Miroslav Josef Klose (Gjermanisht: [ˈmɪʁoslaf ˈkloːzə]; lindur më 9 qershor 1978)[1] është një futbollist profesionist gjerman i cili luan me klubin italian LazioSerie A si sulmues.

Miroslav Klose

Klose in 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMiroslav Josef Klose
Datëlindja9 qershor 1978 (46 vjeç)
VendlindjaOpole, Poloni
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Bayern München U17 (trajner)
Karriera me të rinjtë
1987–1997SG Blaubach-Diedelkopf
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1997–1998SG Blaubach-Diedelkopf
1998–1999FC 08 Homburg II15(10)
1998–1999FC 08 Homburg18(1)
1999–20011. FC Kaiserslautern II50(26)
1999–20041. FC Kaiserslautern120(44)
2004–2007Werder Bremen89(53)
2007–2011Bayern München98(24)
2011–2016Lazio139(54)
Gjithsej529(213)
Karriera ndërkombëtare
2001–2014Gjermania137(71)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Klose është i njohur më mirë për performancat e tij me kombëtaren gjermane, ku është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 71 Gola. Ai ka bërë paraqitje të shkëlqyera edhe në Kupën e Botës, ku ai është golashënuesi më i mirë në histori me 16 gola. Ai ishte pjesë e skuadrës fituese gjermane në Kupën e Botës 2014, duke qënë gjithashtu pjesë e skuadrave të shkuara që kanë përfunduar turnamentin respektivisht të dytët (2002) dhe të tretët (2006, 2010). Klose shënoi pesë Gola në edicionin e tij debutues në vitin 2002 dhe fitoi Këpucën e ArtëKupën e Botës 2006 që u zhvillua në Gjermani, ku edhe në atë rast Klose shënoi pesë Gola [2], Klose gjithashtu shënoi katër herë në Kupën e Botës 2010 dhe shënoi dy herë edhe në Kupën e Botës 2014, duke përshirë një gol në fitoren 7–1 në gjysmë–finale kundër Brazilit, gjë që e vendosi atë para Ronaldos me 16 Gola [3]. Duke shënuar në turnamentin e vitit 2014, Klose barazoi arritjen e patriotit të tij Uwe Seeler dhe brazilianit Pelé, duke u bërë lojtarët e vetëm që kanë shënuar në katër edicione të ndryshme të Kupës së Botës [4], si dhe lojtari i vetëm që ka shënuar të paktën katër Gola në tre edicione të ndryshme të Kupës së Botës [5]. Kombëtarja gjermane nuk ka humbur asnjë ndeshje ku Klose ka shënuar [6]. Ai u tërhoq nga futbolli ndërkombëtarë më 11 gusht 2014.

Në nivel klubesh, Klose nuk ka qënë një golashënues i dalluar por ka qënë një golashënues i rregullt dhe i besueshëm. Pasi filloi karrierën e tij te FC 08 Homburg, ai ka luajtur në Bundesligë me Kaiserslautern, Werder Bremen dhe Bayern Munich, si edhe në Serie A me klubin kryeqytetas Lazio. Ai ka fituar dy tituj të ligës me Bayernin, dhe gjithashtu ka fituar kompedicionet e kupave me Bayernin, Werder Bremen dhe Lazion.

Jeta e hershme dhe personale

Redakto

Klose ka lindur në qytetin silesian të Opoles, Poloni. Të dy prindërit e tij kanë qënë atletë profesionist.[7] Babai i tij, Josef Klose, ishte një ish futbollist profesionist i cili ka luajtur me Odra Opole, përpara se të largohej në vitin 1978 nga Polonia komuniste për të luajtur me klubin francez AJ Auxerre.[8] Mamaja e tij, Barbara Jeż, ishte një pjestare e Kombëtares polake të hendbollit për femra. Si një gjerman etnik dhe gjerman, Josef Klose ishte një Aussiedler familja e të cilit kishte mbetur prapa, kur Silesia u dha në Poloni, pas Luftës së Dytë Botërore dhe vendosi për të sjellë familjen e tij në Gjermani.[1] Në vitin 1986, në atë kohë tetë vjeçari Klose u bashkua me babain e tij në Kusel Rhineland-Palatinate dhe ai dinte vetëm dy fjalë gjermanisht.[9] Klose përmirësoi aftësitë dhe pasionin e tij në futboll në klubin e fshatit, SG Blaubach-Diedelkopf, që në atë kohë ishte në divizionin e shtatë të futbollit gjerman. Ai gjithashtu u stërvit si nxënës për t'u bërë një marangoz.[10][11]

Klose dhe gruaja e tij Sylwia kanë dy djem, Luani dhe Noah.[12][13] Në vitin 2007 në një intervistë me Der Spiegel, ai tha se gruaja e tij dhe ai i flasin fëmijëve polonisht në shtëpi, kurse fëmijët e mësojnë gjermanishten në shkollë.[14]

Klose është katolik.[15][16]

Karriera

Redakto

Kaiserslautern

Redakto

Në vitin 1998, karriera e tij profesionsite filloi kur ai ishte 20 vjeç ku filloi të luante me rezervat e FC Homburg. Dymbëdhjetë muaj më vonë, ai kaloi te FC Kaiserslautern [17]. Ai luajti me skuadrën e parë, dhe bëri paraqitjen e parë në Bundesligë në prill 2000. Ai shënoi 16 Gola në sezonin 2001–02 dhe ishte vetëm dy Gola larg për t'u bërë golashënuesit më i mirë [18].

Werder Bremen

Redakto
 
Miroslav Klose në aksion me Werder Bremen

Në mars 2004, Klose firmosi një kontratë katër vjeçare me klubin gjerman të Bundesligës Werder Bremen për 5 milion (6.2 milion $).[19][20] Ai bëri debutimin e tij në ligë me klubin më 6 gusht 2004, duke hyrë si zëvëndësues për sulmuesin paraguajian Nelson Valdez në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Schalke 04.[21][22] Klose shënoi Golin e parë me klubin më 29 gusht 2004, një Gol barazimi të përkohshëm në humbjen 2–1 në shtëpi kundër Wolfsburg.[23][24]

Më 7 qershor 2007, Klose konfirmoi se ai do të largohet nga Werder Bremen për të kaluar te Bayern Munich përpara fillimit të sezonit 2007–08, pavarësisht se kontrata e tij me skadonte në fund të sezonit 2007–08.[25]

Bayern Munich

Redakto
 
Luca Toni dhe Klose (18), Olympiastadion, Hertha BSC vs. Bayern Munich, 2009

Më 26 qershor 2007, presidenti i FC Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge konfirmoi se klubi kishte arritur një marrëveshje me Werder Bremen për trasnferimin e Kloses te skuadra e Munich. Klose bëri testet mjeksore me klubin më 28 qershor 2007 përpara se të firmoste kontratën katër vjeçare [18][26].

Klose fitoi 2010 Superkupën Gjermane; duke shënuar një Gol në minutën e 81 [27].

On 7 qershor 2011, me kontratën e tij e cila ishte gati për të skaduar, Klose nuk arriti dot një argument të ri me Bayern Munich, duke lënë klubin në fund të sezonit 2010–11 [28] Ai kishte shënuar vetëm një Gol në Bundesligë gjatë 20 ndeshjeve në sezonin e tij të fundit [29].

Sezoni 2011–12

Redakto

Sezoni 2012–13

Redakto

Sezoni 2013–14

Redakto

Kombëtarja

Redakto

Kupa e Botës 2002

Redakto

Euro 2004

Redakto

Kupa e Botës 2006

Redakto

Euro 2008

Redakto

Kupa e Botës 2010

Redakto

Euro 2012

Redakto

Kupa e Botës 2014

Redakto

Golat me kombëtaren

Redakto

Statistikat

Redakto

Klubet

Redakto

Kombëtarja

Redakto

Stili i lojës

Redakto

Fair play

Redakto

Përgjatë karrierës së tij, Klose është dalluar për lojën e tij të drejtë dhe ndershmërinë sëbashku me aftësinë e tij të shënimit të golave si futbollist.[30] Më 30 prill 2005, duke luajtur me Werder Bremen, Klose refuzoi të pranojë një penallti të fituar ndaj Arminia Bielefeld pasi ai e ndjeu se vendimi nuk ishte i saktë. Ai më pas u nderua me një çmim fair play për këtë veprim,[31] edhe pse ai kishte emocione të përziera për këtë çmim, duke deklaruar: "Është një nder i madh për mua të marrë këtë çmim, por jam gjithashtu edhe pak i acaruar. Për mua, është një gjë që duhet ta bësh përherë. Unë do ta bëja sërisht – gjithnjë."[32]

Në fund të shtatorit 2012, Klose shënoi një gol duke përdorur krahun në një ndeshje të Lazios kundër Napolit. Ai e pranoi këtë gjë te gjyqtari, i cili e ktheu golin, i zgjati dorën dhe i kurseu një karton të verdhë.[31][32] Më vonë në atë vit, ai u nderua me një tjetër çmim fair play për veprimin e tij nga Federata Gjermane e Futbollit; ai e komentoi këtë çmim duke thënë: "Gjyqtari më pyeti nëse e kisha prekur me dorë dhe nuk ishte problem që t'i thoja "po". Janë shumë të rinjë që shohin futboll dhe neve jemi shëmbuj për ta.[33] Në vitin 2016, atij j'u dha çmimi i etikës sportive për ndershmërinë e tij në Universitetin e Romës Tor Vergata, dhe më pas u shtoi në lidhje me episodin, "Napoli? Për mua ishte e lehtë, është në karakterin tim. Neve duhet të vendosim një shëmbull, ... Nëse unë mundem t'i ndihmojë gjyqtarët, do ta bëja vullnetarisht."[34]

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Miroslav Klose". Worldfootball.net. Marrë më 12 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "adidas Golden Boot". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2014. Marrë më 9 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "The Mineirazo in numbers". FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2014. Marrë më 13 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Klose equals record as Germany and Ghana draw epic". Yahoo!Sport. 21 qershor 2014. Marrë më 22 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Like fine wine, Miroslav Klose is only getting better with age". Goal.com. 15 nëntor 2012. Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2012. Marrë më 16 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Germany never lose when he scores a goal: Why Miroslav Klose will start instead of Mario Gomez". Goal.com. 9 qershor 2012. Marrë më 16 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Eine Liebesgeschichte". Sueddeutsche.de. 19 maj 2010. Marrë më 16 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "HISTORIA OKS "Odra" Opole" (në polonisht). Opolski Klub Sportowy. Marrë më 15 dhjetor 2012.
  9. ^ "Miroslav Klose: "Ich habe bei null angefangen" – Miroslav Klose, 32, wanderte als Kind von Polen nach Deutschland aus. Der Fußball half ihm, neue Freunde zu finden. Heute ist er Profi und die Nummer eins im Sturm der deutschen Nationalmannschaft. In "Dein SPIEGEL", dem Nachrichtenmagazin für Kinder, erzählt er über seinen langen Weg". Spiegel.de. Marrë më 13 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Pereira, Lester (11 maj 2011). "Miroslav Klose - German Legend". sportskeeda. Absolute Sports Private Limited. Marrë më 14 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Thomas-Mason, Lee. "Miroslav Klose: 16 facts about the World Cup's greatest goalscorer". Mirror. Marrë më 10 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "SYLWIA KLOSE". Mirror. Marrë më 10 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Miroslav Klose". 123Football. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2006. Marrë më 16 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Ein dickköpfiges Bambi". Spiegel.de. Marrë më 16 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Football: Five facts on Miroslav Klose". globalpost.com. 9 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2014. Marrë më 17 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Five things you never knew about Germany's Miroslav Klose". sport360.com. 4 dhjetor 2013. Marrë më 17 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Miroslav Klose". tribalfootball.com Pty Ltd. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 13 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ a b Henke, Sebastian. "Miroslav Klose Biography". History-of-Soccer.org. Caleb-Pavao. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 13 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Klose seals move to leaders Bremen". CNN.com. 2 mars 2004. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 21 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Wechsel perfekt: Klose erhält Vertrag bis 2008 in Bremen". Spiegel.de. 2 mars 2004. Marrë më 21 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Chaotischer Auftakt in Bremen". Fussballdaten.de. 6 gusht 2004. Marrë më 21 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Bundesliga-Auftakt: Bremen mit spätem Glück". Spiegel.de. 6 gusht 2004. Marrë më 21 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Spielbericht SV Werder Bremen - VfL Wolfsburg". Fussballdaten.de. 29 gusht 2004. Marrë më 21 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Bundesliga-Sonntag: Heimpleite für Meister Bremen". Spiegel.de. 29 gusht 2004. Marrë më 21 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Reds table bid for Werder star Klose". Bayern Munich. 7 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2015. Marrë më 21 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Player Profile: Miroslav Klose". Bavarian Football Works. Vox Media, Inc. Marrë më 8 gusht 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "WM-Helden Müller und Klose treffen". History-of-Soccer.org. Kicker.de. Marrë më 13 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Klose set to leave Bayern". UEFA.com. UEFA. Marrë më 7 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Klose, Miroslav". Kicker.de. Marrë më 13 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Klose e il gol di mano. Dove non arriva l'onestà c'è la prova tv e i suoi rischi" [Klose dhe goli me dorë. Aty ku ndershmëria nuk vjen, ekziston testi i TV dhe rreziqet e tij] (në italisht). CalcioNapoli24.it. 27 shtator 2012. Marrë më 1 nëntor 2016.
  31. ^ a b "Italien feiert fairen Klose: "Dafür verdient er einen Preis"" (në gjermanisht). Spiegel Online. 27 shtator 2012. Marrë më 25 maj 2014.
  32. ^ a b "Napoli hit the summit after Cavani's hat-trick – and Klose's mea culpa" [Napoli godet samitin pas tregolëshit të Cavanit – dhe mea culpa e Kloses] (në anglisht). The Guardian. 27 shtator 2012. Marrë më 27 shtator 2012.
  33. ^ "GOL DI MANO in Napoli-Lazio. Premio fair play a MIROSLAV KLOSE" [Gol me dorë në Napoli-Lazio. Çmim fair play për Miroslav Klosen] (në italisht). International Business Times. 16 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2016. Marrë më 1 nëntor 2016.
  34. ^ Andrea Arzilli (7 mars 2016). "Lazio, Klose e il fair play "Per me è normale, questo è il mio carattere"" [Lazio, Klose dhe fair plau "Për mua është normale, kjo është në karakterin tim"] (në italisht). Il Corriere della Sera. Marrë më 1 nëntor 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto

 Ky artikull me tematikë në lidhje me futbollin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.