Fabio Cannavaro , UMRI (lindur më 13 shtator 1973) është një ish futbollist italian dhe ndihmës trajner i Al-Ahli. Ai është konsideruar të jetë si një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave dhe i është vendosur pseudonimi Muro di Berlino që do të thotë Muri i Berlinit, nga tifozët italianë. Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës në Itali. Ai e filloi karrierën e tij tek Napoli, përpara se të shpenzonte 7 vite tek Parma, ku arriti të fitojë 2 Kupa Italiane dhe 1999 Kupën UEFA. Pas transferimeve tek Internazionale dhe Juventus, Cannavaro sëbashku me trajnerin Fabio Capello nga Juventusi tek Real Madrid, ku fituan 2 tituj rresht të La Ligas në vitet 2007 dhe 2008.

Fabio Cannavaro

Cannavaro në 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFabio Cannavaro [1]
Datëlindja (1973-09-13) 13 shtator 1973 (51 vjeç)
VendlindjaNapoli, Itali
Gjatësia1.76 m (5 ft 9 in) [2]
PozicioniQëndër–Mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Al-Ahli (Ndihmës Trajner)
Karriera me të rinjtë
1988–1992Napoli
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1992–1995Napoli58(1)
1995–2002Parma212(5)
2002–2004Internazionale50(2)
2004–2006Juventus74(6)
2006–2009Real Madrid94(0)
2009–2010Juventus27(0)
2010–2011Al-Ahli16(2)
Gjithsej531(16)
Karriera ndërkombëtare
1993–1996Italia U–2121(0)
1997–2010Italia136(2)
Skuadra të menaxhuara
2013–Al-Ahli (ndihmës)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Cannavaro ka arritur sukses me kombëtaren italiane. Ai ishte pjesë i kombëtares italiane U–21 që fitoi 2 herë rresht Kampionatin Europian U–21 në vitet 1994 dhe 1996. Pasi fitoi ndeshjen e tij të parë në 1997, ai përfundimisht u bë kapiten. Cannavaro udhëhoqi Italinë në triumfin e 2006 FIFA Kupës së Botës, dhe në vitin 2009, ai kaloi Paolo Maldinin si lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares. Ai lajmëroi tërheqjen nga kombëtarja më 25 qershor 2010 pas eleminimit të Italisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2010, duke luajtur gjithsej 136 ndeshje dhe duke shënuar dy gola.[3]

Ai ka fituar çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vititvitin 2006, duke u bërë mbrojtësi i dytë në histori që fiton këtë çmim sëbashku me Lothar Matthäus, duke u bërë edhe fituesi më i vjetër [4]. Profili i tij tek Real Madrid e përshkruan atë si i njohur për forcën e tij dhe aftësinë në duelet ajërore.[5] Vëllai i vogël i Cannavaros, Paolo është gjithashtu një futbollist profesionist i cili luan me skuadrën italiane Sassuolo.

Karriera

Redakto

Karriera e hershme

Redakto

Cannavaro ka lindur në Napoli nga Gelsomina Costanzo dhe Pasquale Cannavaro. Mamaja e tij punonte si shërbyese, ndërkohë që babai i tij ishte nënpunës banke, babai i tij gjithashtu ka luajtur futboll për provincën Giugliano. Ai ka një motër më të vjetër me emrin Renata, e cila është martuar në moshën 15 vjeçare. Ai ka edhe një vëlla më të vogël me emrin Paolo që luan futboll gjithashtu.[6] Në rini, Cannavaro ka luajtur futboll për skuadrën nga Bagnoli përpara se të dallohej shpejtë nga zbuluesit e Napolit.

Statistikat

Redakto

Klubet

Redakto
Performanca Liga Kupa Kontinenti Total
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Italia Liga Coppa Italia Europe Total
1992–93 Napoli Serie A 2 0 1 0 0 0 3 0
1993–94 27 0 2 0 29 0
1994–95 29 1 4 0 3 0 36 1
1995–96 Parma 29 1 0 0 6 0 35 1
1996–97 27 0 1 0 2 0 30 0
1997–98 31 0 6 0 7 0 44 0
1998–99 30 1 7 0 8 0 45 1
1999–2000 31 2 3 0 9 1 43 3
2000–01 341 0 7 0 6 0 47 0
2001–02 31 1 5 0 9 0 45 1
2002–03 Internazionale 28 0 0 0 12 1 40 1
2003–04 22 2 3 0 9 0 34 2
2004–05 Juventus 38 2 0 0 9 1 47 3
2005–06 36 4 2 0 9 0 47 4
Spanja Liga Copa del Rey Europa Total
2006–07 Real Madrid La Liga 32 0 1 0 6 0 39 0
2007–08 33 0 1 0 6 0 40 0
2008–09 29 0 1 0 7 0 37 0
Italia Liga Coppa Italia Europa Total
2009–10 Juventus Serie A 27 0 1 0 5 0 33 0
Emiratet e Bashkuara Arabe Liga President's Cup Asia Total
2010–11 Al-Ahli Dubai UAE League 16 2 0 0 0 0 16 2
Shteti Italia 422 14 42 0 94 3 558 17
Spanja 94 1 3 0 19 0 116 1
Emiratet e Bashkuara Arabe 16 2 0 0 0 0 16 2
Total 532 17 45 0 113 3 690 20

1Përfshirë 1 ndeshje play–off në Champions League.

Kombëtarja

Redakto
Kombëtarja Italiane
Viti Ndeshje Gola
1997 12 0
1998 11 0
1999 8 0
2000 14 0
2001 9 0
2002 12 0
2003 10 0
2004 6 1
2005 8 0
2006 15 0
2007 8 0
2008 8 1
2009 10 0
2010 5 0
Total 136 2

Golat me kombëtaren

Redakto
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 30 maj 2004 Radès, Tunisia   Tunisia 0–2 0–4 Ndeshje Miqësore
2. 6 shkurt 2008 Gjenevë, Zvicër   Portugalia 2–0 3–1 Ndeshje Miqësore

Referime

Redakto
  1. ^ "FIFA World Cup South Africa 2010 – List of Players" (PDF) (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 5 qershor 2013.
  2. ^ "Player Profile: Fabio Cannavaro" (në anglisht). UEFA. Marrë më 25 maj 2012.
  3. ^ "Cannavaro quits Italy duty" (në anglisht). Sky Sports. 25 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2010. Marrë më 5 korrik 2010.
  4. ^ ""Cannavaro discusses highs and lows"" (në anglisht). Football Federation Australia. 18 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2013. Marrë më 18 nëntor 2013.
  5. ^ "Real Madrid Player Profile" (në spanjisht). Real Madrid C.F. Marrë më 28 maj 2012.
  6. ^ "His Family" (në anglisht). CannAddicted.com. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2010. Marrë më 28 maj 2012.

Lidhje të jashtëme

Redakto