Leze Qena (1 mars 1935 - 25 mars 2020), lindur si Elizabeta Spaqi, ishte një aktore kosovare.

Leze Qena
Lindi
Elizabeta Spaqi

(1935-03-01)1 mars 1935
Vdiq25 mars 2020 (85 vjeçe)
Prishtinë, Kosovë
KombësiaShqiptare
ProfesioniAktore
Vite aktiviteti1970-2020
Njohur përFamilja moderne
Mahmutovitët dhe Rexhepovitët
Bashkëshorti/jaXhevat Qena

Jeta dhe karriera

Redakto

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas studimet për aktrim në Prishtinë. Ishte e martuar me aktorin Xhevat Qena. Këtë aktore e gjeti në interpretim në skenën e Teatrit Kombëtar, në shfaqjen “Macja mbi çatinë e nxehtë”. Së bashku çifti u bë i njohur për një audiencë të gjerë të teatrove. Suksesi i saj u pa sidomos në shfaqjet në televizion. Qena është parë në disa prodhime televizive dhe kinemanë shqiptare. Sidoqoftë, ajo arriti suksesin e saj më të madh me rolin e saj si "Antigona Fishekxhiu Hoxha" në serialin televiziv Familja moderne.

Në ketë përvjetor aktorja Leze Qena ishte përgëzuar edhe nga vete ministri i Kulturës, Valton Beqiri, te hënën në mbrëmje, pas reprizës se shfaqjes “Macja…”. Me ketë rast, duke i dhuruar një buqete me lule aktores, ministri Beqiri e ka përgëzuar për kontributin e saj në zhvillimin e Teatrit në Kosovës, duke i shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e thelle aktores Leze Qena për angazhimin e saj te gjate, me role te shumta, në skenën teatrore kombëtare. “Angazhimi juaj në skenën e teatrit është një thesar i çmuar për historikun e teatrit kosovar", ka thëne ministri Beqiri. Ndërsa, drejtoresha e TKK-se, Burbuqe Berisha, në emër te këtij teatri, në ketë 75-vjetor nderoi kontributin e aktores, duke ia dorëzuar një dhurate punim dore në filigran.[1] Vdiq më 25 mars 2020.

Filmografia

Redakto

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Ministri Beqiri nderoi aktoren Leze Qena". Telegrafi. 2010-03-04. Marrë më 2024-12-14.

  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.