Lefter Kosova
politikan shqiptar
Lefter Kosova (Korçë, 17 qershor 1907 - Tiranë, 6 shtator 1944) ka qenë deputet dhe ministër shqiptar. Me zyrën e ministrit të Punëve Botore, qe ministri më jetëshkurtër i shtetit shqiptar, i vrarë nga atentatorët komunistë po në ditën që u betua para Këshillit të Naltë.
Lefter Kosova | |
---|---|
Ministër i Punëve Botore | |
Në detyrë 6 shtator – 6 shtator, 1944 | |
Paraprirë nga | Musa Gjylbegu |
Pasuar nga | Rifat Begolli |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 17 qershor, 1907 Korçë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 6 shtator, 1944 Tiranë, Mbretëria Shqiptare (1943–44) |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | nëpunës |
Biografia
RedaktoU lind në Korçë më 17 qershor 1907. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm e mori në Shkollën Teknike në Tiranë. Arsimin e lartë e ndoqi dhe e kreu në Angli.
U burgos gjatë pushtimit italian të Shqipërisë dhe u lirua nga gjermanët. Më 1943-1944 u zgjodh deputet i Korçës.
Më 6 shtator 1944, pak pasi u betua para Këshillit të Naltë si ministër i Punëve Botore, u vra në Tiranë. U tha se u vra nga Xhelal Staravecka.[1]
Referime
Redakto- ^ Kastriot Dervishi. Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 162. ISBN 9789994356225.