Andrea Pirlo (Italisht: [anˈdrɛːa ˈpirlo]; lindur më 19 maj 1979) është një ish futbollist profesionist italian dhe menaxheri aktual i JuventusitSeria A. Pirlo luante zakonisht si organizator i tërhequr në mesfushë për klubet dhe ekipin kombëtar dhe konsiderohet gjerësisht si një lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në atë pozicion për shkak të vizionit, kontrollit të topit, krijueshmërisë. aftësisë së pasimit dhe të qënit specialist në goditjet e dënimit.[3][4][5]

Andrea Pirlo

Pirlo duke luajtur për Italin në 2015
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAndrea Pirlo[1]
Datëlindja19 maj 1979 (45 vjeç)
VendlindjaFlero, Itali
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)[2]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Juventus (trajner)
Karriera me të rinjtë
1994–1995Brescia
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1995–1998Brescia47(6)
1998–2001Internazionale22(0)
1999–2000Reggina (huazim)28(6)
2001Brescia (huazim)10(0)
2001–2011Milan284(32)
2011–2015Juventus119(16)
2015–2017New York City FC60(1)
Gjithsej570(61)
Karriera ndërkombëtare
1993-1994Italia U153(0)
1994-1995Italia U166(2)
1995-1996Italia U174(0)
1996–1997Italia U1818(7)
1998–2002Italia U2137(15)
2000–2004Italia Olimpike9(1)
2002–2015Italia107(13)
Skuadra të menaxhuara
2020Juventus U23
2020–2021Juventus
2022–2023Fatih Karagümrük
2023–2024Sampdoria
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Pirlo e nisi karrierën e tij si mesfushor sulmues me klubin e qytetit të lindjes Brescia, të cilën e ndihmoi të fitonte titullin e Serie B dhe të ngjitej në Serie A në vitin 1997. Paraqitjet e tij premtuese i siguruan një kalim te Interi në vitin 1998, ku pati vështirsi për të luajtur rregullisht, gjë që solli një huazim një vit më pas. Pavarësisht periudhave të suksesshme te Reggina dhe te Brescia ku u rikthye, Pirlo sërisht nuk mundi të siguroj një vend titullar te Interi dhe në vitin 2001 u shit te klubi rival Milani. Te Milani, trajneri Carlo Ancelotti vendosi që t'a përshtaste Pirlon në rolin e një organizatori të tërhequr për të orkestruar sulmet e ekipit. Pirlo shkëlqeu në rolin e tij të ri dhe shpejt u bë një mesfushor i klasit botëror dhe fitoi një shumicë trofeshë, përfshirë dy UEFA Liga të Kampioneve, dy UEFA Super Kupa, dy tituj të Serie A, një FIFA Kupë Bote për Klube, një Supercoppa Italiana dhe një Coppa Italia.[5] Pasi j'u bashkua Juventusit në vitin 2011, e cila kishte që në vitin 2003 pa trofe, ai fitoi edhe katër tituj të Serie A, të gjitha rresht, dy tituj të Supercoppa Italiana dhe një Coppa Italia. Pasi luajti në Itali për më shumë se 20 sezone, Pirlo u transferua te New York City i Major League Soccer në vitin 2015, duke ndihmuar klubin të arrinte fazën play-off në sezonin e dytë para se të tërhiqej në vitin 2017 pas përfundimit të sezonit të tij të tretë.

Në nivel ndërkombëtar, Pirlo është lojtari i pestë me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares italiane me 116 nga viti 2002 e deri në 2015. Ai ka luajtur edhe me ekipet e moshave, duke përfaqsuar ekipet nga nën-15 e deri në nën-18, si dhe me nën-21, ku ishte kapiten në triumfin në Kampionatin Evropian 2000.

Karriera me klube

Redakto

Statistikat

Redakto
Ekipi Sezoni Vendore
Liga
Vendore
Kupa
Evropian
Garimi1
Tjera
Garimet2
Gjithësej
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Brescia 1994-95 1 0 - - - - - - 1 0
1995-96 - - - - - - - - 0 0
1996-97 17 2 1 0 - - - - 18 2
1997-98 29 4 1 0 - - - - 30 4
Total 47 6 2 0 - - - - 49 6
Internazionale 1998-99 18 0 5 0 7 0 - - 30 0
2000-01 4 0 1 0 3 0 - - 8 0
Total 22 0 6 0 10 0 - - 38 0
Reggina (i huazuar) 1999-00 28 6 2 0 - - - - 30 6
Total 28 6 - - - - - - 28 6
Brescia (i huazuar) 2001 10 0 - - - - - - 10 0
Total 10 0 - - - - - - 10 0
A.C. Milan 2001-02 18 2 2 0 9 0 - - 29 2
2002-03 27 9 2 0 13 0 - - 42 9
2003-04 32 6 - - 10 1 2 1 44 8
2004-05 30 4 1 0 12 1 - - 43 8
2005-06 33 4 4 0 12 1 - - 49 5
2006-07 34 2 4 0 14 1 - - 52 3
2007-08 33 3 1 0 9 2 2 0 45 5
Total 207 30 14 0 79 6 4 1 304 37
Career Total 314 42 24 0 89 6 4 1 431 49

1European competitions include the UEFA Champions League, UEFA Cup, and UEFA Super Cup
2Other tournaments include the Supercoppa Italiana, Intercontinental Cup and FIFA Club World Cup

Sukseset

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "FIFA World Cup South Africa 2010 – List of Players" (PDF) (në anglisht). Fédération Internationale de Football Association (FIFA). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 5 qershor 2013.
  2. ^ "Andrea Pirlo" (në italisht). juventus.com. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2013. Marrë më 23 mars 2013.
  3. ^ "Born Again: How the Deep-Lying Midfielder Position is Reviving Careers" [I lindur sërisht: Si pozicioni i mesfushorit organizator të tërhequr po ringjall karriera]. Soccerlens (në anglisht). 31 korrik 2009. Marrë më 15 maj 2012.
  4. ^ "Andrea Pirlo: Player Profile" [Andrea Pirlo: Profili i lojtarit]. ESPN FC (në anglisht). Marrë më 4 shtator 2013.
  5. ^ a b "A.C. Milan Hall of Fame: Andrea Pirlo" [A.C. Milan Salloni i Famës: Andrea Pirlo] (në anglisht). A.C. Milan. Marrë më 31 mars 2015.

Lidhje të jashtme

Redakto