Larja e duarve
Larja e duarve e njohur ndryshe edhe si higjena e duarve, është akti i pastrimit të duarve me qëllim të heqjes së papastërtivë dhe mikroorganizmave .
Larja e duarve me sapun vazhdimisht në "momente kritike" të caktuara gjatë ditës parandalon përhapjen e shumë sëmundjeve, për shembull diarre dhe kolera, të cilat transmetohen përmes rrugës fekale-orale. Njerëzit gjithashtu mund të infektohen me sëmundje të frymëmarrjes siç janë gripi ose ftohja e zakonshme, për shembull, nëse nuk i lajnë duart para se të prekin sytë, hundën ose gojën (d.m.th., mukozat). Pesë momentet kritike gjatë ditës ku larja e duarve me sapun është e rëndësishme përfshijnë: para dhe pas defekimit, pasi pastroni pjesën e poshtme të një fëmije ose ndërroni pelenat, përpara se të ushqeni një fëmijë, para se të hani dhe para dhe pas përgatitjes së ushqimit ose trajtimit të mishit të papërpunuar, peshkut ose shpendët. [1] Nëse uji dhe sapuni nuk janë në dispozicion, duart mund të pastrohen edhe me hiri. [2]
Higjiena mjekësore e duarve i referohet praktikave higjienike që lidhen me procedurat mjekësore. Larja e duarve përpara administrimit të ndonjë ilaçi ose gjatë kujdesit mjekësor mund të parandalojë ose minimizojë përhapjen e sëmundjeve. Qëllimi kryesor mjekësor i larjes së duarve është pastrimi i duarve prej patogjenëve (bakteret, viruset ose mikroorganizmat e tjerë që mund të shkaktojnë sëmundje.) dhe kimikateve që mund të shkaktojnë dëme ose sëmundje. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që merren me përgatitjen e ushqimit ose punojnë në fushën mjekësore, por edhe si një praktikë e rëndësishme për publikun e gjerë.
Përfitimet shëndetësore
RedaktoLarja e duarve ka shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë edhe:
- Minimizimi i përhapjes së gripit [3]
- Parandalimi i shkaqeve të infeksioneve të diarresë . [4]
- Ulja e infeksioneve të frymëmarrjes. [5]
- Ulja e vdekshmërisë foshnjore në rastet e lindjeve në shtëpi. [6]
Një studim i vitit 2013 tregoi se praktikat e përmirësuara të larjes së duarve mund të çojnë në përmirësime të vogla në rritjen e gjatësisë tek fëmijët nën moshën pesë vjeç. [7]
Në vendet në zhvillim, nivelet e vdekshmërisë së fëmijëve të lidhura me sëmundjet e frymëmarrjes dhe diarresë mund të zvogëlohen duke bërë ndryshime të thjeshta në sjellje, siç është larja e duarve me sapun. Ky veprim i thjeshtë mund të zvogëlojë shkallën e vdekshmërisë nga këto sëmundje deri në 50%. [8]
Ndërhyrjet që promovojnë larjen e duarve mund të zvogëlojnë episodet e diarresë me rreth një të tretën(1/3), dhe kjo është e krahasueshme me sigurimin e ujit të pastër në zonat me të ardhura të ulëta. [9] 48% e reduktimeve në episodet e diarresë mund të sigurohen me ndihmën e larjes së duarve me sapun. [10]
Larja e duarve gjithashtu mbron nga impetigo, një sëmundje e cila transmetohet përmes kontaktit fizik të drejtpërdrejtë. [11]
Religjioni
RedaktoLarja simbolike e duarve, përdorimi i ujit për të larë duart, por pa sapun është një pjesë e larjes rituale të duarve, e paraqitur në shumë fe, duke përfshirë bahaizmin, hinduizmin, dhe judaizmin. Ngjashëm me këto janë praktikat e lavabos në krishterim, abdesi në Islam dhe Misogi në shintoizëm.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "UNICEF Malawi". www.unicef.org (në anglisht). Marrë më 2020-01-05.
- ^ "The Hygiene Improvement Project (HIP) - Tippy-Tap: A simple low-cost technology for handwashing when water is scarce". USAID. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2014. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Cowling, Benjamin J.; etj. (2009). "Facemasks and Hand Hygiene to Prevent Influenza Transmission in Households". Annals of Internal Medicine. 151 (7): 437–46. doi:10.7326/0003-4819-151-7-200910060-00142. PMID 19652172.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Luby, Stephen P.; Agboatwalla, Mubina; Painter, John; Altaf, Arshad; Billhimer, Ward; Keswick, Bruce; Hoekstra, Robert M. (2006). "Combining drinking water treatment and hand washing for diarrhoea prevention, a cluster randomized controlled trial". Tropical Medicine & International Health. 11 (4): 479–89. doi:10.1111/j.1365-3156.2006.01592.x. PMID 16553931.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Scott, Beth; etj. "Protecting Children from Diarrhoea and Acute Respiratory Infections: The Role of Hand Washing Promotion in Water and Sanitation Programmes" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 qershor 2009. Marrë më 21 maj 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Impact of Maternal and Birth Attendant Hand-washing on Neonatal Mortality in Southern Nepal". Arch Pediatr Adolesc Med. 162 (7). 2008. doi:10.1001/archpedi.162.7.603.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dangour, Alan D (1996). "Interventions to improve water quality and supply, sanitation and hygiene practices, and their effects on the nutritional status of children" (PDF). Reviews (8): CD009382. doi:10.1002/14651858.CD009382.pub2. PMID 23904195. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 prill 2019. Marrë më 12 mars 2020.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Curtis, Val; Cairncross, Sandy (maj 2003). "Effect of washing hands with soap on diarrhoea risk in the community: a systematic review". The Lancet Infectious Diseases. 3 (5): 275–281. doi:10.1016/S1473-3099(03)00606-6. PMID 12726975.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ejemot, Regina I; Ehiri, John E; Meremikwu, Martin M; Critchley, Julia A (2009). "Cochrane review: Hand washing for preventing diarrhoea". Evidence-Based Child Health: A Cochrane Review Journal. 4 (2): 893–939. doi:10.1002/ebch.373. ISSN 1557-6272.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Cairncross, S.; Hunt, C.; Boisson, S.; Bostoen, K.; Curtis, V.; Fung, I. C.; Schmidt, W. P. (2010). "Water, sanitation and hygiene for the prevention of diarrhoea". International Journal of Epidemiology. 39 (Supplement 1): i193–i205. doi:10.1093/ije/dyq035. ISSN 0300-5771. PMC 2845874. PMID 20348121.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Impetigo". NHS. Marrë më 2020-03-11.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)