Linda Rama (lindur Basha, më 30 dhjetor 1964) është bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Ajo është një doktore e shkencave ekonomike, hulumtuese shkencore, pedagoge dhe aktiviste civile shqiptare.

Linda Rama
Gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë
KryeministriEdi Rama
Të dhëna vetjake
U lind më
Linda Basha Rama

30 dhjetor 1964 (59 vjeçe)
Tiranë, Shqipëri
Bashkëshortja/etEdi Rama (m. 2010)
Fëmijët
  • Rea
  • Zaho
Profesioni
  • Hulumtuese shkencore
  • Pedagoge
  • Aktiviste
Faqja në rrjetlindarama.al

Profili i përgjithshëm

Redakto

E diplomuar në vitin 1987 në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Rama aktivitetin e saj profesional e nisi në Kombinatin e Tekstilit Tiranë[1] Vetëm një vit pas rënies së komunizmit (1992), u largua nga Shqipëria për të ndjekur studimet pasuniversitare në Pragë, Republika Çeke dhe është e para ekonomiste e pas viteve ’90 -të e kthyer në Shqipëri me titullin "Master në Ekonomi",[2] Në vitin 1996 iu dha grada "Doktore e Shkencave Ekonomike" me punimin "Reforma ekonomike dhe privatizimi masiv në Shqipëri". Në periudhën 1993-1998, Rama ka kontribuar në nivele të larta të administrimit publik (Agjencia Kombëtare e Privatizimit pranë Këshillin e Ministrave), fillimisht në privatizimin e ndërmarrjeve të mëdha dhe strategjike dhe në vitin 1997 – 1998 si Drejtore e Përgjithshme. Në mars të vitit 1999 ajo bashkëthemeloi Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC) dhe u angazhua si konsulente për institucione të ndryshme ndërkombëtare. Rama ka qenë anëtare e Bordit Mbikqyrës të Qendrës për Regjistrimin e Aksioneve që i parapriu çeljes së Bursës në Shqipëri (1996 – 1999), anëtare dhe më tej Kryetare e Bordit Mbikqyrës të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur (2005 – 2010), anëtare e Këshillit Drejtues të Bankës Amerikane të Investimeve (2015 – 2018), si dhe për disa vite lektore e financave ndërkombëtare në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë dhe lektore e politikave publike dhe menaxhimit të riskut publik në Universitetin Europian të Tiranes. Interesi akademik i saj mbetet i ndërthurur ngushtë me ndjeshmërinë ndaj grupeve më të ekspozuara të shoqërisë, si fëmijët, gratë, shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuar apo minoritetet[3] Në vitin 2001 bëhet bashkëthemeluese e Aleancës Shqiptare të Fëmijëve[4] dhe në vitin 2002 shërben si kontribuese e akredituar në Seancat e Komitetit Përgatitor për Sesionin Special të Asamblesë së Përgjithshme të OKB për Fëmijët. Aktualisht ajo vijon të jetë e angazhuar në punën kërkimore në Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC) dhe si konsulente për institucione të ndryshme ndërkombëtare për çështje të ekonomisë, politikave publike dhe zhvillimit njerëzor.

Që prej vitit 2010, ajo është bashkëshortja e Kryeministrit të 33-të të Republikës së Shqipërisë, zotit Edi Rama.

Jeta e hershme

Redakto

Linda Rama ka lindur në një familje autoktone Tiranase. Babai i saj ka qenë instrumentist (bastuba), ndërsa mamaja ka punuar në administratën e Kombinatit të Autotraktorëve në Tiranë. Shkolla e parë e saj ishte shkolla fillore "Kosova", që funksiononte me sistemin eksperimental dygjuhësh (Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë angleze), për të vijuar më tej në shkollën tetëvjecare "20 vjetori" në Tiranë. Shkollën e mesme e kreu për kimi industriale, ndërsa studimet universitare i kreu në degën ekonomi për industrinë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, nga ku diplomohet në vitin 1987 me rezultate të shkëlqyera.[5]

Në vitin 1987, angazhohet si pedagoge me kohë të pjesshme për lëndën "Organizimi dhe Planifikimi i Ndërmarrjeve Industriale". Ajo aplikoi dhe u pranua në vitin 1992 në Universitetin e Europës Qëndrore në Pragë, në të cilin ndjek studimet e thelluara Master në Ekonomi.[nevojitet citimi]

Pas kthimit nga studimet master, ajo riangazhohet si lektore e "Financave Ndërkombëtare" në Universitetin Publik dhe më pas si lektore e lëndës "Politikat Publike dhe Manaxhimi i Riskut Publik" në Universitetin Europian të Tiranës.

Karriera profesionale

Redakto

Përvoja e parë profesionale e Linda Ramës është ajo në Kombinatin e Tekstileve në Tiranë.[6] një ndërmarrje tipike socialiste në të cilën ajo u punësua pas përfundimit të studimeve universitare. Pas marrjes së titullit Master në Ekonomi, ajo rikthehet në Shqipëri për t’u angazhuar në Agjensinë Kombëtare të Privatizimit, institucion në varësi të Këshillit të Ministrave, në pozicion përgjegjës për konceptimin dhe zbatimin e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha dhe strategjike. Në Agjencinë e Privatizimeve, Linda Rama jep një kontribut të rëndësishëm në formulimin e koncepteve moderne të tregut mbi shoqëritë anonime, privatizimin masiv, aksionet, fondet e investimeve, fondet e garancisë, bursën, etj..

Një vit pas përfundimit të punës së saj doktoriale, ajo u emërua Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjensisë Kombëtare të Privatizimit, institucion të cilin e drejton gjatë vitit 1997 dhe 1998.

Paralelisht, Linda Rama specializohet në fushën e tregut të punës dhe ristrukturimit financiar të kompanive. Gjatë studimeve master dhe më pas, Linda Rama kryen një sërë bashkëpunimesh në fushën e kërkimit shkencor.[7] me kërkues dhe profesorë të njohur të vendeve të tjera.

Në vitin 1999 bashkëthemelon "Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor-HDPC", një prej institucioneve të para kërkimore të pavarura (think tank) në Republikën e Shqipërisë. HDPC luan një rol të rëndësishëm në adresimin konstruktiv të debateve të kohës mbi ekonominë, qeverisjen, zhvillimin njerëzor, administratën publike, qeverisjen, zhvillimin rajonal dhe reformat e lidhura me to.

Kërkimi shkencor

Redakto

Autore, bashkëautore e kontribuese e dhjetëra studimeve, raporteve, artikujve e publikimeve për ekonominë, zhvillimin e sektorit privat, qeverisjen, arsimin, zhvillimin njerëzor, qeverisjen, administratën publike të cilat, përpos interesit akademik, janë nxitur edhe nga ndjeshmëria ndaj grupeve më vulnerabël të shoqërisë – gratë, fëmijët, shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuar apo minoritetet.,[8]

Në pothuajse 30 vjet kërkim shkencor, Linda Rama numëron mbi 50 botime të publikuara në Shqipëri dhe në vende të tjera.

Në rolin e autores kryesore, bashkëautores apo kontributores, Linda Rama ka publikuar artikuj, raporte vlerësimi apo monitorimi me institucione të rëndësishme ndërkombëtare, si Banka Botërore, Organizata Botërore e Punës, Organizata e Kombeve të Bashkuara, UNDP, UNWOMEN, Universiteti i Staffordshire, LSE, ETF, CASE Foundation etj.

Ajo ka bashkëpunuar me personazhe të rëndësishme si Leszek Balcerowicz, dy herë zv/Kryeministër dhe Ministër i Financave i Polonisë. Balcerowicz ideatori i një serie reformash të cilat i dhanë fund hiperinflacionit, balancuan defiçitin buxhetor dhe shpërbënë strukturat joefiçente ekonomike në Poloninë e viteve të para post-komuniste; Ewa Balcerowicz, Iraj Hashi, profesor në Staffordshire Business School Arkivuar 30 nëntor 2022 tek Wayback Machine, Alia Moubayed i Middle East Institute, Sergej Tsvetarsky, President i National Statistical Institute Bulgaria, Farhad Merham, Ekspert Ndërkombëtar i ILO, Arjan Gjonçaj, Profesor i asociuar në LSE,Peter Middlebrook.[9]

Profili publik

Redakto

Aktivizmi civil në kauza të barazisë gjinore, mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, të pakicave etnike është zhvilluar ngushtë me punën kërkimore të Lindës.[10] Janë shumë publikime në të cilat Linda është autore kryesore, bashkëautore apo kontribuese që adresojnë situatën e grupeve më vulnerabël të shoqërisë.  Përmirësimi i Marrëdhënieve Etnike në Europën Juglindore[11], Raportet Rajonale të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjecarit në Shqipëri.[12], Raporti i Monitorimit për zbatimin e Dekadës Rome në Shqipëri[13] Zhvillimi i një Sistemi të Qendrueshëm për Adresimin e Dhunës ndaj Grave,[14] Vlerësim i Trafikimit të Fëmijve me qëllim shfrytëzimi.[15], Zbutja e Varfërisë dhe Integrimi Social i Personave me Aftësi të Kufizuara[16]etj., kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në orientimin e politikave publike me fokus tek fëmijët[17],gratë[18] dhe grupet vulnerabël.

Në vitin 2001, Linda Rama së bashku me përfaqësues të 6 organizatave të tjera të shoqërisë civile bashkëthemeloi Aleancën Shqiptare të Fëmijëve, lëvizje e shoqërisë civile në Shqipëri për të drejtat e fëmijve, pjesë e Lëvizjes Botërore për Fëmijët nën moton "thuaj PO për fëmijët". Linda u akreditua nga ana e Kombeve të Bashkuara për të kontribuar në Seancat e Komitetit Përgatitor për Sesionin Special të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Fëmijët, që u mbajt në vitin 2002.

Linda Rama është pjesëmarrëse në disa forume dhe samite të rëndësishme në fushën e të drejtave të njeriut si Samitin Global të Gruas të mbajtur në Tiranë[19] Global Women Club Kosovo [20] Forumin e Grave në Lidership në Dubai[21] Young Muslim Women Summit,[22] UNECOSOC Youth Forum etj. si dhe i është bashkuar WomensEntrepreneurshipDay @CharieBlairFndt në apelin në mbështetje të grave sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulta përkrah Cherie Blair, Hillary Clinton dhe disa personaliteteve të tjera botërore, më pas në apelin Hapi Udhë Vajzave dhe në mars 2022 i dërgoi një mesazh solidariteti Olena Zelenska dhe popullit të Ukrainës.[23]

Linda beson se profili publik i gruas së Kryeministrit mbetet një zgjedhje personale. "Në bërjen e kësaj zgjedhje, bindja ime e parë dhe e pandryshuar është që publiku kërkon dhe meriton protagonizmin efektiv të individit që ka zgjedhur si Kryeministër dhe jo të bashkëshortes së tij.[24]

Me këtë bindje, Linda Rama i ka dhënë kuptim prezencës së saj në publik vetëm kur e ka gjykuar atë si domethënëse dhe të dobishme për publikun. Ajo është dalluar për qëndrimet e saj të qarta lidhur me kauzat që ajo beson. Linda është pozicionuar dhe ka kërkuar vëmendje më të madhe publike për fëmijët, gratë në komunitete, rolin e gruas në media,[25] rolin e gruas në politikë dhe qeverisje etj.

Jeta personale

Redakto

Në vitin 1989, Linda Rama është martuar me Thanas Xhillari dhe së bashku kanë vajzën e tyre Rea Xhillari. Prej vitit 2010, Linda Rama është e martuar me Edi Rama, Kryeministrin e 33-të të Republikës së Shqipërisë. Së bashku, ata kanë një djalë, Zaho Rama, lindur në vitin 2014.[nevojitet citimi]

Familja Rama është një familje me besim të përzierë. Linda Rama është lindur në një familje muslimane. Edi Rama është deklaruar si besimtar katolik, Rea dhe Gregori (djali i Edi Ramës nga martesa e mëparshme) i përkasin besimit ortodoks, ndërsa besimi i Zahos mbetet një zgjedhje e tij.[nevojitet citimi]

Bibliografia

Redakto

Mbi ekonominë[26]

Redakto
  • "Pasiguria shoqërore" (1995)
  • "Privatizimi pesë vjet më pas" (1996)
  • "Agjentët e energjisë, një anketë mbi energjinë në botën pas komuniste" (1996)
  • "Ndryshimi i erërave të tregtisë: anketë mbi ndryshimin e tregtisë ndërkombëtare në vendet në tranzicion" (1996)
  • "Po vjen taksambledhësi – anketë mbi taksat dhe tranzicionin post-komunist" (1997)
  • "Pengesat e hyrjes dhe zhvillimit të firmave të reja në Shqipëri" (1998)
  • "Privatizimi dhe tranzicioni në Shqipëri" (1999)
  • "Nxitja e zhvillimit të ndërmarjeve të vogla nëpërmjet një mjedisi më të mirë për bizneset" (2002)
  • "Barrierat e Hyrjes dhe Ndikimi në Performancën e Firmave në Shqipëri" (2003)
  • "Heqja e pengesave administrative për investimet" (2003)
  • "Shqipëria – Vlerësimi i varfërisë" (2003)
  • "Ruajtja e Rritjes përtej Tranzicionit" (2004)
  • "Ristrukturimi i shpenzimeve publike për të mbështetur rritjen ekonomike, Vol. I" (2006)
  • "Ristrukturimi i shpenzimeve publike për të mbështetur rritjen, Vol. II" (2006)
  • "Analiza e nevojave për aftësi në Shqipëri (2014, 2017)"
  • "Roli i sektorit privat në procesin anëtarësues të Shqipërisë në BE" (2022)

Mbi zhvillimin njerëzor

Redakto
  • "Raporti i zhvillimit njerëzor i Shqipërisë (1998, 2000)"
  • "Kushtet e jetesës dhe pabarazia në Shqipëri"
  • "Raporti i zhvillimit njerëzor, Shqipëria 2002: Sfidat e qeverisjes vendore dhe zhvillimit rajonal"
  • "Nxitja e zhvillimit vendor përmes OZhM-ve: Qarku i Shkodres, Elbasanit, Beratit dhe Dibrës"
  • "Raporti i Zhvillimit Njerëzor për Kosovën 2006, Rinia: Një brez i ri për një Kosovë të re"
  • "Kompetencat e të mësuarit për të nxënë dhe për sipërmarrjen në AFP dhe arsimin e lartë"
  • "Të mësuarit mbi sipërmarrjen, arsimi dhe formimi profesional në Shqipëri"
  • "Raporti i Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë, Funksionaliteti"
  • "Niveli i orientimit në karrierë dhe i këshillimit në universitetet publike dhe private në Shqipëri"
  • "Zhvillimi i vazhdueshëm profesional për mësuesit dhe drejtorët e arsimit profesional në Shqipëri"
  • "Kompetencat digjitale të mësuesve në Shqipëri"

Monitorime dhe vlerësime

Redakto
  • "Shqipëria dhe Objektivat e Mijëvjeçarit"
  • "Trafikimi i fëmijëve në Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Elbasan"
  • "Personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri: lehtësimi i varfërisë dhe integrimi"
  • "Zhvillimi i sektorit të tretë në Shqipëri: Sfidat dhe mundësitë"
  • "Raport i shoqërisë civile për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Integrimit të Romëve në Shqipëri"
  • "Krijimi i një sistemi të qëndrueshëm për trajtimin e dhunës kundër grave në Shqipëri"
  • "Gratë në borde dhe pozicione të larta drejtuese në kompanitë që veprojnë në Shqipëri"
  • "Shtyllat e shoqërisë civile, bashkëpunim më efektiv të sektorit civil e shtetëror në Shqipëri"

Të tjera

Redakto
  • "Varfëria në një tranzicion të zgjatur"
  • "Racionalizimi i shpenzimeve sociale për të përshpejtuar zhvillimin shoqëror"
  • "Strategjia për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Komunës së Gjakovës /Dakovica"
  • "Të nxenit përmes punës në vendet kandidate të BE"
  • "Përmbledhje – Shqipëria 2021"

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Linda Rama-Profile" (në anglisht). 26 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  2. ^ Rama, Linda (13 gusht 2020). "Bashkëshortja e Kryeministrit që diti të jetë gjithmonë Linda".
  3. ^ "idem" (në frëngjisht).
  4. ^ "Të drejtat e fëmijëve, gjithmonë një prioritet i Linda Ramës". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022. Marrë më 28 shkurt 2020.
  5. ^ Rama, Linda (13 gusht 2020). "Linda Rama" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022. Marrë më 13 gusht 2020.
  6. ^ "How has she climbed the ladder of her career and where is she focused at the moment? Linda Rama tells her first job and the moment when she experienced the shocking situation for her". 19 qershor 2021. Marrë më 19 qershor 2021.[lidhje e vdekur]
  7. ^ Rama, Linda. "Linda Rama". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022. Marrë më 7 dhjetor 2022.
  8. ^ Rama, Linda. "Linda Rama". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022. Marrë më 7 dhjetor 2022.
  9. ^ "PETER MIDDLEBROOK" (në anglishte amerikane). 2021.
  10. ^ "Linda Rama". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022.
  11. ^ "Minority Rights in Practice in South-East Europe 2004-2008" (PDF) (në anglisht).
  12. ^ "The Albanian Response to the Millennium Development Goals" (PDF) (në anglisht).
  13. ^ https://s3.eu-central-1.wasabisys.com/itw-linda/Roma_decade__civil-society-monitoring-report_en_RXDoF2u.pdf. Civil Society Monitoring Report on the Implementation of the National Roma Integration Strategy and Decade Action Plan in 2012 in Albania
  14. ^ "DEVELOPING A SUSTAINABLE SYSTEM FOR ADDRESSING VIOLENCE AGAINST WOMEN in Albania" (PDF). elysee.fr (në anglisht).
  15. ^ "Rapid Assessment of Trafficking in Children for Labour and Sexual Exploitation in Albania" (PDF) (në anglisht).
  16. ^ "Persons with diasabiliites in Albania. Poverty Alleviation and integration" (PDF) (në anglisht).
  17. ^ "Të drejtat e fëmijëve, gjithmonë një prioritet i Linda Ramës". javanews.al.
  18. ^ "WOMEN IN BOARDS & SENIOR POSITIONS COMPANIES OPERATING IN ALBANIA" (PDF) (në anglisht).
  19. ^ "A Tale Between Two Times - Global Women Summit" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022.
  20. ^ Rama, Linda. "Global Women Club Kosovo" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022.
  21. ^ "Women in Leadership Economic Forum" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022.
  22. ^ "The Falling Myth of War as a Men's Affair - Young Muslim Women Summit, UN ECOSOC Youth Forum" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022. Marrë më 7 dhjetor 2022.
  23. ^ "Mes" (në anglisht). Marrë më 12 mars 2020.
  24. ^ "We're all here to leave a decent mark behind". londonbusinessmagazine.com (në anglisht).
  25. ^ "You are destined to make the difference - Event with Women Journalists". lindarama.al (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022. Marrë më 7 dhjetor 2022.
  26. ^ Rama, Linda. "Lista e publikimeve shkencore". https://lindarama.al/en/works/. {{cite web}}: |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |access-date= dhe |website= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)