Luc An Flori (Latin: Lucius Annaeus Florus, Iulius Florus - rreth 70/74, Afrikë - rreth 145, Romë) ka qënë një historian romak në kohën perandorit Trajan (98–117) dhe Hadrian (117–138). Në disa burime ai identifikohet me poetin Publius Annius Florus. Flori në shkrimet e tij ka trajtuar edhe Ilirinë dhe iliret sidomos taulantët.

Përmbledhje

Redakto

Luc An Flori mblodhi, duke u mbështetur në shkrimet e Livit, rreth vitit 120, përpiloi një përmbledhje të shkurtër të historisë së Romës që nga themelimi i saj deri në mbylljen e Tempullit të Janusit (viti 25 para Krishtit). Vepra, e titulluar "Një histori e shkurtër e të gjitha luftërave në 700 vitet e kaluara" (lat. Epitome bellorum omnium annorum DCC), është shkruar në një stil pompoz dhe retorik si një panegjirik për madhështinë e Romës, jeta e së cilës është e ndarë në periudha fëmijërie, rinie dhe moshën madhore. Përveç Livit, Flori përdori gjithashtu edhe shkrimet e Cezarit, Sallustit, Virgjilit, Lukanit. Tacitit dhe ndoshta ato të Senekës. Në shkrimet e tij ka shumë gabime në të dhënat gjeografike dhe kronologjike. Rishikimi i luftërave të paraqitura nga Flori përfundoi me Qeverisjen e Augustit, e cila sugjeron që perandori i parë romak solli paqen në botë. Megjithatë, me gjithë këto mangësi, libri u përdor gjerësisht në mesjetë madje u përdor edhe si tekst mësimor e shkollor deri në shekullin XIX.

Në dorëshkrim autori jepet me emra të ndryshëm : Iulius Florus, Lucius Annaeus Florus ose thjesht Annaeus Florus. Në bazë të krahasimeve te stilit u barazua me Publius Annius Florus, një poet, retor dhe shok i Hadrianit, autor i një dialogu që trajton çështjen nëse Virgjili ishte një orator apo poet, nga i cili është ruajtur vetëm hyrja.

Shih edhe

Redakto

Botime

Redakto
  • Florus : Römische Geschichte. Übersetzt, eingeleitet und kommentiert von Günter Laser. Darmstadt 2005, ISBN 3-534-18122-0.

Literatura

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto