Lech Wałęsa
Les Wałęsa (shqiptimi: Les Valesa [ˈlɛx vaˈwɛ̃sa] degjojeni (help·info)) ka lindur më 29 shtator 1943 në Papenfeld (sot Popowo) në Lipno, Poloni) është një politikan polak, fitues i Çmimit Nobel për Paqe. U bë i njohur si udhëheqës i lëvizjes sindikaliste Solidarnost. Nga viti 1990 deri në vitin 1995 ka qenë kryetar i Polonisë.
Jeta
RedaktoLes Valesa lindi ne Popova, Poloni, më 29 shtator 1943. Babai i tij ishte zdrukthtar. Në vitin 1969 ai u martua me Danuta Golos me të cilën pati tetë fëmijë. Në vitin 1970 u regjistrua në "Lenin Shipyard" në Gdansk (Stocznia Gdańska im. Lenina, sot Stocznia Gdańska) për teknik elektricist [ref. 1].
Kronologjia
Redakto- 1967-1976, 1980-1981, 1983-1900 – Punëtor teknik elektricist në Stocznia Gdańska.
- 1970 – Merr pjesë në një grevë të jashtëligjshme në vendin e punës. Greva përfundoi me vrasjen e 80 punëtorëve nga policia e shtetit. Ai vetë arrestohet dhe akuzohet për “propagandë dhe agjitacion kundra partisë komuniste.” Me këtë akuzë dënohet me një vit burg.
- 1976 – Pushohet nga puna pasi kishte hartuar një peticion për ngritjen e një përkujtimoreje për puntorët e rënë në grevë. Pushimi nga puna vijoi me pa mundësinë për të gjetur një punë të re.
- 1978 – Së bashku me Aleksandër Hall dhe Andrei Gviazda krijon një organizatë sekrete nën emrin “Sindikata e Lirë i Pomerania."
- 1979 – Arrestohet për veprimtari të vazhdueshme kundra shtetit. Lirohet për mungesë provash një vit më vonë.
- 1980 – Sërish në grevë por kësaj radhe si organizuesi i saj. Ndihmon në krijimin e Komitetit të Grevistëve të Polonisë. Në atë kohë qeveria komuniste bën një marrëveshje me Komitetin e Grevistëve në Poloni për të legalizuar sindikatat e pavarura (zyrtarisht sindikatat ekzistonin por ishin nën kontrollin e rreptë të partisë). Komiteti Sindikal emërohet si NSZZ Solidarnosc dhe Valesa bëhet president i saj. Ai qëndroi në krye për një vit, kur mbas shpalljes së vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Poloni, arrestohet dhe internohet për njëmbëdhjetë muaj (në një lokalitet në jug lindje të vendit).
- 1982 – Më 14 nëntor lirohet nga internimi.
- 1983 – Valesa kërkon kthimin në punën e tij të mëparshme si teknik elektricist. Oferta e tij pranohet por punon si punëtor i thjeshtë në gjendje arresti (liri e kushtëzuar). Në po këtë vit, fiton çmimin nobel për paqen. Me frikën se nuk do të lejohej të kthehej më në atdhe, çmimi i tij tërhiqet nga e shoqja. Paratë e fituara nga nobeli, i dhuron për Solidarnosc (në atë kohë Solidarnosc nuk ka selinë e saj në Poloni por në Bruksel).
- 1988 – Organizon një grevë në kantierin ku punonte në lidhje me legalizimin e Solidarnosc. Greva përfundon mbas fillimit të bisedimeve për legalizimin e organizatës.
- 1990 – Leh Valesa zgjidhet president për një mandat pesë vjeçar. Deri në vitin 1995, Polonia pëson ndryshime radikale nga një vend komunist me një ekonomi të hapur kapitaliste. Gjatë këtyre viteve kritikat dhe humbja e popullaritetit nuk munguan.
- 1995 – Mbasi humb zgjedhjet presidenciale, deklaron tërheqjen nga jeta politike, megjithatë vazhdon përpjekjet për krijimin e një partie politike.
- 1997 – Ndihmon në krijimin e partisë Akcja Vyborcza Solidarosc që do të fitonte zgjedhjet parlamentare të radhës.
- 2000 – Leh Valesa kandidon sërish për president. Fiton më pak se një përqind të votave dhe kështu tërhiqet krejtësisht nga jeta politike e Polonisë për t’iu dedikuar mësimdhënies së Historisë Politike, jo vetëm në Poloni por në universitete të ndryshme të Evropës.
Doktoratura
RedaktoLes Vałęsa mban 35 doktoratura nga universitete të ndryshme në të gjithë botën:
- Alliance College, Pennsilvani, ShBA - 1981
- Columbia University - 1981
- Catholic University, Louvain - 1981
- MacMurray College, Illinois, ShBA - 1982
- Universiteti i Notre Dame - 1982
- Providence College - 1981
- St. Senis University, Paris, Francë - 1982
- Seton Hall University - 1982
- L'Université de Paris - 1983
- Harvard University - 1983
- Fordham University - 1984
- University of Dundee, Skoci - 1984
- McMaster University, Hamilton, Ontario, Kanada - 1989
- Simon Fraser University, Burnaby, Kanada - 1989
- Gdansk University - 1990
- Copernicus University, Torun, Poloni - 1990
- Connecticut State University - 1996
- Universidad Anahuac del Sur, Meksico City - 1996
- Universidad del San Salvador, Buenos Aires - 1997
- Universidad de Mendoza, Mendoza - 1997
- Korea University
- Seul - 1997
- Meiji University, Tokio - 1997
- Westminster College, Missouri, Fulton, Missouri - 1998
- Lynn University, Miami - 1998
- Gannon University, Erie, Pennsilvania - 1999
- Universiteti i Hauai, Manoa, Honolulu - 1999
- Lewis and Clark College, Portland, Oregon
- Middlebury College, Vermont - 2000
- Universiteti i Oregon, Eugene - 2001
- Pontificia Universidad Católica Madre y Maestra, Santiago de los Caballeros, Republika Domenikane - 2001
- Saint Ambrose University, Davenport, Iowa - 2001
- Kolegji Ramapo i New Jersey, Mahwah, NJ - 2001
- Universiteti i Karolinës së Veriut në Charlotte, NC - 2002.
- Université du Québec à Trois-Rivières, Kanada - 2005
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- 1. http://www.cnn.com/SPECIALS/cold.war/kbank/profiles/walesa/ Arkivuar 15 prill 2008 tek Wayback Machine marrë më 13 nëntor 2009.