Ljev Kameniev

revolucionar bolshevik dhe politikan sovjetik
(Përcjellë nga Lev Kamenev)

Lev Kamenev (1889-1936) është revolucionar rus dhe politikan i Bashkimit Sovjetik. Ka lindur në Moskë, Kamënëv studioi në Universitetin e Shtetin në Moskë, ku atje u përfshi në aktivitete revolucionare. Ai u bashkua me Social Demokratët në vitin 1901, dy vjet më vonë u bashkua me Bolshevikët, një fraksion politik i Partisë Social Demokratë e Punëtoreve të Rusisë (POSDR). Në vitin 1915 u dëbua në Siberi, për shkak së kundërshtoi hyrjen e Rusisë në Luftën e parë Botërorë.

Lev Kamenev

Në vitin 1917 u rikthye në Shën Peterburg, Kamenev u anëtarësua ne Komitetin Qendror Bolshevik, ku punoi si drejtor editorial i gazetës ‘'Pradva’’ (e vërteta). Më pas në vitin 1919, Kamenev u bë anëtarë i politbyrosë së parë, organizmi më i lartë drejtues i Partisë Komunistë. Gjatë viteve 1920, Kamenev punoi në postë të ndryshme administrative si kryetar i Këshillit Soviet të Moskës, zëvendës-kryetar i Këshillit të Komisarve të Popullit, kryetar i Këshillit të Punës dhe të Mbrojtjes dhe Kryetar Suprem i Këshillit Nacional të ekonomisë. Gjatë viteve 1926-1927 shërbeu si ambasador në Itali. Kur lideri i Bashkimit Sovietik, Vladimir Lenin vdiq në 1924, Kamenev u bashkua me Joseph Stalin dhe Grigory Zinovyev në trojkën (pushteti i drejtuar nga tre persona) për udhëheqjen e vendit dhe për të evituar marrjen e pushtetit nga Leon Trotsky. Në dhjëtor të 1925, pasi kritikoi Stalinin në kongresin e partisë, Kamenev u ul në pozitën e një kandidati (pa të drejtën e votë) në politbyronë. Në vitin 1926, Kamenev, Zinovyev dhe Trosky bashkuan forcat e tyre për ti kundërvyër Stalinit, por ata dështuan. Kamenev u përjashtua nga Partia Komuniste në vitin 1927 për shkak të kundërshtimeve e tij rreth Stalinit. Në vitin 1934 ai u arrestua dhe u burgos. Në vitin 1936 u ekzekutua. Emri i tij u rehabilitua nga Gjykata Supreme Sovjetike në vitin 1988.