Laura Nezha lindi më 16 shtator, 1990.[1] Është aktore, këngëtare dhe regjisore shqiptare, e diplomuar në Universitetin e Arteve, dega regji teatri. Lidhja e saj me muzikën është shumë e hershme. Ka filluar të interpretojë në skenë që në moshën 5 vjeçare në evente për fëmijë me këngë, recitime dhe duke luajtur në piano. Që në këtë moshë, ajo që familjarëve të saj i bënte përshtypje ishte se ajo fiksohej pas aktorëve nëpër filma dhe gjatë gjithë kohës i imitonte, shenjë kjo që përcakton atë rrugë që Laura do të ndiqte me vonë. Më pas, në moshën 12 vjeçare ajo mori pjesë në edicionin e parë të Gjeniut të Vogël ku pas një perzgjedhjeje midis mijëra fëmijëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, fitoi Çmimin e Tretë.

Pavarësisht pasionit të saj të madh dhe lidhjes së pandashme me muzikën, zgjodhi të vazhdonte një gjimnaz të përgjithshëm dhe jo liceun artistik meqenëse gjatë gjithë kohës ka pasur rezultate shumë të larta në mësime. Iu përkushtua shumë mësimeve, por në të njëjtën kohë ishte gjithmonë pjesë e organizimeve artistike të shkollës, përfshirë këtu dhe RinFestin. Në të njëjtin vit qe ka prezantuar RinFest fitoi Çmimin e Parë në këngë me një performancë live. Në vitin 2011, mori pjesë në Kënga Magjike me këngën "Jo s'e di", ndërsa në vitin 2012 me këngën "Edhe pse gabim" në Top Fest. Në vitin 2016, është shpallur fituese e edicionit të Endemol "Dance With Me" ekzkluzivisht nga TV Klan, si dhe ka qenë zëri dublues i personazhit kryesor Moana në klasikun e 55-të e filmave të animuar Disney me po të njëjtin titull. Në 2017 rikthehet në Kënga Magjike me këngën "Je dashuri".

Diskografia

Redakto
  • 2011: Jo s'e di
  • 2012: Edhe pse gabim
  • 2016: Luv That
  • 2017: Je dashuri

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 8 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)