Linda Spahiu koleksioniste dhe mjeke pediatre e njohur shqiptare. Autore dhe realizuese e Muzeut Privat Etnografik Trojet me kostume kombtare nga të gjitha krahinat shqiptare të ekspozuara në modernitet. Linda është studjuese, restauruese dhe krijuese e Institutit Mbarëkombtar TrojetTiranë së bashku me etnografen Afërdita Onuzi nga Instituti i Kulturës Popullore.

Linda Spahiu

Jeta profesionale Redakto

  • Personalitet në botën e gruas shqipe si mjeke humane e shëndetit shpirtëror dhe biologjik të Fëmijës, Linda i dha zë në publik dhe i përuroi dijet e saj shumëplanëshe fillimisht në mikrofonin e Radio Tirana me gazetaren Valdete Antoni. Dukuri si Narcizmi, Nekrofilia, Gjuha universale e Fëmijës të referuara nga psikologjia moderne dhe autorët bashkohorë u trajtuan premierë për veshin e dëgjuesit shqiptar. Linda prezantoi e para modelin i edukimit me në qendër të Fëmijën e pastaj rrathët e familjes,shoqërisë e komunitetit. Këto forma dhe pyetje të ngritura si problematika gjithkohore, tingëlluan ndryshe tek publiku; si vlera të reja të një sistemi tjetër që solli koha e ndryshimeve. Më vonë me hapjen e televizioneve private në Shqipëri, si mendimtare Linda ndonëse e distancuar nga ekranet, ka merituar një vend të zgjedhur në panelet e të ftuarve në programe të ndryshme kulturore dhe sociale.
  • Kontributet në rrafshin e shoqërisë civile fillojnë në vitin 1999 pas eksodit në Shqipëti të Luftës së Kosovës, kur Linda realizon si drejtuese ardhjen dhe qëndrimin e fondacionit Christian Children's Fund dhe disa projekteve të UNICEFBathore, Kamëz, të Tiranës e më vonë në Kukës. Kjo ndihmoi në ndryshimin e mentalitetit dhe zhvillimin e zonave rurale me programe psiko-sociale që synuan integrimin e fëmijëve dhe komunitetit migrator të të ardhurve pas viteve '90 nga zonat e Veriut të vendit në kryeqytetin shqiptar.

Referime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto