Hape menynë kryesore

Juventus Football Club S.p.A. (nga Latinishtja iuventus, Italisht: [juˈvɛntus]) njohur zakonisht si Juventus ose thjesht si Juve (prononcuar: [ˈjuːve]),[4] është një klub futbollistik profesionist italian me seli në Torino, Piedmont. Juventusi është klubi i tretë më i vjetër në historinë e Italisë, dhe e ka shpenzuar shimicën e historisë së saj, përveç sezonit 2006–07, në elitën e futbollit italian (njohur si Serie A që nga viti 1929).

Juventus
Juventus FC 2017 logo.svg
Emri i plotë Juventus Football Club S.p.A.
Pseudonimi
  • La Vecchia Signora
  • La Fidanzata d'Italia
  • La Madama
  • I Bianconeri
  • Le Zebre
  • La Signora Omicidi [1]
  • La Gheuba
Emri i shkurtër Juve, JFC, JUV
Themelimi 1 Nëntor 1897; 121 vite më parë (1897-11-01), si Sport-Club Juventus[2]
Stadiumi Allianz Stadium
(Kapaciteti: 41,507[3])
Pronari Familja Agnelli
Presidenti Andrea Agnelli
Menaxheri Maurizio Sarri
Liga Serie A
2018–19 Serie A, 1ri
Uebfaqja Faqja zyrtare e klubit
Fanella e parë
Fanella e dytë
Fanella e tretë

Themeluar në vitin 1897 si Sport Club Juventus nga një studentësh të rinjë torinez,[2] ku sëbashku me ta, ishte edhe presidenti i parë i klubit, Eugenio Canfari, dhe vëllai i tij Enrico, autor i kujtesës historike të kompanisë;[5] klubi ka qënë i drejtuar nga famija indrustiale Agnelli që nga viti 1923, e cila përbën partneritetin sportiv më të vjetër në Itali, duke e bërë Juventusin klubin e parë profesionist në vend.

Përmbajtja

HistoriaRedakto

 Artikulli kryesor: Historia e Juventus F.C..

Vitet e hershmeRedakto

 
Fotografia e parë e klubit të Juventusit, e bërë në vitin 1898.

Juventus u themelua si Sport Club Juventus vonë në vitin 1897 nga nxënësit e shkollës së liceut Massimo D'AzeglioTorino, por u rimemërua si Foot-Ball Club Juventus dy vite më vonë.[2] Klubi u bashkua në Kampionatin Italian të Futbollit gjatë vitin 1900. Në vitin 1904 biznesmeni Ajmone-marsan ringjalli financat e klubit të futbollit Juventus, duke bërë gjithashtu të mundur transferimin nga fusha e stërvitjes Piazza d'Armi në vendin më të përshtatshëm Velodrome Umberto I. Gjatë kësaj kohe skuadra vishte fanella bardh e rozë. Juventus fitoi titullin e parë të kampionatit në vitin 1905 gjatë kohës që luante në fushën e Velodrome Umberto I. Që nga ajo kohë ngjyrat e klubit ndryshuan duke u bërë bardh e zi me vija, frymëzuar nga skuadra angleze Notts County.[6]

Pati një ndarje të klubit në vitin 1906, pasi disa persona nga stafi u larguan nga Torino. Presidenti Alfred Dick[7] ishte i pakënaqur me këtë dhe u largua sëbashku me disa lojtarë të mirënjohur për të themeluar FBC Torino, duke krijuar një ndeshje midis dy klubeve që u quajt Derby della Mole.[8] Juventus kaloi pjesën më të kësaj periudhe në mënyrë të qëndrueshme duke u rindërtuar pas ndarjes, duke i shpëtuar Luftës së Parë Botërore.[6]

Dominimi në ligëRedakto

Pronari i Fiat Edoardo Agnelli mori kontrollin e klubit në vitin 1923, duke ndërtuar një stadium të ri.[2] Kjo gjë e ndihmoi klubit të siguronte Skuteton (kampionatin) në sezonin 1925–26 duke mposhtur Alba Roma me rezultatin e përgjithshëm 12–1, golat e Antonio Vojak-ut ishin thelbësorë në atë sezon.[6] Klubi e bëri veten forca kryesore e futbollit italian që nga viti 1930, duke u bërë klubi i parë profesionist i shtetit me një bazë tifozësh, gjë që udhëhoqi klubin të fitonte pesë kampionate rresht për herë të parë nën drejtimin e trajnerit Carlo Carcano dhe nga kori i kombëtares italiane gjatë epokës së Vittorio Pozzo-s.[9] Me yje në skuadrës si Raimundo Orsi, Luigi Bertolini, Giovanni Ferrari dhe Luis Monti dhe të tjerë.

Juventus lëvizi te Stadio Comunale, por për pjesën e mbetur të viteve 30' dhe për shumicën e viteve 40' nuk ishin në gjëndje për të rimarrë dominimin e kampionatit. Pas Luftës së Dytë Botërore, Gianni Agnelli u vendos si president nderi.[2] Klubi shtoi dy tituj të tjerë kampionati në palmaresin e saj duke triumfuar në sezonet 1949–50 dhe 1951–52, ku ishte nën drejtimin e anglezit Jesse Carver. Dy sulmues të rinj u blenë në sezonin 1957–58; Uellsiani John Charles dhe Italo-Argjentinasi Omar Sivori, që luajtën sëbashku me pjestarin veteran Giampiero Boniperti. Ky sezon e pa Juventusin të nderohej me yllin e parë në fanellë duke u bërë skuadra e parë italiane që fiton 10 herë titullin kampion në Itali. Në të njëjtën sezon, Omar Sivori u bë lojtari i parë në historinë e klubit që të fitonte çmimin UEFA Futbollisti Europian i Vitit.[10] Në sezonin e ardhshëm ata mposhtën Fiorentinën për të kompletuar dopietën e parë të trofeve vendor (kupë dhe kampionat), duke fituar Serie A dhe Coppa Italia. Boniperti u tërhoq nga futbolli në vitin 1961 si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit, duke e mbyllur me 182 gola në të gjitha kompedicionet, një rekord që qëndroi për plot 45 vite.

Gjatë pjesës së mbetur të dekadës klubi fitoi vetëm një herë ligën në sezonin 1966–67,[6] megjithatë, vitet 1970' panë Juventusin të ngirin dhe forconin pozitën e tyre në futbollit italian. Nën drejtimin e ish lojtarit Čestmír Vycpálek ata fituan Skuteton në sezonin 1971–72 dhe 1972–73 me lojtarë si Roberto Bettega, Franco Causio dhe José Altafini.[6] Gjatë pjesës së mbetur të dekadës ai fituan edhe dy liga të tjera, me mbrojtësin Gaetano Scirea i cili kontriboi në mënyrë të konsiderueshme. Klubi vazhdoi sukseset me trajnerin Giovanni Trapattoni, i cili ndihmoi klubin të vazhdonte dominimin gjatë viteve të para të viteve 1980'.[11][12][13]

Faza europianeRedakto

Epoka e Trapattonit ishte shumë e suksesshme në vitet 1980'; klubi e fitoi dekadën shumë mirë, duke fituar titullin edhe tre herë të tjera deri në vitin 1984.[6] Kjo gjë do të thoshte se Juventus e kishte fituar plot 20 herë kampionatin dhe u lejuar që të vendosnin yllin e dytë në fanellë, duke u bërë klubi i vetëm italian që e arrin këtë gjë.[11] Gjatë kësaj kohe lojtarët e klubit ishin tërhequr vëmendje të konsiderueshme; Paolo Rossi ishte emëruar UEFA Futbollisti Europian i Vitit pas kontributit të tij me Italinë që fitoi Kupën e Botës 1982, ku ai u shpall edhe lojtari i turnamentit.

Francezi Michel Platini gjithashtu u shpall Futbollisti Europian i Vitit për tre vite rresht; 1983, 1984 dhe 1985, gjë që është një rekord.[10] Juventus është klubi i vetëm që ka lojtarë nga skuadra e vet që e ka fituar këtë çmim për katër vite rresht.[10] Ishte pikërisht Platini i cili shënoi golin e finales në 1985 finalen e Kupës Europiane kundër Liverpool-it, megjithatë kjo festë u prish nga një tragjedi që ndryshoi futbollin europian. Atë vit, Juventus u bë klubi i parë në futbollin europian që fiton tre trofe madhor europian, dhe, pas triumfit të tyre në Kupën Interkontinentale, klubi gjithashtu u bë i pari dhe i vetëm që i ka fituar të gjitha trofet e mundshme të konederatës.

Me përjashtim të fitimit të kampionatit të kontestuar të sezonit 1985–86, pjesa tjetër e viteve 1980' nuk ishte shumë e suksesshme për klubin. Ata duhej të luftonin me Napolin e Diego Maradonës, me dy klubet milaneze Milan dhe Internazionale, që fituan kampionate.[6] Në vitin 1990, Juventus lëzivi në shtëpinë e saj të re, Stadio delle Alpi, e cila u ndërtua për Kupën e Botë 1990.

Epoka e suksesshme e Lippi-tRedakto

 
Alessandro Del Piero, lojtari me më shumë ndeshje dhe gola të shënuar në historinë e klubit, gjatë sezonit 2007–08.

Marcello Lippi u vendos trajneri i ri i Juventusit në fillimi të sezonit 1994–95.[2] Sezoni i tij i parë nën drejtimin e klubit ishte i suksesshëm, pasi Juventusi titullin e Serie A për herë të parë që nga mesi i viteve 1980'.[6] Disa nga lojtarët më të spikatur gjatë kësaj periudhe ishin Ciro Ferrara, Roberto Baggio, Gianluca Vialli dhe i riu Alessandro Del Piero. Lippi udhëhoqi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, duke mposhtur Ajaxin me penallti pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 1–1 me golin e Fabrizio Ravanelli.[14]

Klubi nuk pushoi shumë pasi fitoi Kupën Europiane, duke sjellë në skuadër lojtarë të klasit botëror si Zinedine Zidane, Filippo Inzaghi dhe Edgar Davids. Brënda Italisë Juventusi fitoi Serie A në sezonet 1996–97 dhe 1997–98, dhe sigurisht UEFA Super Kupën 1996[15] dhe Kupën Interkontinentale.[16] Juventus arriti në finalet e Ligës së Kampioneve të viteve 1997 dhe 1998 gjatë kësaj kohe, por humbën respektivisht kundër Borussia Dortmund dhe Real Madrid.[17][18]

Pas një sezoni mungesë Lippi u rikthye, duke firmosur lojtarë me emra të mëdhenjë si Gianluigi Buffon, David Trezeguet, Pavel Nedvěd dhe Lilian Thuram, duke ndihmuar skuadrën që të fitonte Skuteton në sezonet 2001–02 dhe 2002–03.[6] Juventus ishte gjithashtu pjesë e finales italiane të Ligës së Kampioneve në vitin 2003 por ata u mpshtën nga Milani nga gjuajtjet e penalltive pasi koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola. Në vitin e ardhshëm, Lippi u vendos i trajneri i kombëtares italiane, duke sjellë fundin e një prej menaxhimeve më frytdhënëse në historinë e Juventusit.[11]

Skandali i "Calciopoli"Redakto

Fabio Capello u bë trajneri i Juventusit në vitin 2004, duke e udhëhequr atë në fitimin dy titujve të tjerë të Serie A. Megjithatë, Juventus u bë një nga pesë klubet që kishte lidhje me skandalin e trukimit të ndeshjeve të Serie A, gjë që rezultoi fatale për klubin që e pa veten të binte në Serie B për herë të parë në histori. Klubit gjithashtu j'u hoqën dy titujt e fituar nën drejtimin e Capellos në vitet 2005 dhe 2006.[19]

Shumë lojtarë kyç lanë skuadrën pas rënjes në Serie B, përfshirë francezin Thuram, yllin sulmues Zlatan Ibrahimović dhe mbrojtësin e fuqishëm Fabio Cannavaro. Megjithatë, emra të tjerë të mëdhenjë si Buffon, Del Piero dhe Nedvěd qëndruan për të ndihmuar klubin që të rikthehej në Serie A, kurse të rinjë nga Primavera si Sebastian Giovinco dhe Claudio Marchisio u promovuan në skuadrën e parë. Bianconeri-t u ngjitën në Serie A si fituesit e titullit të sezonit 2006–07 kurse kapiteni Del Perio u nderua me çmimin e golashënuesit më të mirë pas 21 golave të shënuar gjatë sezonit.

Rikthimi në Serie ARedakto

Pas rikthimit në Serie A në sezonin 2007–08, Juventus punësoi italianin Claudio Ranieri si trajnerin e ri.[20] Ata përfunduan të tretët në sezonin e parë, duke u kualifikuar për në raundin e tretë të fazës kualifikuese të 2008–09 Ligës së Kampioneve. Juventus arriti fazën e grupeve, ku ata mposhtën Real Madrid-in brënda dhe jashtë fushe, përpara se të eleminoheshin nga Çelsi në fazën me eleminim direkt. Ranieri u shkarkua pas disa rezultateve jo të suksesshme, dhe Ciro Ferrara si trajner i përkohshëm për dy ndeshjet e fundit të sezonit 2008–09[21] përpara se të vendosej si trajner i skuadrës në sezonin 2009–10.[22]

 
Skuadra e Juventus-it përpara një ndeshjeje në 2012–13 UEFA Ligën e Kampioneve kundër Shakhtar Donetsk.

Megjithatë, qëndrimi i shkurtër i Ferrairas ishte e pasuksesshme, me Juventusin që u eleminua nga Liga e Kampioneve dhe Coppa Italia, dhe thjesht duke qëndruar në vendin e gjashtë në ligë në fund të janar 2010, duke bërë që Ferrara të shkarkohej dhe Alberto Zaccheroni të vendosej si trajner i përkohshëm. Zaccheroni nuk e ndihmoi skuadrën të përmirsohej, me Juventusin që e mbylli ligën në vendin e shtatë. Për sezonin 2010–11, Jean-Claude Blanc u zëvëndësua nga Andrea Agnelli si presidenti i klubit. Veprimi i parë që ndërmori Agnelli ishte zëvëndësimi i Zaccheroni-t dhe drejtorit sportiv Alessio Secco respektivisht me trajnerin e Sampdoria-s Luigi Delneri dhe drejtorin sportiv Giuseppe Marotta. Megjithatë, edhe Delneri dështoi të përmirësonte skuadrën dhe u shkarkua. Ish lojtari dhe i preferuari i tifozëve Antonio Conte, i freskët pasi fitoi promovimin me klubin e tij Siena, u emërua si zëvëndësuesi i Delnerit. Në shtator 2011, Juventus u zhvendos Juventus Stadium-in e ri.

Me Conten si trajner, Juventus ishte e pamposhtur për të gjithë sezonin 2011–12Serie A. Gjatë pjesës së dytë të sezonit, skuadra më së shumti konkuronte me rivalët verior të Milanit për vendin e parë të ligës. Juventus e fitoi titullin në javën e 37, pasi triumfoi kundër Kaljarit 2–0, dhe Milan u mposht nga rivalët e qytetit Inter me rezultatin 4–2. Pasi fitoi 3–1 kundër Atalantës në ndeshjen e javës së fundit, Juventus u bë skuadra e parë që e mbylli sezonin pa humbje në formatin me 38 skuadra. Arritjet e tjera të vlefshme përfshijnë fitoren më të madhe jashtë fushe (5–0 kundër Fiorentinës), mbrojtjen më të mirë në Serie A (vetëm 20 gola të pësuar, numri më i vogël i golave të pësuar në formatin aktual) dhe të gjashtën më të mirë në gjashtë ligat europiane të mëdha.[23]

Në sezonin 2013–14, Juventus fitoi Skuteton e tretë rresht me një rekord 102 pikë.[24] Ky ishte titulli i 30-të zyrtar në historinë e klubit.[25] Klubi gjithashtu arriti gjysmë–finalet e Ligës së Europës duke u eleminuar në shtëpi nga Benfica me dhjetë lojtarë, duke humbur mundësinë për të luajtur finalen në Juventus Stadium.[26][27]

Ngjyrat, stema dhe pseudonimetRedakto

Juventus e ka pasur fanellën nga viti 1930 me ngjyra bardh e zi me vija. Në të vërtetë, ata luanin me një fanellë rozë me të shkurtra të zeza, por vetëm për shkak se ata i kshin dërguar fanella të gabuara. Babai i një prej lojtarëve i bëri fanellat e hershme, por larja e vazhdueshme e tyre bënë që të veniteshin ngjyra aq shumë sa që në vitin 1903 klubi kërkoi zëvendësimin e tyre.[28]

Juventus pyeti një nga pjestarët e skuadrës së saj, anglezin John Savage, nëse ai kishte ndonjë kontakt në Angli me ndonjë që mund të krijonte fanellat e tyre me ngjyra që do t'i ruanin elementet. Ai kishte një shok i cili jetonte në Nottingham, i cili ishte mbështetës i Notts County, i cili krijoi fanellat bardh e zi dhe i dërgoi në Torino.[28] Juventus i ka pasur fanellat me këto ngjyra që nga ajo ditë, duke i konsideruar ngjyrat të ishin agresive dhe të fuqishme.[28]

Stema e Juventus Football Club ka pasur ndryshime dhe modifikime të vogla që nga viti 1920. Modifikimi i fundit i stemës së Zonjës së Vjetër u bë përpara sezonit 2004–05. Që nga ajo kohë, stema e klubit është një figurë vezake bardh e zi e cila përdoret nga predikuesit italian. Ajo është e ndarë në pesë vija vertikale: dy vija të bardha dhe tre vija të zeza ku brenda janë elementet e mëposhtme; në pjesën e sipërme të saj, është emri i klubit i mbivendosur në një seksion të bardhë konveks, mbi lakim të artë (ar për nder). Në pjesën e poshtëme të stemës bardh e zi është një emblemë dhe një kurorë me ngjyrë të zezë. Poshtë kurorës, gjëndet një dem i zi, ky është gjithashtu simboli i komunës së Torinos.

 
Ish stema e klubit në vitin 2004

Ekziston edhe një siluetë e zezë e një kurore murale mësipër në bazën e trekëndëshit të zezë sferike. Kjo është një kujtimore për Augusta Tourinorum, qytetit të vjetër të epokës romake i cili është kryeqyteti i tanishëm i rajonit Piemonte dhe është trashëgimtare e saj kulturor.

Në të shkuarën, seksioni konveks i stemës kishte një ngjyrë blu (një tjetër simbol i Torinos) dhe, për më tepër, forma e tij ishte konkav. Mburoja e vjetër franceze dhe kurora murale, edhe në pjesën e poshtme të stemës, kishte një madhësi të konsiderueshme më të madhe në lidhje me të tashmen. Dy yjet e artë për përsosmërinë në sport, ishin të vendosura mbi stemën Juventusit. Gjatë viteve 1980', stema e klubit ishte siluetë e një zebre, në të dy anët e kokës së kalit, dy yjet e arta dhe mbi këtë stemë, duke formuar një hark, emrin e klubit.

Gjatë historisë, klubi ka marrë disa pseudonime, la Vecchia Signora (Zonja e Vjetër) është shëmbulli më i mirë i pseudonimeve të klubit. Pjesa "e vjetër" e pseudonimit të klubit është një lojë fjalësh në Juventus që do të thotë "e re" në latinisht. Ky pseudonim rrjedh nga mosha e lojtarëve yjeve të Juventusit nga mesi i viteve 1930'. Pjesa "Zonja" është pseudonimi se si tifozët i thërrisnin skuadrën përpara viteve 1930'. Klubi gjithashtu ka pseudonimin la Fidanzata d'Italia (E dashura e Italisë), sepse gjatë viteve ka marrë mbështetje madhore punuesit emgrat të Italisë Jugore (më saktë nga Napoli dhe Palermo), të cilët arritën në Torino për të punuar për FIAT-in që nga vitet 1930'. Pseudonime të tjera përfshijnë; i Bianconeri (Bardh e zinjtë), le zebre (Zebrat[29]) që i referohen ngjyrave të Juventusit. I Gobbi është pseudonimi që është përdorur për të përcaktuar mbështetësit e Juventusit, por është përdorur edhe ndonjëherë për lojtarët e skuadrës. Origjina më e pranuar gjerësisht te pseudonimi i Gobbi daton në vitet pesëdhjetë, kur skuadra Bianconere vishin fanella të mëdhaja. Kur lojtarët vraponin në fushë, fanella, e cila kishte një hapje në gjoks, i jepnin përshtypjen se lojtarët kishin një kurriz të dalë.[30]

StadiumetRedakto

Pas dy viteve të para (1897 dhe 1898), gjatë kohës ku Juventusi luante në Parco del Valentino and Parco Cittadella, ndeshjet e tyre mbaheshin në Stadiumin Piazza d'Armi deri në vitin 1908, përveç vitit 1905 (ku klubi fitoi skuteton e parë) dhe 1906, ku ata zhvillonin ndeshjet në Corso Re Umberto.

Nga viti 1909 e deri në vitin 1922, Juventusi i luante kompedicionet vendore të saj në Corso Sebastopoli Camp, përpara se të kalonin në vitin e ardhshëm te Corso marsiglia Camp ku qëndroi deri në vitin 1993, duke fituar katër tituj të ligës. Në fund të vitit 1933, klubi filloi të luante te stadiumi i ri Stadio Mussolini e ndërtuar për organizimin e Kupës së Botës 1934. Pas Luftës së Dytë Botërore stadiumi u riemërua duke u quajtur kështu "Stadio Comunale Vittorio Pozzo". Juventusi i luajti ndeshjet si vendas në atë stadium për plot 57 vite, duke regjistruar gjithsej 890 ndeshje në ligë.[31] Klubi më pas vazhdoi të zhvillonte seancat stërvitore në atë stadium deri në korrik 2003.[32]

Nga viti 1990 e deri në sezonin 2005–06, skuadra torineze luante ndeshjet e saj si vendas në Stadio delle Alpi, e ndërtuar për Kupën e Botës 1990, edhe pse në rrethana shumë të rralla, klubi luajti disa nga ndeshjet e saj si vendas në stadiume si Renzo BarberaPalermo, Dino ManuzziCesena dhe në Stadio Giuseppe MeazzaMilano.[32]

Në gusht 2006, bianconerët u rikthyen të luanin në Stadio Comunale, tani njohur si Stadio Olimpico, pas rikonstruksionit të stadiumit për zhvillimin e 2006 Lojërave Olimpike Dimërore. Në nëntor 2008, Juventus lajmëroi se do të investonte rreth 120 milion për të ndërtuar një "shtëpi" të re, Juventus Stadium, në anën e Delle Alpit. Ndryshe nga stadiumet e tjera, stadiumi i ri nuk do të kishte pistë vrapimi; fusha do të ishte vetëm 7.5 metra larg tifozerisë. Kapaciteti i planifikuar ishte 41,000 vende. Puna filloi gjatë pranverës së vitit 2009 dhe stadiumi u hap më 8 shtator 2011, duke u bërë gati për fillimin e sezonit 2011–12.

MbështetësitRedakto

 Artikulli kryesor: Tifozeria e Juventusit.
 
Tifozeria e Juventusit në fushën e Juventus Stadium pasi klubi fitoi titullin e 2012–13 Serie A.

Juventus është klubi më i mbështetur në Itali, duke pasur rreth 12 milion tifozë ose Tifosi, duke përfaqsuar përafërsisht 29% e të gjithë tifozëve të futbollit italian sipas një hulumtimi të publikuar në shtator 2010 nga agjencia hulumtuese italiane Demos & Pi, dhe një nga klubet më të mbështetura në botë, me rreth 180 milion tifozë në të gjithë botën (43 milion vetëm në Europë,[33] veçanërisht në vendet e Mesdheut, ku ka një numër të madhë emigrantësh të diasporës italianë që kanë emigruar.[34] Klubi torinez ka degë tifozerishë në të gjithë globin.[35]

Kërkesa për bileta pë të parë ndeshjet e Juventusit në shtëpi është e lartë nga tifozë jashtë Torinos; duke sygjeruar që Juventus ka mbështetje të fortë edhe në pjesët e tjera të shtetit. Juve është gjerësisht dhe veçanërisht popullor në të gjithë territorin e Italisë Juguore, Sicilisë dhe Maltës, duke e bërë skuadrën që të ketë ndjekjen më të madhe në ndeshjet e saj jashtë fushe,[36] madje më shumë se në ndeshjet brënda.

RivalitetetRedakto

 Artikuj kryesore: Derby della Mole dhe Derby d'Italia.

Juventus ka rivalitete me dy klube specifike. Rivali i tyre tradicional është klubi tjetër torinez Torino F.C. dhe ndeshtjet e zhvilluara midis tyre quhen Derby della Mole (Derbi i Torinos). Rivaliteti daton që nga viti i largët 190 me Torinon e cila u themelua nga stafi dhe disa nga lojtarët e larguar nga Juventusi. Rivaliteti i tyre më i madhë është me Internazionale, një tjetër klub i madhë i Serie A me vendndodhje në Milano, kryeqyteti i rajonit mik të Lombardisë. Ndeshjet ndërmjet dy klueve quhen Derby d'Italia (Derbi i Italisë) dhe zakonisht të dy klubet kanë qënë në vendet e para të ligës, duke e bërë më të madhë rivalitetin midis tyre.[37] Para se të ndodhte skandali i Calciopolit në vitin 2006 gjë që e detyroi Juventusin të binte në Serie B, ata ishin klubet e vetme që kishin luajtur vetëm në Serie A. Të dy klubet janë skuadrat më të mbështetura në Itali dhe rivaliteti i tyre daton që nga vitet 1990', duke arritur kulmin pas Calciopolit, ku Juventus u rikthye në Serie A.[37] Ata gjithashtu kanë rivalitet me Milanin,[38] Romën,[39] dhe Fiorentinën.[40]

Të rinjtëRedakto

Sektori i të rinjëve të Juventusit njihet si një nga sektorët më të mirë në Itali për prodhimin e talenteve.[41] Jo të gjithë talentët kanë arritur të shkojnë në skuadrën e parë, por shumë të tjerë kanë shijuar një karrierë të suksesshme në ligën kryesore italiane. Nën drejtimin e gjatë të trajnerit Vincenzo Chiarenza, skuadra Primavera (Nën 20) shijoi një periudhë të mrekullueshme, duke fituar të gjithë kompedicionet e moshave nga viti 2004 e deri në vitin 2006.

Sistemi i të rinjëve ka gjithashtu një kontribut të shquar në kombëtaren italiane të moshave dhe në kombëtaren e parë. Fituesi i Kupës së Botës 1934 Gianpiero Combi, fituesi i Medaljes së Artë të vitit 1936 dhe i Kupës së Botës 1938 Pietro Rava, Roberto Bettega, heroi i Kupës së Botës 1982 Paolo Rossi dhe së fundmi, Claudio Marchisio dhe Sebastian Giovinco kanë qënë lojtarë që kan dalë nga sistemi i të rinjëve të klubit dhe kanë arritur të luajnë me skuadrën dhe kombëtaren e parë.[42]

Ashtu si klubi hollandez Ajax dhe shumë klube të Premier Ligës, Juventus ka krijuar disa shkolla dhe akademi edhe jashtë vendit (p.sh. në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Greqi, Arabinë Saudite, Australi dhe Zvicër) dhe kampe të ndyshme në rajone rreth vendit për të gjetur sa më shumë talente.[43]

LojtarëtRedakto

Skuadra aktualeRedakto

Redaktuar më 4 korrik 2019[44]
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1   Pt Wojciech Szczęsny
2   Mb Mattia De Sciglio
3   Mb Giorgio Chiellini (kapiten)
4   Mb Medhi Benatia
5   Mf Miralem Pjanić
6   Mf Sami Khedira (kapiten 3të)
7   Sm Cristiano Ronaldo
10   Sm Paulo Dybala
11   Sm Douglas Costa
12   Mb Alex Sandro
14   Mf Blaise Matuidi
15   Mb Andrea Barzagli (zëv-kapiten)
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
16   Mf Juan Cuadrado
17   Sm Mario Mandžukić
18   Sm Moise Kean
19   Mb Leonardo Bonucci
20   Mb João Cancelo
21   Pt Carlo Pinsoglio
22   Pt Mattia Perin
23   Mf Emre Can
24   Mb Daniele Rugani
30   Mf Rodrigo Bentancur
33   Sm Federico Bernardeschi
77   Pt Gianluigi Buffon

Në huazimRedakto

Shiko gjithashtu: Sezoni 2014–15 i Juventus F.C.

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
  Pt Francesco Anacoura (te Pontedera)
  Pt Laurențiu Brănescu (te Haladás)
  Pt Alberto Brignoli (te Ternana)
  Pt Leonardo Citti (te Gubbio)
  Pt Vincenzo Fiorillo (te Pescara)
  Pt Alberto Gallinetta (te Nova Gorica)
  Pt Nicola Leali (te Cesena)
  Pt Timothy Nocchi (te Spezia)
  Pt Carlo Pinsoglio (te Modena)
  Pt Gianmarco Vannucchi (te Renate)
  Mb Luca Barlocco (te Como)
  Mb Nazzareno Belfasti (te FeralpiSalò)
  Mb Nicolàs Cañizares (te Rayo Vallecano)
  Mb Nicolò Curti (te Como)
  Mb Pol García (te Vicenza)
  Mb Edoardo Goldaniga (te Perugia)
  Mb Ahmed Rassoul Gueye (te Reggiana)
  Mb Mauricio Isla (te Queens Park Rangers)
  Mb Matteo Liviero (te Pro Vercelli)
  Mb Hörður Magnússon (te Cesena)
  Mb Vladut Nicolae Marin (te Messina)
  Mb Filippo Penna (te Den Bosch)
  Mb Daniele Rugani (te Empoli)
  Mb Frederik Sørensen (te Hellas Verona)
  Mb Christian Tavanti (te Mantova)
  Mb Joel Untersee (te Vaduz)
  Mf Gabriel Appelt (te Livorno)
  Mf Ouasim Bouy (te Panathinaikos)
  Mf Marcel Büchel (te Bologna)
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
  Mf Eros Castelletto (te Gubbio)
  Mf Michele Cavion (te FeralpiSalò)
  Mf Simone Emmanuello (te Pro Vercelli)
  Mf Matteo Gerbaudo (te Spal)
  Mf Carlo Ilari (te Catanzaro)
  Mf Elvis Kabashi (te Den Bosch)
  Mf Federico Mattiello (te Chievo)
  Mf Fausto Rossi (te Córdoba)
  Mf Andrea Schiavone (te Modena)
  Mf Vykintas Slivka (te Nova Gorica)
  Sm Stefano Beltrame (te Modena)
  Sm Domenico Berardi (te Sassuolo)
  Sm Richmond Boakye (te Atalanta)
  Sm Davide Cais (te Gubbio)
  Sm Edoardo Ceria (te Den Bosch)
  Sm Mbaye Diagne (te Westerlo)
  Sm Marco Di Benedetto (te FeralpiSalò)
  Sm Zoran Josipovic (te Lugano)
  Sm Hector Otin Lafuente (te Virtus Entella)
  Sm Eric Lanini (te Virtus Entella)
  Sm Alberto Libertazzi (te Pontedera)
  Sm Francesco Margiotta (te Real Vicenza)
  Sm Jorge Andrés Martínez (te Juventud)
  Sm Stefano Padovan (te Crotone)
  Sm Cristian Pasquato (te Pescara)
  Sm Valerio Rosseti (te Atalanta)
  Sm Simone Russini (te Paganese)
  Sm Leonardo Spinazzola (te Vicenza)
  Sm James Troisi (te Zulte Waregem)

Huazimet mbarojnë më 30 qershor 2015.

PrimaveraRedakto

Stafi drejtuesRedakto

Shiko gjithashtu Lista e trajnerëve të Juventus F.C.
Pozicioni Stafi
Trajneri   Massimiliano Allegri
Ndihmës trajneri   Marco Landucci
Ndihmës trajneri   Maurizio Trombetta
Trajneri i portierëve   Claudio Filippi
Trajneri i palestrës   Simeone Foletti
Drejtuesi i skuadrës   Matteo Fabris
Mjeku kordinator i zonës   Fabrizio Tencone
Mjeku i skuadrës   Luca Stefanini
Fizioterapisti   Stefano Grani
Kontrolluesi i stëvitjes   Roberto Sassi

Burimi: Juventus.com (linku i arkivit)

SuksesetRedakto

Sukseset kombëtare
Tituj ndërkombëtarë

Kopania JuventusRedakto

Bordi i drejtorëveRedakto

Lider -   Familja Agnelli
President -   Andrea Agnelli
President honorar -   Franzo Grande Stevens, Giampiero Boniperti
CEO / Drejtor gjeneral -   Beppe Marotta
Kontroller i brendshëm -   Marzio Saà, Riccardo Montanaro, Marco Tardelli
Këshillues strategjik / Konsultues transferesh-   Roberto Bettega
Drejtor i aktiviteteve sportive -   Alessio Secco
Drejtor i Juventus Channel -   Giuseppe Gattino
Drejtor i Juventus Center -   Vittorio Ferrino

Stafi teknikRedakto

Trajneri i stafit teknik-   Masimiliano Allegri
Trajneri ndihmës -   Giancarlo Corradini
Trajneri i dytë ndihmës -   Narciso Pezzotti
Trajneri i portierit -   Michelangelo Rampulla
Fitnes trajnerët -   Antonio Pintus dhe  Andrea Scanavino
Menaxher i ekipit -   Gianluca Pessotto
Udhëheqës i sektorit të rinisë -   Ciro Ferrara
Udhëheqës i talentëve -   Pasquale Sensibile
Udhëheqës i Juventus Soccer School -   Marco Marchi

Stafi shëndetësorëRedakto

Drejtori mjkësor -   Dr. Riccardo Agricola
Terapistët sportiv -   Dr. Antonio Giordano dhe   Dr. Michele Gemignani
Fizioterapistët -   Aldo Esposito dhe   Luigi Pochettino
Mezoterapirtët -   Sergio Giunta,   Mauro Caudana dhe   Dario Garbiero

Furnizuesit kryesorë dhe sponzorëtRedakto

Furnizuesit kryesorëRedakto

SponzorëtRedakto

Shih edheRedakto

ReferencatRedakto

  1. ^ Arpino, Bàrberi Squarotti & Romano 1992, p. 613.
  2. ^ a b c d e f "Juventus Football Club: The History". Uebfaqja zyrtare e Juventus Football Club S.p.A. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2008. Marrë më 9 gusht 2008. 
  3. ^ "Buon compleanno, Juventus Stadium!" (në italisht). juventus.com. 8 September 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 September 2016. Marrë më 8 September 2016. 
  4. ^ Aidan Fitzmaurice (28 korrik 2010). "Juve tie the 'stuff of dreams' for Rovers". Union des Associations Européennes de Football. Marrë më 13 qershor 2011. 
  5. ^ "Andrea Agnelli: the 25th chairman of Juventus". Uebsajti zyrtar i Juventus F.C. S.p.A. 19 maj 2010. Marrë më 18 gusht 2011. 
  6. ^ a b c d e f g h i Modena, Panini Edizioni (2005). Almanacco Illustrato del Calcio – La Storia 1898–2004. 
  7. ^ Frédéric Dick, djali i Alfred Dick, ishte një futbollistë zviceran dhe u bashkua me skuadrën e Juventus-t që fitoi turnamentin e Kategorisë së Dytës në vitin 1905.
  8. ^ "FIFA Classic Rivalries: Torino vs Juventus". Fédération Internationale de Football Association. Marrë më 29 qershor 2007. 
  9. ^ "Italy – International matches 1930–1939". The Record Sport Soccer Statistics Foundation. Marrë më 4 janar 2009. 
  10. ^ a b c "European Footballer of the Year ("Ballon d'Or")". The Record Sport Soccer Statistics Foundation. Marrë më 8 qershor 2007. 
  11. ^ a b c "Albo d'oro Serie A TIM". Lega Nazionale Professionisti Serie A. Marrë më 21 maj 2012. 
  12. ^ "Italy – International matches 1970–1979". The Record Sport Soccer Statistics Foundation. Marrë më 4 janar 2009. 
  13. ^ "Italy – International matches 1980–1989". The Record Sport Soccer Statistics Foundation. Marrë më 4 janar 2009. 
  14. ^ "1995/96: Juve hold their nerve". Union des Associations Européennes de Football. Marrë më 22 maj 2017. 
  15. ^ "1996: Dazzling Juve shine in Paris". Union des Associations Européennes de Football. Marrë më 1 mars 2010. 
  16. ^ "Toyota Cup 1996". Fédération Internationale de Football Association. Marrë më 26 nëntor 2013. 
  17. ^ "UEFA Champions League 1996–97: Final". Union des Associations Européennes de Football. Marrë më 28 maj 2009. 
  18. ^ "UEFA Champions League 1997–98: Final". Union des Associations Européennes de Football. Marrë më 20 maj 2008. 
  19. ^ "Italian trio relegated to Serie B" [Treshja italiane bie në Serie B] (në anglisht). BBC Sport. 14 korrik 2006. Marrë më 14 korrik 2006. 
  20. ^ "Ranieri appointed Juventus coach" [Ranieri punësohet trajneri i Juventus-it]. BBC News. 4 qershor 2007. Marrë më 4 qershor 2007. 
  21. ^ "Via Ranieri, ecco Ferrara" [Ikën Ranieri, vjen Ferrara]. Union des Associations Européennes de Football. Marrë më 19 maj 2009. 
  22. ^ "Ferrara handed Juventus reins". Union des Associations Européennes de Football. Marrë më 5 qershor 2009. 
  23. ^ "A Scudetto built on defense" [Një Skuteto e ndërtuar mbi mbrojtjen]. juventus.com. 15 maj 2012. Marrë më 15 maj 2012. 
  24. ^ "Ky Juventus perfekt, me një sezon rekord". Panorama Sport. Marrë më 23 maj 2014. 
  25. ^ "Juventus complete Serie A title hat-trick as Roma slump at Catania". The Guardian. 5 maj 2014. Marrë më 19 maj 2014. 
  26. ^ "Europa League: 10-man Benfica fends off Juventus, returns to final". Sports Illustrated. 1 maj 2014. Marrë më 27 maj 2014. 
  27. ^ Luca Pasquaretta (1 maj 2014). "Juventus-Benfica 0–0: batosta europea Portoghesi in finale, bianconeri eliminati. Battaglia anche nel dopopartita". Il Messaggero. Marrë më 27 maj 2014. 
  28. ^ a b c "Black & White" [Bardh e zi]. Uebfaqja zyrtare e Notts County F.C. Marrë më 7 nëntor 2008. 
  29. ^ Zebra është maskota zyrtare e Juventus-it sepse vijat e zeza dhe të bardha vertikale në fanellën e tanishme si vendas dhe në stemë mbahen mendë si vijat e zebrët.
  30. ^ Granzotto, Paolo (16 qershor 2006). "Juve, la Signora "gobba" che ci prova". Il Giornale. Marrë më 21 dhjetor 2012. 
  31. ^ "Juventus places: Olympic Stadium" [Vendet e Juventus-it: Stadiumi Olimpik]. Uebfaqja zyrtare e Juventus Football Club S.p.A. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2008. Marrë më 12 mars 2008. 
  32. ^ a b "Juventus places: Delle Alpi Stadium" [Vendet e Juventus-it: Stadiumi Delle Alpi]. Uebfaqja zyrtare e Juventus Football Club S.p.A. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2008. Marrë më 12 mars 2008. 
  33. ^ "Juventus F.C.: nasce l'Associazione Piccoli Azionisti". Borsa Italiana S.p.A. 24 shtator 2010. Marrë më 23 tetor 2010. 
  34. ^ "Napoli: Back where they belong". Fédération Internationale de Football Association. Marrë më 22 qershor 2007. 
  35. ^ "I club esteri". Centro Coordinamento Juventus Club DOC. Marrë më 1 nëntor 2008. 
  36. ^ "Supporters by region". calcioinborsa.com. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2007. Marrë më 5 shkurt 2007. 
  37. ^ a b "Juve-Inter, storia di una rivalità". Tuttosport. Marrë më 22 shtator 2008. 
  38. ^ "Juve e Milan, la sfida infinita storia di rivalità e di campioni". La Repubblica. Marrë më 15 maj 2003. 
  39. ^ "Juve-Roma, rivalità antica". Tuttosport. Marrë më 31 tetor 2008. 
  40. ^ "Quell'antica ruggine tra Juve e Fiorentina". La Gazzetta dello Sport. Marrë më 22 janar 2009. 
  41. ^ "Juve, la strategia di Bettega: tornano i giovani". Tuttosport. Marrë më 9 janar 2010. 
  42. ^ "La signora Juventus è ringiovanita bene". La Gazzetta dello Sport. Marrë më 21 janar 2009. 
  43. ^ "Juventus Soccer Schools International". Juventus Soccer School. Marrë më 16 maj 2010. 
  44. ^ "First Team" [Ekipi i parë] (në anglisht). juventus.com. Marrë më 4 prill 2016. 

Lidhje së jashtmeRedakto