Brescia Calcio (Italisht: [ˈbreʃʃa ˈkaltʃo]) është një klub profesionist italian me seli në Brescia, Lombardi, e cila zhvillon ndeshjet e saj në Serie B.

Brescia
Emri i plotëBrescia Calcio S.p.A
Pseudonimi(et)Le Rondinelle (gëlltitjet)
I Biancazzurri
La Leonessa (luaneshë)
Themeluar1911; 113 vite më parë (1911)
StadiumiStadio Mario Rigamonti,
Brescia, Itali
Kapaciteti16,743
PronariItalia Massimo Cellino
PresidentMassimo Cellino[1]
Trajner kryesorëItalia
LigaSerie B
2023-24Serie B, Vendi 8
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

sezonin 2009–10, në ndeshjen e kthimit të finales së play-off të Serie B, Brescia mposhti Torinon me rezultatin 2–1 në shtëpi (ndeshja e parë u mbyll pa Gola), duke u rikthyer në Serie A pas pesë vitesh mungesë. Megjithatë, në sezonin 2010–11 ata u rikthyen sërisht në Serie B.

Krijuar në vitin 1911, klubi mban rekodin për numrin më të madhë të sezoneve në Serie B (53) dhe sezoneve rresht (18, nga 1947–48 e deri te 1964–64) në Serie B, të cilën e kanë fituar tre herë. Në trofetë e tyre gjithashtu përfshihet edhe Kupa Anglo-Italiane, fituar në vitin 1994 kundër Notts County (1–0). Rezultati më i mirë i tyre në Serie A është vendi i shtatë i arritur në sezonin 2000–01, ku në atë kohë, ata u udhëhiqnin nga fituesi i Topit të artë të vitit 1993, Roberto Baggio, duke bërë që klubi të kualifikohej në Kupën Intertoto. Më vonë në atë kompedicion, Brescia arriti deri në finale ku u mposht nga Paris Saint-Germain me rregullin e Golit jashtë fushe pas dy barazimesh.

Më parë, në 1928–29 Divisione Nazionale, skuadra e mbyll në vendin e dytë, sëbashku me Juventusin, tetë pikë mbrapa fituesit dhe kryesuesit Bologna.

Ngjyrat e klubit janë e kaltra dhe e bardha. Ata i luajn ndeshjet si vendas në Stadio Mario Rigamonti, i cili e ka kapacitetin prej 16,308 ulësesh.

  1. ^ Organigramma Brescia Calcio