Filippo "Pippo" Inzaghi UMRI Zyrtar (Italisht: [fiˈlippo inˈtsaɡi];[1] lindur më 9 gusht 1973) është një ish futbollist italian dhe trajner i Benevento CalcioSerie A.

Filippo Inzaghi

Inzaghi në vitin 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFilippo Inzaghi
Datëlindja9 gusht 1973 (51 vjeç)
VendlindjaPiacenza, Itali
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Benevento (trajner)
Karriera me të rinjtë
1982–1985San Nicolò
1985–1991Piacenza
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1991–1995Piacenza39(15)
1992–1993U.C. AlbinoLeffe (huazim)21(13)
1993–1994Verona (huazim)36(13)
1995–1996Parma15(2)
1996–1997Atalanta33(24)
1997–2001Juventus120(57)
2001–2012Milan202(73)
Gjithsej466(197)
Karriera ndërkombëtare
1993–1996Italia U2114(3)
1997–2007Italia57(25)
Skuadra të menaxhuara
2012–2014Milan Primavera
2014–2015Milan
2016-2018Venezia
2018-2019Bologna
2019-Benevento
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Ai ka luajtur si sulmues, dhe e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij duke luajtur me Juventusin dhe Milanin, dhe sigurisht ka zhvilluar edhe 57 paraqitje me kombëtaren italiane. Inzaghi ka fituar Kupën e Botës 2006, dy tituj të Ligës së Kampioneve (2003, 2007), tre tituj të Serie A (1998, 2004, 2011). Ai është një nga sulmuesit më efikas i të gjitha kohërave, i pesti i Italisë, duke shënuar plot 313 gola në ndeshje zyrtare. Ai është aktualisht golashënuesi i katërt më i mirë në kompedicionet europiane me 70 gola, duke qënë mbrapa Raúlit, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ai gjithashtu është edhe golashënuesi më i mirë i Milanit në kompedicionet europiane me 43 gola. Ai gjithashtu mban rekordin për numrin më të madhë të tregolshave në Serie A, me 10.

Karriera me klube

Redakto

Vitet e para

Redakto

Lojtarët e preferuar të Inzaghit kur ai ishte fëmijë ishin Paolo Rossi dhe Marco van Basten. Vëllai më i madhë i futbollistit tjetër Simone Inzaghi, ai filloi të luajë me klubin e qytetit të tij Piacenza si i ri në vitin 1991, por zhvilloi vetëm dy paraqitje në ligë përpara se të huazohej te skuadra e Serie C1 Leffe, ku ai impresionoi me 13 gola në 21 ndeshje. Në vitin 1993, Inzaghi kaloi te klubi i Serie B Verona ku shënoi 13 gola në 36 paraqitje në ligë. Pas kthimit të tij te Piacenza, ai shënoi 15 herë në 37 ndeshje duke ndihmuar klubin që të fitonte Serinë B duke provuar se ai ishte një i ri me prespektivë.

Inzaghi bëri debutimin e tij në Serie A pas transferimit te Parma në vitin 1995, por ai shënoi vetëm dy herë në 15 paraqitje. Një nga këto dy gola erdhi kundër Piacenzës, duke e "bërë atë të qajë". Ai shënoi edhe dy gola në kompedicionet europiane në atë sezon. Në sezonin tjetër, ai kaloi te Atalanta, duke u shpalluar si Capocannoniere (golashënuesi më i mirë i Serie A) me 24 gola, duke i shënuar çdo skuadre në ligë. Ai u nderua me çmimin Futbollisti i ri më i mirë i vitit i Serie A dhe luajti si kapiten i skuadrës në ndeshjen e fundit.

Juventus

Redakto
 
Inzaghi duke luajtur gjatë një ndeshje të kupës kundër U.S. Brescello në sezonin 1996–97.

Inzaghi kaloi në skuadrën e gjashtë të tij brënda një peridhe prej shtatë sezonesh, duke firmosur me Juventusin për një shumë të raportuar prej 23 milion lirash italiane.[2] Ai krijoi një treshe të veshtirë sulmi sëbashku me Alessandro Del Pieron and Zinedine Zidanen, një treshe që zgjati për katër sezone, nën drejtimet e Marcello Lippit dhe Carlo Ancelottit, i cili e bëri Inzaghin lojtarin më me peshë të skuadrës në atë kohë. Gjatë kohës së tij te Bianconerit, ai shënoi dy tregolshat e parë në UEFA Ligën e Kampioneve – kundër Dynamo Kyiv dhe Hamburger SV – duke u bërë lojtari i parë që e arrin këtë gjë.[3]

Gjatë sezonit të tij të parë në klub, Inzaghi shënoi dy gola me Juventusin që mposhti 3–0 Vicenzën1997 Supercoppa Italiana.[4] Juventus fitoi Skudentonsezonin 1997–98, ku Inzaghi shënoi 18 gola, përfshirë edhe një tregolësh vendimtar kundër Bolonjës që u siguroi skuadrës titullin.[5] Ai gjithashtu shënoi edhe 6 gola për të ndihmuar Juventusin që arrinte në finalen e Ligës së Kampioneve, ku ata u mposhtën 1–0 nga Real Madrid.[6]

Sezoni 1998–99 ishte më pak i suksesshëm për Juventusin, pasi ata u mposhtën nga LazioSuperkupën e Italisë, dhe e përfunduan sezonin në Serie A me një vend zhgënjyes të shtatë. Inzaghi sërisht arriti të shënonte 20 gola në të gjitha kompeticionet, duke e mbyllur sezonin si golashënuesi më i mirë i ekipit;[7] ku 6 prej golave i shënoi në Ligën e Kampioneve, me Juventusin që u eleminua në gjysmë-finale nga Manchester United që do të shpallej në fund kampion. Gjatës ndeshjes së dytë gjysmë-finale në Torino, Inzaghi shënoi dy gola në dhjetë minutat e para, por Manchesteri u rikthye duke fituar në fund ndeshjen 3–2.[8]

Inzaghi ndihmoi Juventusin që të fitonte Kupën Intertoto në vitin 1999, duke shënuar 5 gola në gjysmë-finale kundër Rostov, dhe 2 në finale kundër Rennes, duke kualifikuar Juventusin në Kupën UEFA në atë sezon.[9] Ai shënoi edhe 15 gola në Serie A, me Juventusin që e humbi titullin në fund pasi u mposht nga Lazio në ndeshjen e javës së fundit. Në sezonin e ardhshëm, Inzaghi arriti të shënojë 11 gola në Serie A, me Juventusin që e mbylli në vendin e dytë për të dytin sezon rresht; ai gjithashtu shënoi edhe 5 gola në Ligën e Kampioneve, përfshirë edhe një tregolësh kundër Hamburg,[10] por Juventus u eleminua që në raundin e parë. Me 16 gola në të gjitha kompedicionet, ai ishte golashënuesi më i mirë i Juventusit për të tretin sezon rresht.

 
Inzaghi me Milanin në vitin 2003.

Pavarësisht një mesatareje të mirë me 89 gola në 165 ndeshje me Bardhezinjtë, Inzaghi u la në stol në favor të sulmuesit francez David Trezeguet dhe më vonë firmosi me Milanin[11] për një shumë të raportuar prej 70 milion lirash italiane,[2] sëbashku me Cristian Zenonin.[12][13] (Sky Sports gjithashtu raportoi një shumë të ngjashme për blerjen e tij, 17 milion £[14]) për sezonin 2001–02 nga trajneri Fatih Terim. Juventus njoftoi se nga shitja e Inzaghit kishte përfituar 31 milion .[15] Megjithatë, Inzaghi përsoi një dëmtim në gju dhe humbi pjesën e parë të sezonit. Pas rikthimit të tij, ai ishte në gjëndje të krijonte një dyshe të fortë golashënuesish sëbashku me ukrainasin Andriy Shevchenko, duke grrumbulluar sëshpejti një varg trofeshë, ku mes tyre ishte edhe Liga e Kampioneve 2002–03 (ku në finale Milani mposhti ish skuadrën e tij Juventus nga gjuajtjet e penalltive), sëbashku me Kupën e Italisë 2003, Superkupën Europiane 2003, Superkupën Italiane 2004 dhe Scudetton 2003–04. Në fushatën e skuadrës në Ligën e Kampioneve 2002–03, ai shënoi tregolëshin e tretë në këtë kompeticion kundër Deportivo de La Coruña në fazën e grupeve dhe një tjetër gol vendimtar në çerek-finale kundër Aaxit, duke arritur në kuotën e 12 golave sezonal në Evropë. Në nëntor 2004, ai rinovoi kontratën e tij me klubin.[16]

Inzaghi ishte në gjëndje të rikuperohej plotësisht nga dëmtimet e vazhdueshme në gju që e kishin ndjekur gjatë dy viteve duke u rikthyer në formën e tij më të mirë pas 12 golave në 22 ndeshje në Serie A gjatë sezonit 2005–06, sëbashku me katër gola në pesë paraqitje në Ligën e Kampioneve; dy kundër Olympique Lyonnais çerek-finale dhe dy të tjerë kundër Bayern München në fazën e parë me eleminim direkt. Ai shënoi golin vendimtar kundër bavarianëve në çerek-finalet e vitit 2007, duke ndihmuar Milanin të arrinte në gjysmë-finalet e kompedicionit. Më 23 maj 2007, në finalen e Ligës së KampioneveAthinë, ai shënoi të dy golat e Milanit në fitoren 2–1 kundër Liverpoolit në një rindeshje pas finales së vitit 2005. Ai deklaroi pas ndeshjes:

Të shënojë dy gola në finale është një ëndërr që nga fëmijëria, dhe këto që shënova dje ishin më të rëndësishmet e karrierës sime. Ishte një ndeshje e paharrueshme. Është diçka që do të qëndrojë me mua përjetë dhe dy golat në finale flasin vetë.

— Filippo Inzaghi

Në fillim të sezonit 2007–08, ai e vazhdoi atje ku e la në Athinë, duke shënuar golin e barazimit në fitoren 3–1 të Milanit kundër SeviljesUEFA Super Kupën 2007. Inzaghi mbylli një vit më shumë se të suksesshëm duke shënuar dy gola në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke ndihmuar Milanin të mposhtë Boca Juniorsin me rezultatin 4–2 duke u hakmarrë për humbjen e finales në vitin 2003 me penallti.

Më 24 shkurt 2008, Inzaghi shënoi golin e fitores në triumfin e Milanit 2–1 kundër Palermos duke shënuar me kokë pasi kishte ardhur nga stoli i rezervave; ky ishte goli i tij i parë pas gati një viti. Ky gol u pasua edhe nga 10 të tjerë në ligë, ku i fundit ishte kundër Udineses. Goli kundër Udineses ishte i 100ti për klubin në ndeshjet zyrtare. Por pavarësisht formës së tij fantastike, trajneri i kombëtares italiane Roberto Donadoni nuk e thirri për të luajtur në Euro 2008. Në nëntor 2008, Inzaghi pranoi zgjatjen e kontratës deri në qershor 2010.[17]

Më 8 mars 2009, Inzaghi shënoi tregolshin e parë të sezonit me Milanin kundër Atalantës, duke e udhëhequr skuadrën në fitoren 3–0 në San Siro. Goli i tij i 300të i karrierës erdhi në fitoren shkatërrimtare 5–1 kundër Sienës në transfertë. Ai më pas shënoi edhe tre gola të tjerë kundër Torinos, tregolshi i tij i dytë i sezonit. Duke shënuar këtë tregolësh ai mori pseudonimin nga mediat "Super Pippo" dhe vendosi rekordin për numrin më të madhë të tregolshëve në Serie A në 25 vitet e fundit. Me 10 tregolësha në Serie A, Inzaghi është përpara Giuseppe Signorit (9), Hernán Crespos (8), Roberto Baggios, Marco van Bastenit, Gabriel Bastistutës, Abel Balbos, Vincenzo Montellës (7), Antonio Di Natales, dhe David Trezeguet (6). Inzaghi ka shënuar një tregolësh për Atalantën, katër për Juventusin dhe pesë Milan.

Në sezonin 2009–10, nën drejtimin e Leonardos, Inzaghi kishte rolin e një lojtari rezervë me kontratën e tij që skadonte në qershor 2010. Më 21 maj 2010, atij ju ofrua një kontratë e re një-vjeçare që do të skadonte më 30 qershor 2011.[18]

Më 3 nëntor 2010, në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve 2010–11 kundër Real Madridit, ku Milan ishte në disavantazh 1–0, Inzaghi u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë dhe shënoi një dopietë për t'i dhënë Milanit avantazhin 2–1. Megjithatë, Pedro León barazoi në minutën e 94të dhe ndeshja u mbyll 2–2.[19] Me këtë rast, ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kompeticionet europiane me 70 gola.[20] Ai gjithashtu u bë dhe lojtari i dytë më i vjetër që shënonte gol në Ligën e Kampioneve, në moshën 37 vjeçare e 85 ditore, duke u renditur mbrapa Ryan GiggsitManchester Unitedit, që tani është kaluar nga patrioti i Inzaghit Francesco Totti. Me këto gola, Inzaghi parakaloi edhe idhullin e fëmijërisë Marco van Basten në listën e golashënuesve më të mirë të klubit me 125 gola.

Më 10 nëntor 2010, Inzaghi pësoi një dëmtim serioz gjatë kohës që po luante kundër Palermos. Një deklaratë në uebsajtin zyrtar të klubit konfirmoi se Inzaghi kishte pësuar një dëmtim në ligamentin dhe meniskun e gjurit të tij të majtë. U mendua se ai do të ishte jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit. Për shkak të moshës së tij, u mendua se ky dëmtim mund t'i jepte fund karrierës së tij; megjithatë, Inzaghi ishte shumë optimist. Më 7 maj 2011, me Inzaghin që ishte ende duke u rikuperuar nga dëmtimi, Milanin fitoi titullin e 2010–11 Serie A. Ai luajti për herë të parë që pas dëmtimit më 14 maj, me Milanin që mposhti Cagliarin 4–1. Ai rinovoi kontratën e tij deri në qershor 2012 gjatë fushatës para-sezonale të skuadrës.

Milani vendosi të mos i rinovonte më kontratën lojtarëve veteran dhe Inzaghi ishte njëri prej tyre, sëbashku me Clarence Seedorf, Alessandro Nesta, dhe Gennaro Gattuso.[21] Ai luajti ndeshjen e tij të fundit për Milanin kundër Novarës më 13 maj 2012 dhe zhvilloi një performancë të mirë duke shënuar edhe gol,[22] gjë që i dha shumë gëzim dhe kënaqësi tifozëve. Më 24 korrik 2012, Inzaghi lajmëroi tërheqjen nga futbolli profesionist për të nisur një karrierë si trajner.[23]

Rekordet në kompeticionet evropiane

Redakto

Me 70 gola, Inzaghi është golashënuesi i katërt më i mirë në kompedicionet evropiane, duke u renditur mbrapa Raúlit, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.[20] Ai u bë lojtari i parë që shënon dy tregolsha në Ligën e Kampioneve – të dy me Juventusin — ku ai shënoi një tripletë në barazimin 4–4 kundër Hamburger SV më 30 shtator 2000; i pari erdhi në suksesin 4–1 kundër Dynamo Kyivit gjatë çerek-finaleve të sezonit 1997–98. Inzaghi vendosi rekord duke shënuar edhe tregolshin e tretë në fitoren 4–0 kundër Deportivo de La Coruñas në sezonin 2002–03, gjatë kohës që luante me Milanin. Rekordi i tij më vonë do të barazohej nga Michael Owen, i cili ka shënuar dy tregolsha me Liverpoolin dhe një tregolshësh me Manchester Unitedin.

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Nga 1993 e deri në 1996 Inzaghi zhvilloi 14 paraqitje me kombëtaren nën-21, duke shënuar tre gola; ai ishte pjestar i ekipit që fitoi Kampionatin Evropian nën-21 të vitit 1994. Inzaghi luajti ndeshjen e tij të parë me ItalinëTournoi de France kundër Brazilit më 8 qershor 1997, nën drejtimin e ish trajnerit të tij te nën-21 Cesare Maldini. Ai asistoi golin e shënuar nga Alessandro Del Piero, me Italinë që barazoi 3–3.[24] Ai shënoi golat e parë me Italinë më 18 nëntor 1998 në barazimin 2–2 në ndeshjen miqësore kundër Spanjës;[25] që nga ajo kohë ai shënoi edhe 23 gola të tjerë në 49 ndeshje. Ai luajti në Kupën e Botës 1998, Euro 2000, Kupën e Botës 2002 dhe në Kupën e Botës 2006.

Pavarësisht se Inzaghi nuk shënoi në Kupën e Botës 1998, duke qënë se nuk ishte zgjedhja e parë, në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve kundër Austrisë, ai u aktivizua si zëvëndësues dhe asistoi golin e Roberto Baggios, duke ndihmuar Italinë të fitonte ndeshjen 2–1 dhe të kalonte grupin;[26] Italia u eleminua në çerek-finale nga gjuatjet e penalltive nga vendi organizator dhe fituesit e turnamentit Franca.[27] Në Euro 2000, ai ishte një nga sulmuesit titullar të Italisë nën drejtimin e trajnerit të ri Dino Zoff. Ai shënoi dy gola gjatë turnamentit (një nga penalltia në fitoren 2–1 kundër Turisë në ndeshjen e parë të Italisë,[28] dhe një tjetër në fitoren 2–0 kundër Rumanisë në çerek-finale[29]) për të ndihmuar Italinë të shkonte në finale, ku u mposhtën nga Franca sërisht, këtë herë falë një goli të artë të David Trezeguet.[30] Ai ishte golashënuesi më i mirë i Italisë në turnament sëbashku me Francesco Tottin.[31]

Nën drejtimin e zëvëndësuesit të Zoffit, Giovanni Trapattonit, Inzaghi ishte golashënuesi më i mirë i Italisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2002 dhe në Euro 2004,[32] por e humbi turnamentin e fundit për shkak të një dëmtimi. Ai nuk mundi të shënojë asnjë gol në Kupën e Botës 2002, duke zhvilluar vetëm dy paraqitje, me Italinë që u eleminua me polemika në çerek-finale nga një prej dy vendeve organziatore Koreja e Jugut;[33] në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Meksikës, që u mbyll në barazimin 1–1, Inzaghi kishte shënuar një gol të rregullt i cili ishte anulluar në mënyrë të gabuar.[34]

Dëmtimet e vazhdueshme të Inzaghit në gju dhe në kyçin e këmbës e penguan që të luante futboll me kombëtaren për dy vite përpara se të fitonte formën e tij më të mirë, gjë që bëri që Marcello Lippi ta merrte për në Kupën e Botës 2006. Për shkak të mungesës së yjeve të sulmit si Alessandro Del Piero, Francesco Totti dhe Luca Toni, Inzaghi zhvilloi paraqitjen e tij të vetme – duke hyrë në vend të Alberto Gilardinos — në një ndeshje të fazës së grupeve kundër Republikës Çeke më 22 qershor 2006, duke shëënuar golin e vetëm të turnamentit, duke tribluar Petr Čech në një situatë një-kundër-një për të shënuar golin e dytë të ndeshjes, duke u bërë lojtari më i vjetër i Italisë që shënon gol në një Kupë Bote;[35] Italia fitoi turnamentin, duke mposhtur Francën në finale pas gjuajtje të penalltive.[36]

Pas triumfit të katërt të Italisë në një Kupë Bote, Inzaghi zhvilloi gjashtë paraqitje në kualifikueset e Euro 2008 nën drejtimin e trajnerit të ri Roberto Donadoni, duke shënuar tre gola, ku dy prej tyre erdhën në fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Ishujve Faroe më 2 qershor 2007.[37] Ai nuk u thirr për në finalet e turnamentit, ku Italia u eleminua nga fituesit e Spanjës në çerek-finale nga gjuajtjet e penalltive. Ai zhvilloi paraqitjen e tij të fundit me Italinë më 8 shtator 2007, në barazimin 0–0 kundër Francës në Milano.[38]

Inzaghi është aktualisht golashënuesi i gjashtë më i mirë i kombëtares italiane me 25 gola, sëbashku me Adolfo Baloncierin dhe Alessandro Altobellin.[24][39]

Golat me kombëtaren

Redakto

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren italiane.[40]

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1, 2 18 tetor 1998 Salerno, Itali   Spanja 2–2 Barazim Friendly
3 16 dhjetor 1998 Romë, Itali   Yjet e Botës 6–2 Fitore Friendly[41]
4 27 mars 1999 Kopenhagen, Danimarkë   Danimarka 2–1 Fitore UEFA Euro 2000 Qualification
5 31 mars 1999 Ankona, Itali   Bjellorusia 1–1 Barazim UEFA Euro 2000 Qualification
6 5 qershor 1999 Bolonja, Itali   Uellsi 4–0 Fitore UEFA Euro 2000 Qualification
7 11 qershor 2000 Arnhem, Hollandë   Turqia 2–1 Fitore UEFA Euro 2000
8 24 qershor 2000 Bruksel, Belgjikë   Rumania 2–0 Fitore UEFA Euro 2000
9, 10 3 shtator 2000 Budapest, Hungari   Hungaria 2–2 Barazim FIFA World Cup 2002 Qualification
11 7 tetor 2000 Milano, Itali   Rumania 3–0 Fitore FIFA World Cup 2002 Qualification
12, 13 24 mars 2001 Bukuresht, Rumani   Rumania 2–0 Fitore FIFA World Cup 2002 Qualification
14, 15 28 mars 2001 Trieste, Itali   Lituania 4–0 Fitore FIFA World Cup 2002 Qualification
16, 17, 18 6 shtator 2003 Milano, Itali   Uellsi 4–0 Fitore UEFA Euro 2004 Qualification
19 10 shtator 2003 Beograd, Serbi   Skocia 1–1 Barazim UEFA Euro 2004 Qualification
20, 21 11 tetor 2003 Reggio Calabria Itali   Azerbajxhani 4–0 Fitore UEFA Euro 2004 Qualification
22 22 qershor 2006 Hamburgu, Gjermani   Uellsi 2–0 Fitore FIFA World Cup 2006
23 2 shtator 2006 Napoli, Itali   Lituania 1–1 Barazim UEFA Euro 2008 Qualification
24, 25 2 qershor 2007 Tórshavn, Faroe Islands   Ishujt Faroe 2–1 Fitore UEFA Euro 2008 Qualification

Stili i lojës

Redakto

Inzaghi ishte një lojtar inteligjent, shumë i shpejtë dhe oportunist, me reagime të shkëlqyera;[42][43][44][45][46] pavarësisht me pak dhunti dribluese,[47] ai është i njohur për aftësitë e tij të shkëlqyera për të përfituar nga pakujdesitë e kundërshtarëve, për pozicionimin e saktëse dhe për syrin për të shënuar gol.[47] Këto kualitete, sëbashku me aftësitë e tij të shënimit, e kanë bërë atë një nga sulmuesit më rezultativ të dekadës.[46] Inzaghi është përshkruar si një lojtar që jeton në zonën "offside" (pozicion jashtë loje).[44][45][48]

Kur ai u thirr për herë të parë në kombëtare, lojtarët e tjerë italian ishin të befasuar nga mungesa e aftësive të tij teknike, por arritën ta pranonin pasi ai shënonte shpesh.[43] Johan Cruyff pa qejf e përshkroi këtë kontrast duke thënë: "Shiko, ai aktualisht nuk mund të luaj futboll mbi të gjitha. Ai është thjesht përherë në pozicionin e duhur." Tifozët i kanë vënë pseudonimin "Super Pippo,"[49] emri italian për personazhin e Walt Disney Super Goof. Taktikisht, Inzaghi është i vënë re për të luajtur mbarapa supeve të mbrojtësit të fundit, duke bërë që trajneri legjendar i Manchester United Sir Alex Ferguson për të thënë diçka të çuditshme, "Ai tip duhet të ketë lindur offside."[50]

Pavarësisht se në të shkuarën, për shkak të mungesës së aftësive teknike, ai është kritikuar nga disa si një lojtar "me fat".[42][43]

Inzaghi është paraqitje në video lojën FIFA EA Sports; ai ka qënë në kopertinën e kësaj loje në vitin 2001,[51] dhe ka qënë në skuadrën e legjendave në FIFA 14.[52]

Karriera si trajner

Redakto

Inzaghi filloi karrierën e tij si trajner në fillim të sezonit 2012–13, duke firmosur një kontratë dy vjeçare si trajneri i Milan Primaverës (ekipi nën-19).[53]

Më 9 qershor 2014, Inzaghi u emërua si trajneri i ri i skuadrës së parë të Milanit pas shkarkimit të ish shokut të skuadrës Clarence Seedorf.[54] Në ndeshjen e parë të Inzaghit si trajneri i Milanit më 31 gusht, Milani mposhti Lazion 3–1 në San Siro.[55] Inzaghi udhëhoqi Milanin drejt fitores së dytë në një ndeshje emocionuese kundër Parmës që u mbyll me fitoren 5–4.[56] Si trajner, Inzaghi vendosi një strategji më shumë agresive se Seedorfi, dhe është i njohur për sjellet e tij agresive në pankinë.

Statistikat

Redakto

Klubet

Redakto

Redaktuar më 13 maj 2012.[57]

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa1 Tjetër2 Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Piacenza 1991–92 2 0 1 0 3 0
Leffe 1992–93 21 13 0 0 21 13
Verona 1993–94 36 13 1 1 37 14
Piacenza 1994–95 37 15 4 2 41 17
Parma 1995–96 15 2 1 0 6 2 22 4
Atalanta 1996–97 33 24 1 1 34 25
Juventus 1997–98 31 18 4 1 10 6 1 2 46 27
1998–99 28 13 1 0 10 6 33 13 42 20
1999–2000 33 15 2 1 8 10 43 26
2000–01 28 11 0 0 6 5 34 16
Total 120 57 7 2 34 27 4 3 165 89
Milan 2001–02 20 10 1 2 7 4 28 16
2002–03 30 17 3 1 16 12 49 30
2003–04 14 3 3 2 9 2 2 0 28 7
2004–05 11 0 2 0 2 1 15 1
2005–06 23 12 2 1 6 4 31 17
2006–07 20 2 5 3 12 6 37 11
2007–08 21 11 0 0 6 5 2 2 29 18
2008–09 26 13 0 0 6 3 32 16
2009–10 24 2 2 1 7 2 33 5
2010–11 6 2 0 0 3 2 9 4
2011–12 7 1 2 0 0 0 9 1
Total 202 73 20 10 74 41 4 2 300 126
Karriera në total 466 197 35 16 114 70 8 5 623 288

1Kompedicionet Europiane përfshinë UEFA Kupa e Kupës së Fituesve, UEFA Ligën e Kampioneve, Kupën UEFA, UEFA Super Kupën dhe UEFA Kupën Intertoto
2Në turnamentet e tjera përfshihen Supercoppa Italiana, FIFA Kupa Interkontinentale dhe FIFA Kupën e Botës për Klube
3Statistikat përfshijnë dy ndeshje dhe një gol dhe në ndeshjet playoff për kualifikueset e Kupës UEFA.[58]

Kombëtarja

Redakto

[59]

Kombëtarja italiane
Viti Ndeshje Gola
1997 3 0
1998 6 3
1999 8 3
2000 11 5
2001 8 4
2002 8 0
2003 4 6
2004 0 0
2005 0 0
2006 5 2
2007 4 2
Total 57 25

Statistikat si trajner

Redakto
Skuadra Nga Te Rekordi
Nd F B H % F Ref.
Milan Primavera 7 qershor 2013 9 qershor 2014 &0000000000000033.00000033 &0000000000000020.00000020 &0000000000000006.0000006 &0000000000000007.0000007 &0000000000000060.61000060,61
Milan 9 qershor 2014[54] Vazhdon &0000000000000039.00000039 &0000000000000014.00000014 &0000000000000013.00000013 &0000000000000012.00000012 &0000000000000035.90000035,90
Piacenza
Juventus[3]
Milan[60]

Kombëtarja

Redakto
Italia

Personale

Redakto

Urdhërat

Redakto
 
Klasi i 5të / Kalorës: Cavaliere Ordine al Merito della Repubblica Italiana: 2000[62]
 
Jaka e Meritës Sportive: Collare d'Oro al Merito Sportivo: (2006)[63]
 
Klasi i 4të / Oficer: Ufficiale Ordine al Merito della Repubblica Italiana: 2006[64]

Referime

Redakto
  1. ^ Shiko inzago Arkivuar 23 shtator 2015 tek Wayback MachineDizionario italiano multimediale e multilingue d'ortografia e di pronunzia. Shpesh shkruhet gabimisht si /inˈdzaɡi/.
  2. ^ a b "E' già il Milan di Inzaghi" [Tashmë është Milani i Inzaghit] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 2 korrik 2001. Marrë më 8 mars 2010.
  3. ^ a b Stefano Bedeschi (9 gusht 2013). "Gli eroi in bianconero: Filippo INZAGHI" [Heronjtë bardhezi: Filippo Inzaghi]. www.tuttojuve.com (në italisht). Marrë më 27 prill 2015.
  4. ^ Giuseppe Toti (24 gusht 1997). "SuperPippo regala la Supercoppa alla Juve" [SuperPippo i dhuron Juves Superkupën] (në italisht). Il Corriere della Sera. Marrë më 27 prill 2015.
  5. ^ Giancarlo Padovan; Stefano Agresti (11 maj 1998). "Super Pippo si fa in tre per lo scudetto" [Super Pippo shënon tre për Scudetton] (në italisht). Il Corriere della Sera. Marrë më 27 prill 2015.
  6. ^ Giancarlo Padovan; Roberto Perrone (21 maj 1998). "La Juve non c'e', il Real torna sul trono d' Europa" [Juve nuk është, Reali kthehet në fronin e Evropës] (në italisht). Il Corriere della Sera. Marrë më 27 prill 2015.
  7. ^ "Statistiche Stagione 1998-99" [Statistikat e sezonit 1998-99]. www.myjuve.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2014. Marrë më 27 prill 2015.
  8. ^ "Champions delle beffe" [Kampionët e talljes] (në italisht). Rai Sport. 21 prill 1999. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2013. Marrë më 27 prill 2015.
  9. ^ "1999: Anche la Juve nell'albo d'oro" [1999: Edhe Juvja në rollin e artë] (në anglisht). UEFA. 1 gusht 1999. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2016. Marrë më 27 prill 2015.
  10. ^ "Hamburg-Juventus (4-4)" (në anglisht). UEFA. 13 shtator 2000. Marrë më 28 prill 2015.
  11. ^ Rupert Webster. "Pippo Milan's Man" [Pippo njeriu i Milanit] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 28 prill 2020.
  12. ^ Enrico Currò; Benedetta Ferrara (2 korrik 2001). "Inzaghi al Milan, è fatta. Moratti su Toldo e Chiesa" [Inzaghi në Milano, është bërë. Moratti pas Toldos dhe Chiesës] (në italisht). La Repubblica. Marrë më 20 shkurt 2014.
  13. ^ Luca De Capitani (5 gusht 2003). "Inzaghi è rossonero" [Inzaghi është kuqezi]. sport.it (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 20 shkurt 2014.
  14. ^ "INZAGHI COMPLETES MILAN SWITCH" [Inzaghi plotëson kalimin te Milani] (në anglisht). Sky Sports. 2 korrik 2001. Marrë më 26 janar 2010.
  15. ^ "Reports and Financial Statements at 30 June 2002" (PDF) (në anglisht). Juventus F.C. 28 tetor 2002. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 dhjetor 2008. Marrë më 8 mars 2010.
  16. ^ "Inzaghi extends Milan stay" [Inzaghi zgjat qëndrimin te Milani] (në anglisht). UEFA. 4 nëntor 2004. Marrë më 20 maj 2008.
  17. ^ Adrian Mills (6 nëntor 2008). "Inzaghi pens Milan extension" [Inzaghi firmos zgjatjen e kontratës me Milanin] (në anglisht). Londër: The Independent. Marrë më 2 prill 2010.[lidhje e vdekur]
  18. ^ "Inzaghi extends Milan stay" [Inzaghi zgjat qëndrimin te Milani] (në anglisht). Sky Sports. 21 maj 2010. Marrë më 22 maj 2010.
  19. ^ Sid Lowe (3 nëntor 2010). "Pedro León rescues Real Madrid after Filippo Inzaghi double for Milan" [Pedro León shpëton Real Madridin pas dopietës së Filippo Inzaghit për Milanin] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 28 prill 2020.
  20. ^ a b Richard Aikman (4 nëntor 2010). "Seventy up for European goal king Inzaghi" [Shtatëdhjetë e lartë për mberin e golit evropian Inzaghi] (në anglisht). UEFA. Marrë më 28 prill 2020.
  21. ^ "They were in Manchester, they were in Athens, and they'll be in AC Milan hearts forever: Goodbye Gattuso, Inzaghi, Seedorf & Nesta" [Ata ishin në Maneçster, ata ishin në Athinë, dhe tani ata do të jenë në zemrat e Milanit përgjithmonë: Lamtumirë Gattuso, Inzaghi, Seedorf & Nesta] (në anglisht). Goal.com. 12 maj 2012. Marrë më 26 korrik 2012.
  22. ^ "Inzaghi claims winner on final Milan bow" [Inzaghi shënon golin e fitores në ndeshjen e fundit me Milanin] (në anglisht). ESPN FC. 13 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 26 korrik 2012.
  23. ^ "Filippo Inzaghi". www.magliarossonera.it (në anglisht). Marrë më 27 prill 2015.
  24. ^ a b "Nazionale in cifre: Inzaghi, Filippo" [Kombëtarja në shifra: Inzaghi, Filippo] (në italisht). FIGC. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2010. Marrë më 24 prill 2015.
  25. ^ "Filippo Inzaghi". Italia1910.com (në italisht). Marrë më 24 prill 2015.
  26. ^ "Italia - Austria 2-1" (në italisht). RAI. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2009. Marrë më 24 prill 2015.
  27. ^ "Italia - Francia 3-4 (ai rigori) (0-0 al 90' e al 120')" [Italia - Franca 3-4 (me penallti) (0-0 pas 90' min dhe 120' min)] (në italisht). RAI. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2012. Marrë më 24 prill 2015.
  28. ^ "Italia - Turchia 2-1" [Italia - Turqia 2-1] (në italisht). RAI. 11 qershor 2000. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2015. Marrë më 24 prill 2015.
  29. ^ "Gli Azzurri non sbagliano contro la Romania" [Të kaltrit nuk shpërdorojnë ndaj Rumanisë] (në italisht). UEFA. Marrë më 29 janar 2015.
  30. ^ "Gol d'oro per Trezeguet e la Francia" [Goli i artë për Trezeguet dhe Francën] (në italisht). UEFA. Marrë më 29 janar 2015.
  31. ^ "Euro 2000 Goals & Assists" [Golat dhe asistet e Euro 2000]. Soccer-Europe.com (në anglisht). Marrë më 12 janar 2015.
  32. ^ "UEFA Euro 2004: Statistiche" [UEFA Euro 2004: Statistikat] (në italisht). UEFA. Marrë më 24 prill 2015.
  33. ^ "Italia, Corea e Byron Moreno: COMPLOTTO?" [Italia, Koreja dhe Byron Moreno: Komplot?] (në italisht). Storia di Calcio. Marrë më 24 prill 2015.
  34. ^ Giancarlo Padovan; Alberto Costa (14 qershor 2002). "Del Piero e l' Ecuador tengono a galla l' Italia" [Del Piero dhe Ekuador e mbajnë Italinë në det] (në italisht). Il Corriere della Sera. Marrë më 24 prill 2015.
  35. ^ Nicola Apicella (22 qershor 2006). "Rep. Ceca-Italia 0-2". La Repubblica. Marrë më 24 prill 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ Maurizio Crosetti (9 korrik 2006). "L' Italia campione del mondo 2006 Repubblica lo racconto così". La Repubblica. Marrë më 24 prill 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Inzaghi salva l'onore dell'Italia". UEFA. 3 qershor 2007. Marrë më 24 prill 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Inzaghi, Filippo: TUTTI I GIOCATORI DELLA NAZIONALE". Italia1920.com. Marrë më 24 prill 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Classifica Marcatori, Totale: 279". FIGC. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2013. Marrë më 24 prill 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ Di Maggio, Roberto (21 shtator 2007). "Filippo Inzaghi – Goals in International Matches". Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 11 mars 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ Not FIFA International 'A' match
  42. ^ a b "Omaggio a Filippo Inzaghi". www.ilpost.it. 9 gusht 2013. Marrë më 17 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ a b c "Filippo Inzaghi". www.fourfourtwo.com. 9 janar 2008. Marrë më 17 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ a b Marco Sappino, red. (2000). Dizionario del calcio italiano. fq. 281–282. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 20 shkurt 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  45. ^ a b Pier Luigi Usai (23 maj 2007). "Filippo Inzaghi". interruzioni.com. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2008. Marrë më 20 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ a b Alberto Costa (20 shtator 2002). "Inzaghi bomber scala la hit parade d'Europa". Corriere della Sera. Marrë më 20 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ a b Franco Ordine (6 dhjetor 2007). "Inzaghi: "Ricordo tutti i miei 63 gol, come fossero figli"". Il Giornale. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2008. Marrë më 20 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ "Filippo Inzaghi: la fotobiografia". sport.it. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 20 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ "Inzaghi Finds Greatness in Greed," Talking Sport Blog, Rob Bagchi, The Guardian, 18 mars 2009
  50. ^ Rice, Simon (8 prill 2010). "Alex Ferguson's greatest rants". The Independent. Londër. Marrë më 30 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ "Fifa 2002 & Totti". RAI Sport. 27 qershor 2001. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2015. Marrë më 17 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ "Football Legends Coming to FIFA 14 Ultimate Team". www.easports.com. 30 gusht 2013. Marrë më 17 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ "Inzaghi will keep the records coming" (në anglisht). A.C. Milan. 24 korrik 2012. Marrë më 26 korrik 2012.
  54. ^ a b "AC Milan: Filippo Inzaghi replaces Clarence Seedorf" [AC Milan: Filippo Inzaghi zëvëndëson Clarence Seedorf] (në anglisht). BBC Sport. 9 qershor 2014. Marrë më 21 maj 2020.
  55. ^ "AC Milan 3–1 Lazio: Inzaghi era starts with a bang" [AC Milan 3–1 Lazio: Epoka Inzaghi fillon me një fitore] (në anglisht). Goal.com. 31 gusht 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  56. ^ "Shpërthen Interi, spektakël i Milanit". Gazeta Panorama. 15 shtator 2014. Marrë më 21 maj 2020.
  57. ^ "Filippo Inzaghi". EuroSportYahoo!. Marrë më 15 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ Davide Rota, Sorin Arotaritei and Misha Miladinovich (9 korrik 2001). "Italy 1998/99". Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 15 mars 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ "Filippo Inzaghi – Goals in International Matches". RSSSF. Marrë më 30 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ a b "A.C. Milan Hall of Fame: Filippo Inzaghi". AC Milan. Marrë më 31 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ "Premio Nazionale Carriera Esemplare Gaetano Scirea". Marrë më 21 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  62. ^ "Inzaghi Sig. Filippo - Cavaliere Ordine al Merito della Repubblica Italiana". www.quirinale.it. 12 korrik 2000. Marrë më 19 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  63. ^ "Coni: Consegnati i Collari d'oro e diplomi d'onore ai campionissimi". Coni.it. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2007. Marrë më 23 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  64. ^ "Inzaghi Sig. Filippo - Ufficiale Ordine al Merito della Repubblica Italiana". www.quirinale.it. 12 dhjetor 2006. Marrë më 19 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto