishte pak më i mirë se ai: Lionel Messi. Ai gjithashtu shtoi se nuk e njihte mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere, i cili u rendit i dyti për çmimin.[48] Shtatë ditë më vonë, Balotelli shënoi tregolëshin e parë në karrierë në fitoren 4–0 kundër Aston Villës në Premier Ligë.[49] Pavarësisht këtij suksesi dhe formës pozitive, Balotelli vazhdoi me problemet disiplinore, duke u përjashtuar me karton të kuq në barazimin 1–1 kundër Dynamo Kyiv në Ligën e Evropës në mars 2011.[50] Më 14 maj, Balotelli u shpall lojtari më i mirë në fitoren 1–0 kundër Stoke Cityt në finalen e Kupës FA, duke ndihmuar Manchester Cityn të fitonte trofeun e parë pas 35 vitesh.[51]
2011–2013: Titulli i Premier Ligës dhe largimi Redakto
Balotelli shënoi golin e parë të sezonit 2011–12 në fitoren 2–0 kundër Birmingham Cityt në Kupën e Ligës.[52] Tre ditë më vonë, ai shënoi golin e parë në kampionat në ndeshjen kundër Evertonit, e mbyllur me fitoren e Cityt 2–0.[53] Më 1 tetor, Balotelli shënoi golin e tij të tretë në tre ndeshje në fitoren 4–0 në transfertë kundër Blackburn Rovers.[54] Pas kësaj, Balotelli shënoi dy gola dhe shkaktoi përjashtimin e mbrojtësit kundërshtar Jonny Evans në fitoren historike 6–1 kundër Manchester United në Old Trafford, e cila do të rezultonte të ishte vendimtare për titullin kampion.[55] Debutimi i tij në Ligën e Kampioneve si lojtar i Cityt erdhi më 2 nëntor kundër Villarrealit; gjatë ndeshjes ai shënoi me penallti, duke regjistruar golin e shtatë sezonal.[56] Më 27 nëntor, Balotelli u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 67të të ndeshjes kundër Liverpoolit dhe më pas u përjashtua pasi mori dy kartona të verdhë.[57] Një javë më pas, Balotelli shënoi një gol të bukur me shpatullën e djathtë në fitoren 5–1 në shtëpi kundër Norwich Cityt.[58] Më 12 dhjetor, Balotelli i dha avantazhin e përkohshëm Cityt në humbjen 2—1 kundër Çelsit në Stamford Bridge.[59]
Më 12 janar 2012, Balotelli luajti si zëvëndësues në ndeshjen kundër Tottenhamit. Ai u pa duke shkelur këmbën e mesfushorit kundërshtar Scott Parker, por nuk u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Howard Webb, e cila do të ishte e dyta për të.[60] Megjithatë, ai i dha fitoren ekipit duke shënuar në minutat shtesë.[61] Pas përfundimit të ndeshjes, ai u dënua për sjellje të dhunshme dhe u pezullua me katër ndeshje, tre për ndërhyrjen ndaj Scott Parker dhe një për plotësimin e numrit të kartonave të verdhë.[60] Pas rikthimit nga pezullimi, Balotelli shënoi golin e dhjetë të sezonit në kampionat në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Blackburnit,[62] e cila u pasua nga një tjetër gol në fitoren 2–0 kundër Bolton Wanderers në ndeshjen e rradhës.[63] Më 31 mars, Balotelli shënoi një dopietë në fitoren 3–2 kundër Sunderland. Megjithatë, pavarësisht performancës së tij, ai u kritikua për një debat që pati me shokun e ekipit Aleksandar Kolarov për një goditje dënimi. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Mancini deklaroi se mendoi që t'a zëvëndësonte italianin vetëm pesë minuta pas nisjes së ndeshjes.[64]
Marseille Redakto
Më 23 janar 2019, Balotelli ndërpreu kontratën e tij me Nicën firmosi deri në fund të sezonit Marsejën.[65] Ai debutoi dy ditë më vonë, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 74të të ndeshjes ndaj Lille; ai shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në minutën e fundit të kohës shtesë me ndeshjen që u mbyll në një disfatë 2–1 në shtëpi.[66]
Monza Redakto
Më 7 dhjetor 2020, Balotelli firmosi një kontratë shtatë-mujore me Monzën në Serie B,[67] duke u bashkuar me ish shokun e ekipit te Milani Kevin-Prince Boateng, trajnerin Cristian Brocchi, pronarin Silvio Berlusconi dhe presidentin Adriano Galliano.[68] Ai debutoi më 30 dhjetor duke luajtur si titullar në fitoren 3–0 kundër Salernitanës; ai shënoi që në minutën e 4të me prekjen e parë të topit.[69] Më 1 maj 2021, pasi kishte qënë jashtë fushave për rreth një muaj për shkak dëmtimi, Balotelli u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 80të kundër Salernitanës dhe shënoi një minutë më vonë me prekjen e parë të topit. Disa minuta më pas, ai shënoi edhe golin e dytë personal.[70]
Trofe Redakto
Klube Redakto
- Internazionale
- Trofeo Giacinto Facchetti: 2007
- Torneo di Viareggio: 2008
- Serie A (3): 2007–08, 2008–09, 2009–10
- Coppa Italia (1): 2009–10
- Supercoppa Italiana (1): 2008
- UEFA Champions League (1): 2009–10
- Manchester City
- Premier League (1): 2011–12
- FA Cup (1): 2010–11
- FA Community Shield (1): 2012
Personale Redakto
Referime Redakto
- ^ "2014 FIFA World Cup Brazil List of Players" [2014 FIFA Kupa e Botës Brazil Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. 10 qershor 2014. fq. 21. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 25 qershor 2014. Marrë më 25 korrik 2016.
- ^ "Comunicato Ufficiale N. 210" [Komunikata zyrtare Nr. 210] (PDF). legaseriea.it (në italisht). Lega Serie A. 22 prill 2016. fq. 2. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 27 gusht 2016. Marrë më 25 korrik 2016.
- ^ "Mario Balotelli" (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2013. Marrë më 9 qershor 2013.
- ^ "Mario Balotelli" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 9 qershor 2013.
- ^ "Balotelli saluta l'Italia "Ho bisogno di giocare"" [Balotelli përshëndet Italinë "Kam nevojë për të luajtur"] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 13 gusht 2010. Marrë më 13 gusht 2010.
- ^ "Balotelli signs for City" [Balotelli firmos për Cityn] (në anglisht). Manchester City F.C. 13 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2010. Marrë më 13 gusht 2010.
- ^ "Balotelli, maravillado con Thiago desde su paso por el Barça" (në spanjisht). Sport. 11 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2012. Marrë më 11 gusht 2011.
- ^ "Balotelli, maravillado con Thiago desde su paso por el Barça". Sport (gazetë) (në spanjisht). 11 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2012. Marrë më 11 gusht 2011.
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b FC Internazionale Milano 2006–07 bilancio, PDF purchased from CCIAA (në italisht)
- ^ "Sheffield FC 2–5 Inter". sufc.co.uk (në anglisht). Sheffield United. 8 nëntor 2007. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2009. Marrë më 8 nëntor 2007.
- ^ "Cagliari 0–2 Inter Milan" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 30 dhjetor 2010.
- ^ "Balotelli Biography" (në anglisht). Football Database. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2010. Marrë më 16 maj 2009.
- ^ "A star is born in Milan:Mario Balotelli" (në anglisht). Soccer Lens. 31 janar 2008. Marrë më 16 maj 2009.
- ^ "Inter Milan 2–0 Atalanta" (në anglisht). Italian Soccer Serie A. 6 prill 2008. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2008. Marrë më 16 maj 2009.
- ^ "Parma 0–2 Inter Milan" (në anglisht). ESPN FC. 18 maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2012. Marrë më 16 maj 2009.
- ^ "Inter Milan-AS Roma: Penalty Shootout Seals Super Cup Victory For Jose Mourinho" (në anglisht). Bleacher Report. 24 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2013. Marrë më 16 korrik 2012.
- ^ Davide Chinellato (4 nëntor 2008). "Cruz toglie l'Inter dai guai 3–3 con l'Anorthosis". La Gazzetta dello Sport (në italisht). Marrë më 30 dhjetor 2010.
- ^ Mark Meadows (20 prill 2009). "Inter president chides Juve fans for racist chants" (në anglisht). Reuters. Marrë më 20 prill 2009.
- ^ "Juve punished over racial abuse" (në anglisht). BBC Sport. 20 prill 2009. Marrë më 15 maj 2009.
- ^ "Mourinho wins Serie A with Inter" (në anglisht). BBC Sport. 16 maj 2009. Marrë më 18 maj 2009.
- ^ "Mourinho gets tough with Balotelli" (në anglisht). FIFA. 12 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2009. Marrë më 18 maj 2009.
- ^ "Juve fans continue to bait Balotelli" (në anglisht). AFP. 17 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2010. Marrë më 25 janar 2010.
- ^ "Jose Mourinho savages 'awful' Inter players" (në anglisht). The Guardian. 9 nëntor 2009. Marrë më 12 maj 2010.
- ^ "Juventus 2–1 Internazionale: Marchisio magic seals Juve win over Inter" (në anglisht). ESPN FC. 6 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 27 nëntor 2023.
- ^ "La meglio gioventù" (në italisht). Itali: La Stampa. 7 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2011.
- ^ "Mourinho sees red as Inter lose in Turin" (në anglisht). Cable News Network (CNN). 5 dhjetor 2009. Marrë më 21 qershor 2012.
- ^ Dominic Fifield (15 mars 2010). "I should still be manager at Chelsea, says José Mourinho" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 19 mars 2010.
- ^ "Inter Milan captain Zanetti urges Balotelli to get head down and work" (në anglisht). TribalFootball.com. 16 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2010. Marrë më 19 mars 2010.
- ^ "Materazzi questions Balotelli attitude" (në anglisht). ESPN FC. 17 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 19 mars 2010.
- ^ "Tapiro a Balotelli Mario indossa la maglia del Milan" (në italisht). Itali: La Stampa. 22 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2013. Marrë më 23 mars 2010.
- ^ "Mario Balotelli statement". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 1 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 1 prill 2010.
- ^ "Bad-boy Balotelli scores on return as leaders Inter Milan bounce back" (në anglisht). Cable News Network (CNN). 3 prill 2010. Marrë më 21 qershor 2012.
- ^ "Inter round on Balotelli" (në anglisht). Sky Sports. 21 prill 2010. Marrë më 22 prill 2010.
- ^ "Balotelli: Italy helped my popularity" (në anglisht). Fox Sports on MSN. 24 mars 2013. Marrë më 17 maj 2014.
- ^ "Booed Balotelli throws jersey And fans try to attack him". La Gazzetta dello Sport (në anglisht). 20 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 29 shkurt 2012. Marrë më 22 prill 2010.
- ^ Thomas Hyde (13 korrik 2010). "Manchester United join City in race to sign Inter Milan striker Mario Balotelli". The Telegraph (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 21 qershor 2012.
- ^ FC Internazionale Milano SpA 2010–11 Bilancio [Report and Accounts]. F.C. Internazionale Milano (në italisht). CCIAA. tetor 2011.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Inter, una tripletta in rosso". ju29ro.com (në italisht). 31 dhjetor 2010. Marrë më 23 qershor 2011.
- ^ a b "Man City complete Balotelli deal" (në anglisht). BBC Sport. 13 gusht 2010.
- ^ Zak Brown (17 gusht 2010). "Mario Balotelli to wear No.45 for Manchester City after swapping with youngster Greg Cunningham" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 24 janar 2014.
- ^ "FC Timişoara 0–1 Man City" (në anglisht). BBC Sport. 19 gusht 2010. Marrë më 19 gusht 2010.
- ^ "Mario Balotelli moves closer to Man City return" (në anglisht). BBC Sport. 28 shtator 2010. Marrë më 29 shtator 2010.
- ^ "Balotelli does not have a release clause and will not leave City, says agent" (në anglisht). BBC Sport. 29 tetor 2010. Marrë më 7 nëntor 2010.
- ^ "Mario Balotelli pleads for time at Manchester City after admitting physical struggles" (në anglisht). Londër: Daily Telegraph. 3 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 7 nëntor 2010.
- ^ "West Brom 0–2 Man City" (në anglisht). BBC Sport. 7 nëntor 2010. Marrë më 7 nëntor 2010.
- ^ "Man City will appeal against Mario Balotelli's red card" (në anglisht). BBC Sport. 7 nëntor 2010. Marrë më 7 nëntor 2010.
- ^ Saj Chowdhury (1 dhjetor 2010). "Man City 3–0 Red Bull Salzburg" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 23 shkurt 2011.
- ^ Katy Murrels (22 dhjetor 2010). "Balotelli wins award" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 22 dhjetor 2010.
- ^ Paul Fletcher (28 dhjetor 2010). "Man City 4–0 Aston Villa" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 23 shkurt 2011.
- ^ Saj Chowdhury (17 mars 2011). "Man City 1 – 0 Dynamo Kiev (agg 1 – 2)". BBC Sport (në anglisht). Marrë më 23 mars 2011.
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Steve Tongue (16 maj 2011). "Touré brings City's long wait to an end" (në anglisht). Londër: The Independent. Marrë më 16 maj 2011.
- ^ "Man City beat Birmingham" (në anglisht). Eurosport. 21 shtator 2011. Marrë më 28 nëntor 2023.
- ^ "Man City 2–0 Everton" (në anglisht). ESPN FC. 24 shtator 2011. Marrë më 28 nëntor 2023.
- ^ "Blackburn 0–4 Manchester City" (në anglisht). BBC Sport. 1 tetor 2011. Marrë më 28 nëntor 2023.
- ^ "Man Utd 1–6 Man City" (në anglisht). BBC Sport. 23 tetor 2011.
- ^ "Villarreal 0–3 Man City" (në anglisht). BBC Sport. 2 nëntor 2011.
- ^ "City claim Anfield point" (në anglisht). Sky Sports. 29 nëntor 2011. Marrë më 24 janar 2014.
- ^ Daniel Taylor (5 dhjetor 2011). "Rampant Manchester City are 'frightening' says Norwich's Paul Lambert | Football". The Guardian (në anglisht). Londër. Marrë më 28 dhjetor 2011.
- ^ Sam Lyon (12 dhjetor 2011). "Chelsea v Man City as it happened" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 28 dhjetor 2011.
- ^ a b "Mario Balotelli charged with violent conduct by FA" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 janar 2012.
- ^ Phil McNulty (22 janar 2012). "Man City 3–2 Tottenham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 janar 2012.
- ^ Phil Dawkes (25 shkurt 2012). "Man City 3–0 Blackburn" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 10 mars 2012.
- ^ Alistair Magowan (3 mars 2012). "Man City 2–0 Bolton" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 10 mars 2012.
- ^ "Mancini nearly took Balotelli off after five minutes". uk.eurosport.yahoo.com (në anglisht). Eurosport. 31 mars 2012. Marrë më 31 mars 2012.
- ^ "Supermario Balotelli ikën nga Nice, por jo nga Franca". Top-Channel.tv. 23 janar 2019. Marrë më 26 janar 2019.
- ^ "Balotelli debuton me gol të bukur në Marseille". Gazeta Express. 25 janar 2019. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2019. Marrë më 26 janar 2019.
- ^ "Benvenuto Mario - Associazione Calcio Monza S.p.A." monzacalcio.com (në italisht). A.C. Monza. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2020. Marrë më 7 dhjetor 2020.
- ^ "Balo al Monza ritrova Brocchi e Boateng: che fanno oggi i giocatori del Milan '15-'16?". Sky Sport (në italisht). 6 dhjetor 2020. Marrë më 7 dhjetor 2020.
- ^ "Mario Balotelli scores just FOUR minutes into his Monza debut with his first touch". NewsFinale (në anglisht). 30 dhjetor 2020. Marrë më 30 dhjetor 2020.
- ^ "Balotelli entra e fa doppietta con il Monza, ma litiga con la panchina della Salernitana". Sport Fanpage (në italisht). Marrë më 1 maj 2021.
Lidhje të jashtme Redakto
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Mario Balotelli. |