UEFA Kupa Intertoto
UEFA Kupa Intertoto (anglisht: UEFA Intertoto Cup, shkurt UI Cup) e quajtur më parë Kupa Ndërkombëtare e Futbollit (International Football Cup), ishte një turnament veror futbolli për klubet evropiane që nuk ishin kualifikuar në dy kompedicionet më të rëndësishme të UEFA-s, Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Evropës, dhe deri në vitin 1999, në Kupën e Fituesve të Kupës. Kompeticioni u mbyll pas përfundimit të edicionit të vitit 2008.[1] Ekipet që hynin në këtë kompeticion tani kualifikohen direkt në fazat kualifikuese të Ligës së Evropës.
Themeluar | 1961 (u mor më pas nga UEFA në 1995) |
---|---|
Shfuqizuar | 2008 |
Rajoni | Evropa (UEFA) |
Numri i skuadrave | 50 |
Skuadra më e suksesshme | VfB Stuttgart (3 tituj) |
Turnamenti u themelua në sezonin 1961–62, por më pas u mora UEFA në vitin 1995. Fillimisht, turnamenti mbyllej me një kampion të vetëm, i cili merrte Kupën Intertoto. Duke nisur nga viti 1967, turnamenti mbyllej me një grup fituesish (7 deri në 14 fitues), të cilët gjithashtu merrin erdhe para si shpërblim. Kur UEFA mori përsipër turnamentin, ajo u bë një kualifikuese për Kupën UEFA, me 2 nga 11 fituesit e Intertotos që siguronin kualifikimin në raundin e dytë kualifikues të Kupës UEFA.
Çdo klub që dëshironte të merrte pjesë duhej të aplikonte. Vetëm klubet e renditur më lartë (në ligat e tyre respektive) në fund të sezonit mund të hynin. Nuk ishte e nevojshme që një klub të renditej poshtë një klubi që e kishte siguruar pjesmarrjen në një nga dy kompedicionet e para të UEFA; nëse një klub që ishte në atë pozicion nuk do të aplikonte, atëherë nuk do të merrte pjesë, me atë vend që do të shkonte te një klub tjetër që do të aplikonte.
Rezultatet
RedaktoFituesit sipas vitit
Redakto2006–2008
RedaktoTë listuara janë të 11 ekipet që fituan Kupën Intertoto dhe që siguruan kualifikimin për në Kupën UEFA. Fituesit e plotë (e vendosur nga performanca më e mirë në Kupën UEFA) janë shënuar me shkronja të trasha.
1995–2005
RedaktoFituesi vendosej me një rezultat të përgjithshëm pas një finale me dy ndeshje. Të listuara janë tre ekipe nga çdo vit (dy në vitin 1995) që kanë fituar ndeshjet finale dhe siguruan kualifikimin për në Kupën UEFA.
Referime
Redakto- ^ Mark Chaplin (1 dhjetor 2007). "Champions League changes agreed" [Ndryshimet në Ligën e Kampioneve pranohen] (në anglisht). UEFA.com. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2011. Marrë më 14 shkurt 2011.