Diego López Rodríguez

futbollist spanjoll

Diego López Rodríguez (Spanjisht: [ˈdjeɣo ˈlopeθ]; lindur më 3 nëntor 1981) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan me klubin spanjoll EspanyolLa Liga, në huazim nga Milan, si portier.

Diego López
Diego Lopez autograph signing, Wigan Athletic v Villarreal CF, 7 August 2011.jpg
López duke firmosur autografe me Villarrealin në vitin 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDiego López Rodríguez
Datëlindja (1981-11-03) 3 Nëntor 1981 (41 vjeç)
VendlindjaParadela, Spanjë
Gjatësia1.96 m (6 ft 5 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Espanyol (në huazim nga Milan)
Numri13
Karriera me të rinjtë
1994–1999Lugo
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1999–2000Lugo2(0)
2000–2003Real Madrid C41(0)
2001–2002Alcorcón (huazim)0(0)
2003–2005Real Madrid B33(0)
2005–2007Real Madrid2(0)
2007–2012Villarreal171(0)
2012–2013Sevilja8(0)
2013–2014Real Madrid52(0)
2014–Milan36(0)
2016-Espanyol16(0)
Karriera ndërkombëtare
2009Spanja1(-2)
2005-Galikia3(0)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 1 Shkurt 2017
‡ National team caps and goals correct as of 00:00, 13 gusht 2009 (UTC)

Pasi shpenzoi shtatë vite nën kontratë me Real Madridin, duke përfaqsuar skuadra të tjera, ai krijoi emrin e tij në La Liga me Villarrealin, duke u paraqitur me ta në 230 ndeshje zyrtare gjatë pesë sezoneve të luajtura. Në 2013, ai u rikthye te Real Madrid.

López ka përfaqsuar SpanjënKupën e Konfederatave 2009.

Karriera me klubeRedakto

Real MadridRedakto

López ka lindur në Paradela, Lugo, Galikia. Një lojtar i ri i dalë nga klubi i qytetit CD Lugo, ai lëvizi te Real Madrid kur mbushi pothuajse 19 vjeç, dhe pas një huazimi te një skuadër kryeqytetase, AD Alcorcón, ai përfundimisht kaloi te skuadra B e Realit, duke luajtur si titullar në sezonin e tij të dytë, gjë që solli ngjitjen në Segunda División.

López shërbeu si zëvëndësuesi i Iker Casillas në dy sezonet e tjera të La Liga; në ndeshjet e fundit të sezonit 2005–06, ai u paraqit dy herë rresht në dy fitore jashtë fushe, kundër CA Osasuna (pasi Casillas ishte nxjerrë jashtë)[1] dhe Racing de Santander,[2] duke i shtuar këtyre edhe debutimin në ndeshjen e fazës së grupeveLigës së Kampioneve kundër Olympiakos FC, që përfundoi me humbjen 1–2.[3]

VillarrealRedakto

Në fund të qershorit të 2007-tës, López firmosi me Villarreal CF për një shumë të raportuar prej 6 milion ,[4] dhe e filloi sezonin si zgjedhja e dytë mbrapa uruguajianit Sebastián Viera por, pas një vargu performancash pozitive – ai luante në Copa del Rey dhe Kupën UEFA – ai u shbërbyle me vendin e titullarit, duke e mbyllur sezonin me 21 paraqitje.

Në sezonin 2008–09 López ishte gjithnjë i pranishëm, duke e ndihmuar Villarrealin ta mbyllte ligën në vendin e pestë me të që nuk humbi as edhe një minutë gjatë sezonit. Ai e bëri këtë gjë edhe në sezonin e ardhshëm, por këtë herë skuadra nuk do të shkonte më shumë se vendi i shtatë, duke qënë jashtë zonës Europiane. Megjithatë, vendi i pestë RCD Mallorca përjashtuar nga kompedicioni europian për shkak të falimentimit, duke bërë që valencianët të merrnin vendin e tyre në raundet kualifikueseLigës së Europës.

López u paraqit në të gjitha ndeshjet përveç njërës në sezonin 2011–12, duke u lënë jashtë në barazimin 2–2 kundër Seviljes, në ndeshjen e dytë të sezonit.[5] Nëndetsja e Verdhë në fund do të binte nga liga pas një qëndrimi dymbëdhjetë vjeçar, me lojtarin që pësoi 50 gola gjatë sezonit.

SeviljaRedakto

Më 22 maj 2012, López firmosi me Seviljen në një kontratë pesë vjeçare, për një shumë të raportuar prej 3.5 milion .[6] Ai ndau statusin e zgjedhjes së parë të portës me veteranin Andrés Palop gjatë qëndrimit të tij.

Rikthimi te Real MadridRedakto

 
López duke luajtur për Real Madridin në vitin 2013

Më 25 janar 2013, López u rikthye te Real Madridi pasi Casillas pësoi një dëmtim në dorë që e mbajti jashtë fushave për 12 javë, duke firmosur për 3.5 milion € deri në qershor e 2017.[7] Shpejt pas rikthimit të tij, ai deklaroi se gjithmon kishte ëndërruar të rikthehej në klub.[8]

López luajti për herë të parë në qëndrimin e tij të dytë më 30 janar 2013, në barazimin 1–1 në shtëpi kundër Barcelonës për gjysmë-finalen e kupës spanjolle.[9] Më 5 mars, ai bëri një seri pritjesh me Realin që mposhti Manchester United 2–1 në Old Trafford për t'u kualifikuar në tetë të fundit të Ligës së Kampioneve (rezultati i përgjithshëm 3–2). Pas ndeshjes, trajneri José Mourinho tha: "Diego López ishte lojtari më i mirë i skuadrës time";[10] ai e ruajti pozicionin e tij deri në fund të sezonit, pavarësisht se Casillas ishte rikthyer nga dëmtimi.

López e ruajti pozicionin e tij si portieri i parë i skuadrës edhe në fillim të sezonit tjetër, kur Carlo Ancelotti kishte zëvëndësuar Mourinhon. Megjithatë, Casillas ishte portieri titullar në ndeshjet e kupës dhe Ligë së Kampioneve.[11]

MilanRedakto

Më 13 gusht 2014, Real Madridi dhe Milani arritën një marrëveshje rreth transferimit të Lópezit.[12] Ai bëri debutimin e tij kompetitiv më 31 gusht në ndeshjen e parë të sezonit të riSerie A, duke pritur në fund një penallti nga Antonio Candreva në një fitore 3–1 kundër Lazios.[13]

Më 14 shtator, López pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë në ndeshjen kundër Parmës, duke e lënë jashtë fushave të lojës për gati një muaj.[14]

Karriera ndërkombëtareRedakto

Si portier i tretë, López u thirr për herë të parë në kombëtaren spanjolle për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2010 në fund të marsit dhe fillim të prillit të vitit 2009, të dy kundër Turqisë. Ai u emërua në skuadrën e trajnerit Vicente del Bosque për të luajtur në Kupën e Konfederatave 2009 që do të zhvillohej në Afrikën e Jugut, duke qënë sërisht zgjedhja e tretë (mbarapa Casillasit dhe [[Pepe Reina|Pepe Reinës) gjë që bëri që të mos luante asnjë ndeshje.

López bëri debutimin e tij më 12 gusht 2009, duke luajtur 30 minutat e fundit të fitores 3–2 tës miqësores kundër Maqedonisë. Ai zëvëndësoi Reinën dhe e mbajti porën e paprekur për pjesën e mbetur të ndeshjes.[15]

Jeta personaleRedakto

López u martua me Iria Otero më 11 qershor 2011, dhe është baba i dy fëmijëve.[16][17]

Statistikat e karrierësRedakto

KlubetRedakto

Redaktuar më 29 prill 2015[18]
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër1 Total
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Real Madrid B 2003–04 Segunda División B 6 0 6 0
2004–05 Segunda División B 35 0 35 0
Gjithsej 41 0 41 0
Real Madrid 2005–06 La Liga 2 0 3 0 1 0 6 0
2006–07 La Liga 0 0 4 0 1 0 5 0
Gjithsej 2 0 7 0 2 0 11 0
Villarreal 2007–08 La Liga 20 0 6 0 8 0 34 0
2008–09 La Liga 38 0 0 0 9 0 47 0
2009–10 La Liga 38 0 2 0 9 0 49 0
2010–11 La Liga 38 0 2 0 15 0 55 0
2011–12 La Liga 37 0 0 0 8 0 45 0
Gjithsej 171 0 4 0 41 0 216 0
Sevilla 2012–13 La Liga 8 0 3 0 0 0 0 0 11 0
Gjithsej 8 0 3 0 0 0 11 0
Real Madrid 2012–13 La Liga 16 0 3 0 6 0 25 0
2013–14 La Liga 36 0 0 0 1 0 37 0
Gjithsej 52 0 3 0 7 0 62 0
Milan 2014–15 Serie A 25 0 0 0 25 0
Gjithsej 25 0 0 0 25 0
Gjithsej karriera 297 0 23 0 58 0 0 0 378 0

1 Përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupën dhe FIFA Kupën e Botës për Klube.

KombëtarjaRedakto

Redaktuar më 29 prill 2015[19]
Kombëtarja spanjolle
Viti Ndsh Gola
2009 1 0
Gjithsej 1 0

ReferimeRedakto

  1. ^ "Osasuna 0–1 Real Madrid". ESPN Soccernet. 30 prill 2006. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2012. Marrë më 17 maj 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Racing Santander 2–3 Real Madrid". ESPN Soccernet. 4 maj 2006. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2012. Marrë më 17 maj 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Olympiakos 2–1 Real Madrid: Second-string". ESPN Soccernet. 6 dhjetor 2005. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2012. Marrë më 17 maj 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Diego López signs at Villarreal". UEFA.com (në anglisht). 26 qershor 2007. Marrë më 26 nëntor 2008.
  5. ^ "Villarreal claim battling draw". ESPN Soccernet. 10 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2012. Marrë më 24 maj 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "El Sevilla ficha a Diego López, un portero de altura para el nuevo proyecto" [Sevilja firmos me Diego López, një portier i gjatë për projektin e ri]. Uebfaqja zyrtare e Seviljes. 22 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2012. Marrë më 22 maj 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Zyrtare, Reali blen Diego Lopezin për 4 mln euro". Panorama Sport. 26 janar 2013. Marrë më 26 janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Diego López: "Volver al club de mi corazón es algo muy especial"" [Diego López: "Rikthimi në klubin e zemrës është mjaf speciale"]. Uebfaqja e Real Madrid. 26 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2013. Marrë më 26 janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Varane frena Barçës, Reali mbetet "gjallë"". Panorama Sport. 31 janar 2013. Marrë më 31 janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Mourinho can't recall Casillas with Diego Lopez in such fantastic form" [Mourinho nuk mund ta rithërras Casillasin me Diego Lopezin në një formë fantastike]. Goal.com (në anglisht). 4 prill 2013. Marrë më 5 prill 2013.
  11. ^ "Ançeloti: Kasijas titullar vetëm në Champions". Panorama Sport. 6 shtator 2013. Marrë më 8 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Zyrtare, Diego Lopez është portier i Milanit". Panorama Sport. 9 gusht 2014. Marrë më 13 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Altin Vorpsi (1 shtator 2014). "Milani magjeps që në start, mund Lacion". Panorama Sport. Marrë më 1 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Lear Maçi (17 shtator 2014). "Milani në alarm, Aleks dhe Lopez humbasin Juven". Panorama Sport. Marrë më 17 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Crónica del Macedonia-España: 2–3" [Raporti i ndeshjes Maqedoni-Spanjë: 2–3.]. Europa Press. 12 gusht 2009. Marrë më 20 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Diego Lopez's wife Iria Otero Rodriguez" [Gruaja e Diego Lopezit Iria Otero Rodriguez]. Player Wags. 2 gusht 2014. Marrë më 13 prill 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  17. ^ "Diego López and Iria Otero will be parents of their second child in spring of 2015" [Diego López dhe Iria Otero do të bëhen prindër të fëmijës së tyre të dytë në pranverën e vitit 2015]. The Press Portal. 26 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2015. Marrë më 13 prill 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Diego López". Soccerway (në anglisht). Marrë më 20 prill 2014.
  19. ^ "Diego López - National Football Team". National Football Team. Marrë më 23 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtmeRedakto