Leukocit
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Leukocitet janë qeliza të bardha të gjakut, të cilët janë pa ngjyrë por nën mikroskop duken me ngjyrë të bardhë e çelur, dhe kanë madhësi dhe forma të ndryshme. Për dallim nga eritrocitet, leukocitet janë dy fish më të mëdha, por për nga numri janë më të paktë (raporti mes tyre qëndron me 1:500). Leukocitet në organizmin e njeriut luajnë rolin mbrojtës, ku bën eliminimin e sulmuesve të huaj, kështu që në vendin ku është i infektuar mblidhet një sasi e madhe e leukociteve. Kjo dukuri ndryshe quhet edhe fagocitozë dhe është mekanizëm i rëndësishëm që i mundëson organizmit të trupit të mbrohet prej infeksioneve të ndryshme. Qelizat e bardha të gjakut formohen në palcën e ashtit si dhe në gjëndrat limfatike, dhe këto ndahen në lloje të ndryshme duke u bazuar në funksionin e tyre që kanë. Leukocitet lëvizin në mënyrë ameboide dhe janë shumë aktiv.
Leukocitet i takojnë sistemit imunologjik. Në organizëm bëjnë eliminimin e shkaktarëve të sëmundjeve siç janë: bakteriet, viruset, kancerit, toksinet, kërpudhat dhe protozoarët.
Morfologjia e leukociteve
RedaktoSipas metodës Papenhajmit të ngjyrosjes, leukocitet i ndajmë në dy grupe:
- Leukocite limfatike (Limfocitet)
- Leukocite mieloike (Monocitet, qelizat dendrine, mastocitet dhe granulocitet)
Limfocitet ndahen në: Limfocite-B, Limfocite-T.
Granulocitet ndahen në: Granulocite neutrofile, Granulocite euzinofile dhe Granulocite bazofile.
Vlera dhe sasia
Redakto- Vlerat normale të leukociteve në gjakut e njeriut
- Të rriturit: 4.000 - 10.000/µl (njësia e vjetër) 4 - 10 mal 109/l (njësia e re)
- Shkollarët: 5.000 - 15.000/µl (njësia e vjetër) 5 - 15 mal 109/l(njësia e re)
- Fëmijët e vegjël: 6.000 - 17,5000/µl(njësia e vjetër) 6 - 17,5 mal 109/l (njësia e re)
- Fëmijët e sapolindur: 9.000 - 30.0000 /µl(njësia e vjetër) 9 - 30 mal 109/l(njësia e re)
Rritja e numrit të leukociteve quhet Leukocitozë.
- Sasia e qelizave imunologjike të shprehur në %
- Monocitet 2 – 8
- Limfocitet 20 - 45
- Granulocitet Neutrofile formë segmentore 50 - 70
- Granulocitet Neutrofile formë shkopi 3 - 5
- Granulocitët Euzonofile 2 - 4
- Granulocitët Bazofile 0 - 1
Zvogëlimi i numrit të leukociteve quhet Leukopeni.