Samuel Eto'o
Samuel Eto'o Fils (lindur më 10 Mars 1981) është një futbollist kamerunas i cili luan aktualisht si sulmues me Antalyaspor në Premier League. Eto'o është stërvitur tek Kadji Sports Academy [6]. Ai zotëron pasaportë spanjolle, duke bërë të mundur që të mos numërohet në mesin e "lojtarëve të huaj" që punojnë në Bashkimin Evropian.
Eto'o duke luajtur për Chelsea më 2014 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Samuel Eto'o Fils | ||
Datëlindja | 10 mars 1981 | ||
Vendlindja | Duala, Kameruni[1] | ||
Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in)[2][3][4] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Antalyaspor | ||
Numri | 9 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1992–1996 | Kadji Sports Academy | ||
1996–1997 | Real Madrid | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1997–2000 | Real Madrid | 3 | (0) |
1997–1998 | → C.D. Leganés (huazim) | 30 | (4) |
1999 | → RCD Espanyol (huazim) | 0 | (0) |
2000 | → RCD Mallorca (huazim) | 19 | (6) |
2000–2004 | RCD Mallorca | 120 | (48) |
2004–2009 | FC Barcelona | 145 | (108) |
2009–2011 | Internazionale | 67 | (33) |
2011–2013 | Anzhi Makhachkala | 53 | (25) |
2013–2014 | Chelsea | 21 | (9) |
2014–2015 | Everton | 14 | (3) |
2015 | Sampdoria | 18 | (2) |
2015– | Antalyaspor | 59 | (36) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2000 | Kameruni U23 | 6 | (1) |
1997–2014 | Kameruni | 118 | (56[5]) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Eto'o ka shënuar më shumë se 129 gola në 5 sezone me Barcelonën, dhe gjithashtu mban rekodin si lojtari afrikan me më shumë ndeshje në La Liga [7]. Në 2010, ai u bë lojtari i parë që fiton 2 herë rresht Tripletë evropiane pas suksese të arritura me Interin dhe Barçën. Ai është lojtari i dytë që ka shënuar në 2 finale të Champions Leagues dhe lojtari i katërt pas Marcel Desailly, Paulo Sousa, dhe Gerard Piqué që e fiton Champions Leaguen 2 herë me 2 skuadra të ndryshme. Ai është lojtari afrikan më i nderuar i të gjitha kohërave duke fituar çmimin Lojtari Afrikan i Vitit për një numër rekord 4 herë: 2003, 2004, 2005, dhe 2010. Ai ishte i treti për çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vitit në vitin 2005.
Si pjestar i kombëtares Kamerunase, Eto'o ishte pjesë e skuadrës që fitoi Turnamentin Olimpik në vitin 2000. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në 3 Kupa Bote dhe 6 Kupa Afrikane (duke fituar 2 prej tyre) duke qënë edhe golashënuesi më i mirë në histori me 18 Gola. Ai është edhe golashënuesi më i mirë i kombëtares dhe lojtari me më shumë ndeshje respektivisht me 56 Gola dhe 117 ndeshje.
Në Shtator 2021, Samuel Eto'o, shpalli kandidaturën e tij për presidencën e Federatës së Futbollit të Kamerunit (Fecafoot).[8]
Karriera me klube
RedaktoReal Madrid
RedaktoSamuel Eto'o hyri tek sistemi i akademisë së Real Madrid në vitin 1997, por ai mund të stërvitej vetëm me Real Madrid B sepse ishte ende i ri. Real Madrid B kishte rënë në Segunda División B, ku lojtarët jo–evropian nuk lejoheshin të luanin, dhe si rezultat, ai u huazua në skuadrën e divizionit të dytë CD Leganés për sezonin 1997–98. Pas luajti në 30 ndeshje dhe shënoi vetëm 4 Gola, ai u rikthye në Madrid në fund të sezonit 1998–99. Në janar 1999, ai u huazua tek RCD Espanyol [9], por dështoi të luante ndonjë ndeshje për klubin.
Mallorca
RedaktoSezonin tjetër, në merkaton e transferimeve të dimrit, ai u transferua tek skuadra e La Liga-s, RCD Mallorca në formën e huazimit, duke shënuar 6 Gola në 19 ndeshje. Në fund të sezonit, Eto'o u largua nga Real Madrid, duke firmosur për Mallorcan, e cila i dhuroi Realit shifrën rekord 4.4 £.
Everton
RedaktoMë 26 gusht 2014, ai nënshkroi kontratë dy vjeçare me Evertonin.[10] Katër ditë më vonë luajti për herë të parë kundër Çelsit. Ai shënoi një golë me kokë.
Ai ka thënë se ka dashur të fitojë në UEFA Ligën e Europës me Evertonin, një turne që s'ka mundur ta fitojë kurrë më parë.[11]
Sampdoria
RedaktoMë 27 janar 2015, Eto'o u bashkua me skuadrën italiane Sampdoria për dy vite e gjysmë.[12]
Antalyaspor
RedaktoMë 25 qershor 2015, Eto'o nënshkroi kontratë tre vjeçare për skuadrën turke Antalyaspor. Më 15 gusht 2015, ai luajti për herë të parë kundër İstanbul Başakşehir, duke shënuar një golë dhe ndihmoi Antalyaspor për ta fituar ndeshjen.
Referime
Redakto- ^ "Samuel Eto'o Fils". FC Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2009. Marrë më 12 janar 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2018. Marrë më 24 shtator 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Samuel Eto'o Fils". fcbarcelona.cat.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2014. Marrë më 6 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Samuel Eto'o Fils - Century of International Appearances". rsssf.com. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 3 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "In Cameroon, Samuel Eto'o Reigns as Uncrowned King – Photo Essays". Time. 2 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2010. Marrë më 6 janar 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Phil Minshull (5 maj 2008). "Eto'o sets La Liga record". BBC Sport. Marrë më 5 maj 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Cameroun : Samuel Eto'o annonce sa candidature à la présidence de la Fecafoot" (në frëngjisht). 22 sht 2021 – nëpërmjet Le Monde.
- ^ "QUI SUIS JE ? Samuel, Eto´o Fils". Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2007. Marrë më 6 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Everton sign Eto'o". Everton F.C. 26 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2014. Marrë më 26 gusht 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ O'Keefe, Greg (31 tetor 2014). "Exclusive: Everton FC striker Samuel Eto'o keen to end Blues' 20 year trophy drought". Liverpool Echo. Marrë më 2 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Samuel Eto'o: Everton striker completes move to Sampdoria". BBC Sport. 27 janar 2015. Marrë më 27 janar 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)