Mattia De Sciglio
Mattia De Sciglio (lindur më 20 tetor 1992) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mbrojtës i djathtë për klubin italian Empoli, në huazim nga Juventus, dhe kombëtaren italiane.
De Sciglio me Italin në qershor 2015 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Mattia De Sciglio | ||
Datëlindja | 20 tetor 1992 | ||
Vendlindja | Milano, Itali | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Empoli (në huazim nga Juventus) | ||
Numri | 22 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2001–2002 | Cimiano | ||
2002–2012 | Milan | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2011–2017 | Milan | 110 | (0) |
2017– | Juventus | 82 | (2) |
2020–2021 | → Lyon (huazim) | 29 | (0) |
2024– | → Empoli (huazim) | 3 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2010–2011 | Italia U19 | 8 | (1) |
2011–2012 | Italia U20 | 6 | (0) |
2012 | Italia U21 | 5 | (0) |
2013– | Italia | 40 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 30 tetor 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 29 mars 2022 |
De Sciglio bëri debutimin e tij si profesionist me Milanin në vitin 2011 pasi shpenzoi disa vite në akademi. Ai më pas u bë titullar i rregullt në formacion, duke luajtur në të dy krahët e mbrojtjes. Me Milanin, ai fitoi dy Superkupa Italie. Në vitin 2017, De Sciglio u transferua te Juventusi, duke fituar kampionatin dhe kupën në sezonin e tij të parë. Pas kësaj, ai fitoi edhe dy kampionate të tjera si dhe një superkupë.
Në nivel ndërkombëtar, De Sciglio bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Italisë në mars 2013. Ai ka qënë pjesë e ekipit që ka luajtur në FIFA Kupën e Konfederatave 2013, FIFA Kupën e Botës 2014 si dhe UEFA Euro 2016.
Karriera me klube
RedaktoMilan
RedaktoDe Sciglio lindi në Milano dhe filloi të luante futboll si fëmijë në qendrën rekreative të famullisë Santa Chiara e San Francesco në komunën e Rozzanos.[1] Në vitin 2001, ai u bë pjesë e klubit amator lokal Cimiano.[2]
Në vitin 2002, De Sciglio u bë pjesë e akademisë së Milanit, me të cilën shpenzoi nëntë sezone.[3] Në vitin 2009, ai ishte pjesë e ekipit nën-19 që fitoi Coppa Italia Primavera, e cila ishte suksesi i parë i ekipit në këtë kompeticion pas 25 vitesh.[4]
De Sciglio u bë pjesë e ekipit të parë gjatë sezonit 2011–12, duke u vendosur në dispozicionin e trajnerit Massimiliano Allegri.[5] Debutimi i tij si profesionist erdhi më 28 shtator 2011 në fitoren 2–0 kundër Viktoria Plzeň në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve.[5][6] Ai luajti ndeshjen e parë si titullar kundër të njëjtit ekip më 6 dhjetor; Milan barazoi 2–2.[5][7] Katër muaj më vonë, më 10 prill, De Sciglio bëri debutimin e tij në Serie A duke luajtur si titullar në fitoren 1–0 kundër Chievos.[5][8] Më 6 maj, ai luajti për herë të parë në Derby della Madonnina kundër Interit,[9] duke zëvëndësuar të dëmtuarin Daniele Bonera në pjesën e parë me Milanin që u mposht 4–2.[10]
De Sciglio mori fanellën me numrin 2 para nisjes së sezonit 2012–13, të cilën ai e quajti "shumë të rëndësishëm", pasi më parë është mbajtur nga futbollistë si Mauro Tassotti dhe Cafu.[11] Ai e fitoi vendin e titullarit gjatë këtij sezoni, duke regjistruar 33 ndeshje dhe 3 asiste në të gjitha kompedicionet.[12]
De Sciglio pësoi disa dëmtime gjatë sezonit 2013–14, duke bërë që ai të luante vetëm 21 ndeshje në të gjitha kompedicionet.[13][14] Më 18 maj 2014, mori kartonin e kuq të të parë në karrierë në një ndeshje kundër Sassuolos. Problemet e tij fizike vazhduan edhe gjatë sezonit 2014–15, ku ai luajti vetëm në 18 ndeshje. Ai gjithashtu u përball me konkurrencën e Ignazio Abates për një vend të formacionin titullar. Më 3 maj 2015, De Sciglio u përjashtua me karton të kuq në minutën e parë të ndeshjes kundër Napolit në transfertë, duke shkaktuar penallti pas një ndërhyrje të gabuar brënda zones.[15] Pavarësisht se penalltia u prit nga Diego López, Milan u mposht 3–0.
De Sciglio e rifitoi vendin e titullarit në sezonin 2015–16 nën drejtimin e trajnerit Siniša Mihajlović. Më 6 mars 2016, ai luajti ndeshjen e tij të 100të me klubin duke mbajtur shiritin e kapitenit në humbjen 2–0 kundër Sassuolos. Gjatë verës së vitit 2016, media raportoi se Milan refuzoi një ofertë 15 milion € të Napolit për kartonin e lojtarit.[16]
De Sciglio filloi të luante rregullisht si mbrojtës i majtë nën drejtimin e trajnerit të ri Vincenzo Montella. Më 23 dhjetor, ai fitoi Superkupën Italiane të dytë në karrierë pasi Milani mposhti 4–3 me penallti Juventusin; ai e nisi ndeshjen si titullar.[17]
Juventus
RedaktoMë 12 korrik 2017, Juventus pagoi 12 milion € për kartonin e De Sciglios, i cili firmosi një kontratë deri në vitin 2022.[18] Ai debutoi me klubin më 13 gusht në humbjen 3–2 kundër Lazios në Superkupën Italiane, duke u aktivizuar si zëvëndësues.[19] Më 26 nëntor, De Sciglio shënoi golin e parë në karrierë në fitoren 3–0 kundër Crotones.[20] Pasi kishte pasur vështirësi të tregonte aftësitë e tij në sezonet e fundit te Milani për shkak të dëmtimeve,[21][22] De Sciglio u përmirësua ndjeshëm në sezonin e tij të parë në Torino, duke fituar lëvdadat e medias për performancat e tij në mbrojtje.[23][24]
De Sciglio humbi pjesën e parë të sezonit 2018–19 pasi pësoi një dëmtim gjatë fazës para-sezonale.[25] Ai u rikthye në aksion më 27 tetor në suksesin 2–1 kundër Empolit në kampionat.[26] Ai vazhdoi të vuante me dëmtimet edhe në sezonin e ardhshëm, duke zhvilluar vetëm 13 paraqitje në të gjitha kompedicionet.
Më 5 tetor 2020, De Sciglio u huazua te klubi francez Lyon për një sezon.[27] Ai bëri debutimin e tij në Ligue 1 më 18 tetor në fitoren 3–2 në transfertë kundër Strasbourg, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 72të.[28] De Sciglio zhvilloi 33 paraqitje gjatë sezonit të tij të vetëm në Francë.
Ai u rikthye te Juventusi gjatë verës së vitit 2021, duke u bashkuar me Massimiliano Allegrin, ish trajnerin e tij te Milani.[29] Në sezonin e tij të parë pas rikthimit, De Sciglio nuk gjeti shumë hapësira në formacion, duke pasur edhe disa probleme fizike.[30] Megjjthatë, më 9 janar 2022, ai shënoi golin e dytë në karrierë në fitoren 4–3 kundër Romës në kampionat.[31]
Në maj 2023, De Sciglio iu nënshtrua një operacioni për të rindërtuar ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit të tij të djathtë.[32] Pas gati një viti jashtë, ai u rikthye në aksion më 30 mars 2024 duke luajtur si titullar në humbjen 1–0 kundër Lazios. Kjo ishte ndeshja e tij e vetme për sezonin 2023–24. Pas largimit të Allegrit dhe mbërritjes së Thiago Mottës, De Sciglio nuk u përzgjodh më në ekip.[33]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoDe Sciglio luajti tetë ndeshje me ekipin nën-19,[34] përfshirë dy në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-19 2011.[35] Pas kësaj, ai luajti pesë ndeshje me ekipin nën-20.[34] Më 25 prill 2012, De Sciglio debutoi me ekipin nën-21 në fitoren 4–1 në miqësoren kundër Skocisë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[36][37] Ai më pas luajti edhe katër ndeshje të tjera me këtë grupmoshë, të gjitha në vitin 2012.[34]
Në gusht 2012, De Sciglio u thirr për herë të parë në kombëtaren e parë nga trajneri Cesare Prandelli për ndeshjen miqësore kundër Anglisë.[38] Megjithatë, ai nuk luajti në këtë ndeshje të cilën Italia e humbi 2–1.[39] Debutimi i tij erdhi më 21 mars 2013 në barazimin 2–2 kundër Brazilit në një tjetër ndeshje miqësore.[40][41]
Gjatë FIFA Kupës së Konfederatave 2013, De Sciglio luajti në katër nga pesë ndeshjet e Italisë. Ekipi fitoi medaljen e bronzit pasi mposhti Uruguajin 3–2 me penallti; De Sciglio gaboi në penalltinë e tij.[42]
Në maj 2014, De Sciglio ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga Prandelli për të luajtur në FIFA Kupën e Botës 2014 në Brazil. Debutimi i tij në turnament erdhi në humbjen 1–0 kundër Uruguajit në ndeshjen e fundit të grupit, duke i shkaktuar Italisë një eliminim të hershëm nga turnamenti.[43][44]
Më 31 maj 2016, De Sciglio u emërua në listën me 23 lojtarë nga trajneri Antonio Conte për UEFA Euro 2016.[45] Ai luajti ndeshjen e parë në këtë kompeticion në ndeshjen e fundit të Italisë në grup kundër Republikës së Irlandës. Ai u dallua për performancën e tij në këtë ndeshje si dhe në fitoren 2–0 kundër Spanjës në raundin e 16-tave.[46][47][48]
Më 3 korrik, ai luajti si titullar në ndeshjen çerek-finale kundër Gjermanisë; pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1, Italia u eliminua 6–5 me penallti, me De Sciglion i cili këtë herë e shënoi penalltinë e tij.[49]
Profili i lojtarit
RedaktoDe Sciglio është një mbrojtës i cili zakonisht luan në krahun e djathtë por mund të zhvendoset edhe në majtë, kjo falë aftësisë së tij për të luajtur me të dyja këmbët.[5][50] Në disa raste të rralla, ai është aktivizuar si mesfushor[51] dhe si qëndër-mbrojtës, një pozicion të cilën ai e ka luajtur kur ishte pjesë e akademisë së Milanit.[5][50][52] Ish lojtari i Milanit, Alberigo Evani, i cili ishte trajneri i tij në sezonin 2007–08,[3] e përshkroi De Sciglion si një "lojtar të shkathët, të shpejtë dhe me teknikë."[53]
Performancat e tij të mira si dhe forma e mirë që shfaqi në fillimet e karrierës bëri që media ta krahasonte De Sciglion si dhe Davide Santon, një tjetër mbrojtës krahu i talentuar, me legjendën Paolo Maldini, duke i cilësuar si pasuesit e tij.[54] De Sciglio gjithashtu është krahasuar me ish mbrojtësin e djathtë të Milanit, Mauro Tassotti,[55] i cili vetë deklaroi se De Sciglio i kujtonte veten falë atleticizmit dhe staminës.[56]
De Sciglio gjithashtu është vlerësuar nga trajnerët e tij për pjekurinë, qetësinë si dhe aftësitë në mbrojtje.[57] Në mbrojtje, ai është dalluar për vendimarrjen e saktë në kryerjen e ndërhyrjeve, pozicionimin si dhe inteligjencën taktike.[21][22] Pavarësisht aftësive si futbollist, karriera e De Sciglios është kushtëzuar në disa raste nga dëmtime të rënda, të cilat e kanë mbajtur jashtë fushe për periudha të gjata.[58]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
RedaktoKlubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Milan | 2011–12 | Serie A | 3 | 0 | 0 | 0 | 2[a] | 0 | 0 | 0 | 5 | 0 |
2012–13 | Serie A | 27 | 0 | 1 | 0 | 5[a] | 0 | — | 33 | 0 | ||
2013–14 | Serie A | 16 | 0 | 2 | 0 | 3[a] | 0 | — | 21 | 0 | ||
2014–15 | Serie A | 17 | 0 | 1 | 0 | — | — | 18 | 0 | |||
2015–16 | Serie A | 22 | 0 | 7 | 0 | — | — | 29 | 0 | |||
2016–17 | Serie A | 25 | 0 | 1 | 0 | — | 1[b] | 0 | 27 | 0 | ||
Gjithsej | 110 | 0 | 12 | 0 | 10 | 0 | 1 | 0 | 133 | 0 | ||
Juventus | 2017–18 | Serie A | 12 | 1 | 1 | 0 | 6[a] | 0 | 1[b] | 0 | 20 | 1 |
2018–19 | Serie A | 22 | 0 | 2 | 0 | 4[a] | 0 | 0 | 0 | 28 | 0 | |
2019–20 | Serie A | 9 | 0 | 1 | 0 | 2[a] | 0 | 1[b] | 0 | 13 | 0 | |
2020–21 | Serie A | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | |
2021–22 | Serie A | 20 | 1 | 4 | 0 | 4[a] | 0 | 1[b] | 0 | 29 | 1 | |
2022–23 | Serie A | 17 | 0 | 2 | 0 | 6[c] | 0 | — | 25 | 0 | ||
2023–24 | Serie A | 1 | 0 | 0 | 0 | — | — | 1 | 0 | |||
Gjithsej | 82 | 2 | 10 | 0 | 22 | 0 | 3 | 0 | 117 | 2 | ||
Lyon (huazim) | 2020–21 | Ligue 1 | 29 | 0 | 4 | 0 | — | — | 33 | 0 | ||
Gjithsej karriera | 221 | 2 | 26 | 0 | 32 | 0 | 4 | 0 | 283 | 2 |
- ^ a b c d e f g Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b c d Ndeshje Supercoppa Italiana
- ^ Tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
Kombëtarja
RedaktoEkipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Italia | 2013 | 8 | 0 |
2014 | 8 | 0 | |
2015 | 6 | 0 | |
2016 | 8 | 0 | |
2017 | 1 | 0 | |
2018 | 6 | 0 | |
2019 | 2 | 0 | |
2020 | 0 | 0 | |
2021 | 0 | 0 | |
2022 | 1 | 0 | |
Gjithsej | 40 | 0 |
Trofe
RedaktoKlube
Redakto- Milan[60]
- Juventus[60]
Kombëtarja
Redakto- Italia[60]
- FIFA Kupa e Konfederatave vendi i tretë: 2013
Personale
RedaktoReferime
Redakto- ^ Salvatore Riggio (18 maj 2011). "Piccoli Merkel crescono" (PDF). Tuttosport (në italisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 shkurt 2014. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "Saranno famosi". cimiano.it (në italisht). Polisportiva Dilettantistica Cimiano. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2011. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ a b "De Sciglio: a red and black history". acmilan.com (në anglisht). A.C. Milan. 25 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2012. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "Coppa Italia Primavera 2009/10". acmilan.com (në italisht). A.C. Milan. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2012. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ a b c d e f "De Sciglio: the right ingredients". acmilan.com (në anglisht). A.C. Milan. 7 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2012. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "Ibrahimović sets Milan on course to Plzeň success" (në anglisht). UEFA. 28 shtator 2011. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "Plzeň secure late draw with Milan to end on a high" (në anglisht). UEFA. 6 dhjetor 2011. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "ChievoVerona 0 – 1 Milan". legaseriea.it (në italisht). Lega Nazionale Professionisti Serie A. 11 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2012. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "Post match interviews from the Milan derby". acmilan.com (në anglisht). A.C. Milan. 6 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2012. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ Keeghann Sinanan (6 maj 2012). "Inter 4–2 AC Milan: Milito hat-trick and Maicon rocket decide derby and ensures Juventus are crowned Serie A champions" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "De Sciglio: I will be wearing an important shirt". acmilan.com (në anglisht). A.C. Milan. 13 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ Cuppone, Emiliano (25 dhjetor 2012). "Mattia De Sciglio ed un 2012 da predestinato". milannews.it (në italisht). Marrë më 14 janar 2013.
- ^ "Milan, De Sciglio e Mexes saltano l'Audi Cup" (në italisht). Sport Mediaset. 30 korrik 2013. Marrë më 9 dhjetor 2013.
- ^ "AC Milan comunicato ufficiale". acmilan.com (në italisht). A.C. Milan. 9 shtator 2013. Marrë më 9 dhjetor 2013.
- ^ Biagio Romano. "IL DATO – Napoli-Milan, espulsione da record per De Sciglio" (në italisht). Le ultime notizie sul Calcio Napoli. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2015. Marrë më 3 maj 2015.
- ^ "Milan: 'De Sciglio unsellable'" (në anglisht). Football Italia. 30 qershor 2016.
- ^ "Milan beat Juve in Super Cup shoot-out" (në anglisht). Football Italia. 23 dhjetor 2016. Marrë më 24 dhjetor 2016.
- ^ "Mattia De Sciglio è bianconero!". juventus.com (në italisht). Juventus F.C. 20 korrik 2017. Marrë më 20 korrik 2017.
- ^ "SC: Lazio win dramatic Super Cup" (në anglisht). Football Italia. 13 gusht 2017. Marrë më 13 gusht 2017.
- ^ "Juventus break down Crotone wall" (në anglisht). Football Italia. 26 nëntor 2017.
- ^ a b Sumeet Paul (15 qershor 2016). "Mattia De Sciglio back on right path after frustrating AC Milan spell" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 19 janar 2019.
- ^ a b Blair Newman (17 qershor 2016). "What Does the Future Hold for Mattia De Sciglio at AC Milan?" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 19 janar 2019.
- ^ Matthew Santangelo (15 janar 2019). "Juve reviving ex-Milan flops" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 19 janar 2019.
- ^ "Ex-De Sciglio teammate reveals secret to success at Juve" (në anglisht). calciomercato.com. 20 dhjetor 2017. Marrë më 19 janar 2019.
- ^ "De Sciglio: 'Ready to return'" (në anglisht). Football Italia. 18 tetor 2018. Marrë më 18 tetor 2018.
- ^ "Empoli 1 - 2 Juventus" (në anglisht). Football Italia. 27 tetor 2018. Marrë më 27 tetor 2018.
- ^ "Official: De Sciglio moves to Lyon" (në anglisht). Football Italia. 5 tetor 2020.
- ^ "Strasbourg vs. Lyon 2 – 3" (në anglisht). Soccerway. 18 tetor 2020. Marrë më 4 nëntor 2024.
- ^ "De Sciglio torna alla Juve, da Allegri: la strategia dei bianconeri sul terzino". 90min.com (në italisht). Marrë më 11 gusht 2021.
- ^ "Juve, brutte notizie dall'infermeria: si ferma De Sciglio" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 28 tetor 2021. Marrë më 9 janar 2022.
- ^ "Roma-Juve, De Sciglio: "Il gruppo aveva bisogno di una vittoria così"" (në italisht). Il Corriere dello Sport. 9 janar 2022.
- ^ "Juve, De Sciglio operato a Bologna: "Intervento perfettamente riuscito"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 10 maj 2023.
- ^ "De Sciglio spiega l'esclusione: "Infortunio? Sto bene, non convocarmi è una scelta Juve"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 21 korrik 2024. Marrë më 21 korrik 2024.
- ^ a b c "Mattia De Sciglio". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "Mattia De Sciglio" (në italisht). UEFA. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "Italy under 21, Mattia De Sciglio's winning debut". acmilan.com (në anglisht). A.C. Milan. 26 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 29 pri 2012. Marrë më 30 korrik 2012.
- ^ "Scotland U21 1–4 Italy U21" (në anglisht). BBC Sport. 25 prill 2012. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "Sono 8 le novità di Prandelli per l'amichevole con l'Inghilterra". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 10 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2012. Marrë më 10 gusht 2012.
- ^ Alistair Magowan (15 gusht 2012). "England 2–1 Italy" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2012. Marrë më 15 gusht 2012.
- ^ "De Sciglio: Italian debut". acmilan.com (në anglisht). A.C. Milan. 23 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2014. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Balotelli inspires against Brazil" (në anglisht). ESPN FC. 21 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2014. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Buffon stars as Italy win shootout & bronze" (në anglisht). FIFA. 30 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2014. Marrë më 30 qershor 2013.
- ^ "Italy 0-1 Uruguay" (në anglisht). FIFA. 24 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2014. Marrë më 18 tetor 2018.
- ^ "Godin delights Uruguay, sends Italy home" (në anglisht). FIFA. 24 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2014. Marrë më 18 tetor 2018.
- ^ "OFFICIAL: Italy squad for Euro 2016" (në anglisht). Football Italia. 31 maj 2016. Marrë më 31 maj 2016.
- ^ Luke Brown (22 qershor 2016). "Republic of Ireland 1 Italy 0, Euro 2016: Late Robbie Brady goal sends delirious Irish into Round of 16" (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 2 korrik 2016.
- ^ Paul Wilson (27 qershor 2016). "Italy's Giorgio Chiellini and Graziano Pellè end Spain's European reign" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 2 korrik 2016.
- ^ "De Sciglio silences critics in Euro win vs. Spain". acmilan.theoffiside.com (në anglisht). Marrë më 5 nëntor 2024.
- ^ Rob Smyth (2 korrik 2016). "Germany 1-1 Italy" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 2 korrik 2016.
- ^ a b Luca Persico (2 qershor 2014). "Italy's World Cup 23" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 2 shkurt 2017.
- ^ "De Sciglio heading to Juve?" (në anglisht). Football Italia. 23 prill 2017. Marrë më 18 tetor 2018.
- ^ "Juve, De Sciglio difensore centrale" (në italisht). calciomercato.com. 30 janar 2019. Marrë më 1 shkurt 2019.
- ^ Pietro Mazzara (8 korrik 2012). "Evani su De Sciglio: "Per lui prevedo un grande futuro". milannews.it (në italisht). Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "De Sciglio: la benedizione di Maldini". acmilan.com (në italisht). 5 mars 2013. Marrë më 18 maj 2013.
- ^ "De Sci: piccole certezze crescono – UPDATE: Problemi alla caviglia, Antonini a sinistra" (në italisht). SpazioMilan.it. Marrë më 16 shtator 2014.
- ^ Adam Digby (20 qershor 2014). "Everything you need to know about... Mattia De Sciglio" (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 18 tetor 2018.
- ^ Nicolò Esposito (18 nëntor 2012). "Altra prova di spessore per De Sciglio, il ventenne con la calma del veterano" (në italisht). ilveromilanista.it. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2013. Marrë më 1 korrik 2013.
- ^ "Injury history" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 5 nëntor 2024.
- ^ "Giocatore - MATTIA DE SCIGLIO" (në italisht). Lega Serie A. Marrë më 20 nëntor 2016.
- ^ a b c d "Mattia De Sciglio" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 8 dhjetor 2015.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Mattia De Sciglio" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 5 nëntor 2024.
- ^ "Mattia De Sciglio" (në anglisht). European Football. Marrë më 16 tetor 2024.
- ^ "LA JUVENTUS VINCE LA COPPA ITALIA FRECCIAROSSA" (në italisht). Lega Serie A. 16 maj 2024. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2024. Marrë më 16 maj 2024.
- ^ "Pirlo voted Serie A's finest as Juve lead awards" (në anglisht). UEFA. 27 janar 2014. Marrë më 21 dhjetor 2015.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Mattia De Sciglio. |
- Mattia De Sciglio te Soccerbase
- Profili te uebfaqja zyrtare e Juventusit
- Mattia De Sciglio – Rekordi në kompeticionet e UEFAs