Lili Elbe
Lili Ilse Elvenes (lindur në 28 dhjetor 1882- 13 shtator 1931) e njohur ndryshe si Lili Elbe, ishte një grua transgjinore daneze dhe një ndër personat e parë [1]që iu nënshtrua kirurgjisë për ndryshimin e seksit.[2] Emri i saj i lindjes është Einar Magnus Andreas Wegener [3] si dhe njihej si piktore e suksesshme nën atë emër. Gjatë kësaj periudhe ajo prezantohej ndonjëherë edhe si Lili. Pas tranzicionit të suksesshëm gjinor në 1930, ajo e ndryshoi emrin e saj ligjërisht në Lili Ilse Elvenes dhe menjëherë ndaloi së pikturuari. Emri Lili Elbe iu vendos nga gazetari i Kopenhagës, Louise Lassen.[4] Ajo vdiq për shkak të komplikimeve të shkaktuara prej transplantit të mitrës.[5] Autobiografia e saj me titull “Man into Woman” u publikua pas vdekjes së saj në 1933.[6]
Jeta e hershme
RedaktoElbe lindi në 1882 në Vejle, Danimarkë. Datëlindja e saj në burime të tjera thuhet të jetë në 1886. Fakte nga jeta e bashkëshortes me emër Gerda Gottlieb tregojnë se data 1882 është korrekte, pra u martuan kur ishin në kolegj në 1904.[7][8]
Ka shumë aludime se Elbe mund të ketë qenë interseks,[9][10][11][12] edhe pse ka pasur shumë debate rreth kësaj teme. Disa raporte tregojnë se ajo kishte vezore rudimentare dhe jo fort të zhvilluara. Ajo mund të ketë pasur sindromën Klinefelter.
Martesa dhe modelingu
RedaktoElbe u martua me Gerda Gottlieb kur ato ishin studente pranë Akademisë daneze të Arteve të Bukura në Kopenhagën,[13] ato u martuan në 1904, kur Gottlieb ishte vetëm 19 vjeç ndërsa Elbe 22. Ato udhëtuan në Itali dhe Francë, duke u shpërngulur në Paris në 1912, ku Elbe mund të jetonte lirshëm si grua, ndërsa Gottlieb u identifikua si lezbike. Elbes iu atribua çmimi Neuhausens në 1907 si dhe zhvilloi ekspozitën në Muzeun e Artit në Vejle.[14]
Elbe nisi të vishej si grua për të zëvendësuar modelet që Gottliebit i duheshin për të punuar; asaj iu kërkua të vishte geta dhe taka që të ngjasonin me këmbët e modeles.[15][16] Elbe nisi të ndihej komode në veshjet e grave dhe në këtë mënyrë nisi të identifikohej si grua. Në 1913 publiku u shokua kur mori vesh se në fakt modelja që kishte inspiruar punimet artistike të Gottlieb ishte vetë Elbe.
Në 1920 dhe 1930 Elbe nisi të identifikohej gjithnjë e më shumë si grua, duke u veshur si e tillë në festa të ndryshme. Një prej gjërave të saj të preferuara ishte të humbte në rrugët e Parisit gjatë karnavaleve, e veshur si grua. Kur ishte e veshur e tillë, Gottlieb e prezantonte Elben si motrën e saj. Vetëm rrethi vicioz i miqve të saj e dinin që ajo kishte zhvilluar tranzicionin gjinor.
References
Redakto- ^ Hirschfeld, Magnus. Chirurgische Eingriffe bei Anomalien des Sexuallebens: Therapie der Gegenwart, pp. 67, 451–455
- ^ Lili Elbe. andrejkoymasky.com. 17 May 2003
- ^ Meyer, Sabine (2015), »Wie Lili zu einem richtigen Mädchen wurde« – Lili Elbe: Zur Konstruktion von Geschlecht und Identität zwischen Medialisierung, Regulierung und Subjektivierung, p. 15, pp. 312–313.
- ^ "A Trans Timeline – Trans Media Watch". Trans Media Watch. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2019. Marrë më 3 shkurt 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Danish Girl (2015)". HistoryVSHollywood.com. History vs Hollywood. Marrë më 1 shkurt 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Stampa:Better source - ^ Worthen, Meredith (n.d.). "Lili Elbe – Painter". Biography.com. Marrë më 15 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ She and She: The Marriage of Gerda and Einar Wegener. The Copenhagen Post. 3 July 2000
- ^ "Ejner Mogens Wegener, 28-12-1882, Vejle Stillinger: Maler". Politietsregisterblade.dk. Marrë më 30 dhjetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hoyer, Niels (2004). Man into woman : the first sex change, a portrait of Lili Elbe : the true and remarkable transformation of the painter Einar Wegener. London: Blue Boat Books. fq. vii, 26–27, 172. ISBN 9780954707200.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lili Elbe's autobiography, Man into Woman". OII Australia – Intersex Australia. OII Australia. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2015. Marrë më 1 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vacco, Patrick (29 prill 2014). "Les Miserables Actor Eddie Redmayne to Star as Queer Artist Lili Elbe". The Advocate. Marrë më 1 shtator 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Could this be Eddie Redmayne's most challenging role?". Daily Mail. 1 shtator 2015. Marrë më 1 shtator 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Conway's Vintage Treasures". Vintage-movie-poster.com. Marrë më 8 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ The Arts and Transgender. renaissanceblackpool.org
- ^ Gerda Wegener. get2net.dk
- ^ "Lili Elbe (1886–1931)". LGBT History Month. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2015. Marrë më 8 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)