Liga e Volejbollit e Shqipërisë (femra)

Liga e Volejbollit e Shqipërisë për Femra është një kompeticion që konsiston në pjesëmarrjen e klubeve profesioniste të volejbollit të femrave në Shqipëri dhe është evenimenti më i rëndësishëm në këtë disiplinë. U themelua në vitin 1946 nga FSHV. Kupa e Shqipërisë është evenimenti i dytë për nga rëndësia.

Ekipet me më shumë trofe janë KV Tirana dhe KS Dinamo, që e kanë fituar Ligën nga 20 herë secila.[1]

Liga konsiston në 12 ekipe profesioniste në Shqipëri dhe është një nga ligat më të vjetra në Ballkan, themeluar që në vitin 1946. Ky sport u rrit me shpejtësi në Shqipëri dhe rreth viteve 70' pothuaj cdo qytet kishte sallën apo fushën e volejbollit të vet. Pas rënies së komunizmit shumë klube u tkurrën pasi shumë lojtarë u larguan nga Shqipëria për të luajtur në vende të tjera. Pjesëmarrja e fansave gjithashtu u reduktua ndjeshëm dhe popullariteti i këtij sporti u ul në shifra shqetësuese. Gjithsesi, pas vitit 1993 pati njëfarë përmirësimi në këtë drejtim sepse shumë qytete ri-krijuan dhe stabilizuan ekipet e tyre. Sot në Shqipëri ekzistojnë 12 ekipe profesioniste sikurse dhe një sasi e madhe ekipesh amatore, të gatshme për të hyrë në ligat profesioniste.

Evenimenti Redakto

Anëtarët e Ligës së Volejbollit Shqiptar grupohen në 2 divizione: Liga A dhe Liga e Dytë (ose Liga B). Cdo divizion ka 6 ekipe të cilave u duhet të luajnë 4 herë me njëra tjetrën në dy faza të ndryshme gjatë sezonit të rregullt. Në cdo fazë, një ekip luan ndaj secilit kundërshtar 2 herë, një herë në fushën e tij dhe një herë në fushë kundërshtare. Kjo përbën një numër prej 20 ndeshjesh në sezonin e rregullt.

Pasi sezoni i rregullt përfundon, 4 ekipet më të mira kualifikohen për fazën finale ku ekipi i parë ndeshet me ekipin e 4të, ndërsa ekipi i dytë ndeshet me ekipin e tretë. Nga këto përplasje kualifikohet ekipi që fiton 2 ndeshjet e para, ndërkohë që ndeshjet luhen brenda dhe jashtë, derisa të arrihen 2 fitore. Ekipet që fitojnë këto përplasje kualifikohen për në finalet që luhen nëpër fushat respektive, ndeshjet luhen brenda dhe jashtë në varësi të shortit. Ekipi që arrin 3 fitore i pari shpallet kampion.

Fitoret vlejnë 2 pikë dhe humbjet 1 pikë. Në fund të sezonit, 2 ekipet që zënë vendet 5-6 humbasin fazën finale. Ekipi që zë vendin e 6të kalon në Ligën B, ndërsa ekipi që zë vendin e 5të luan kundër ekipit që renditet i dyti në Ligën B dhe fituesi ka të drejtën që të luajë në Ligën A.

Fituesit Redakto

Më poshtë janë fituesit ndër vite të Ligës:

Sezoni Kampionët
1946 17 Nëntori
1947 Vllaznia Shkodër
1948 17 Nëntori
1949 Teuta
1950 17 Nëntori
1951 17 Nëntori
1952 17 Nëntori
1953 Studenti Tiranë
1954 Partizani Tirana
1955 17 Nëntori
1956 Skënderbeu
1957 Vllaznia Shkodër
1958 Skënderbeu Korçë
1959 17 Nëntori
1960 Vllaznia Shkodër
1961 17 Nëntori
1962 17 Nëntori
1963 17 Nëntori (*)
1964 17 nëntori
1965 KV Flamurtari
1966 17 Nëntori
1967 17 Nëntori
1969 17 nëntori
1970 Studenti Tiranë
1971 Studenti Tiranë
1972 Skënderbeu Korçë
1973 Skënderbeu Korçë
1974 KS Dinamo
1975 KS Dinamo
1976 KS Dinamo
1977 KS Dinamo
1978 KS Dinamo
1979 KS Dinamo
1980 KS Dinamo
1981 KS Dinamo
1982 KS Dinamo
1983 KS Dinamo (*)
1984 KS Dinamo
1985 Skënderbeu Korçë
1986 Skënderbeu Korçë
1987 KS Dinamo
1988 KS Dinamo
1989 KS Dinamo
1990 KS Dinamo
1991 KS Dinamo
1992 Tirana
1993 SK Lushnja
1994 Tirana
1995 KS Dinamo
1996 SK Lushnja
1997 SK Lushnja
1998 SK Lushnja
1999 Teuta
2000 Teuta
2001 Teuta
2002 KS Dinamo
2003 Studenti Tiranë
2004 KS Dinamo
2005 Studenti Tiranë
2006 Teuta
2007 KS Dinamo (**)
2008 Tirana
2009 Tirana
2010 Tirana
2011 Minatori
2012 Minatori
2013 Tirana (**)
2014 UMB Volej
2015 UMB Volej
2016 UMB Volej
2017 UMB Volej
2018 Partizani Tirana
2019 Partizani Tirana
2020 anuluar
2021 Partizani Tirana
2022 Skënderbeu Korçë
2023 Partizani Tirana

Renditja Trofeve Redakto

KV Tirana 20 herë

KS Dinamo 20 herë

Skënderbeu Korçë 6 herë

Studenti Tiranë 5 herë

Partizani Tirana 5 herë

Teuta 4 herë

SK Lushnja 4 herë

UMB Volej 4 herë

Vllaznia Shkodër 3 herë

Minatori 2 herë

KV Flamurtari 1 herë

Referimet Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Shih dhe këtë Redakto