Lista e tempujve Çola në Bangalore
Dinastia Chola ishte një nga dinastitë më jetëgjata në Indinë Jugore. Në Bangalore dinastia Chola sundoi afërsisht një shekull ndërsa Dinastia Ganga sundoi nga shekulli i I deri në shekullin e X. Dinastia Ganga sundoi mbi Gangawadin dhe Kongu Nadunë deri në shekullin e X. Zemra e Dinastisë Chola ishte lugina pjellore e lumit Kaveri, por ata sunduan një zonë në mënyrë domethënëse më të madhe në kulmin e fuqisë së tyre, duke përfshirë edhe Bangaloren e sotme. Gjatë mbretërimit të Rajaraja Cholas I—rreth vitit 1004—dinastia Chola mori nën kontroll Bangaloren pasi mundi Dinastinë Perëndimore Ganga. Gjatë sundimit të tyre, ata ndërtuan shumë tempuj brenda dhe përreth Bangalores si Tempulli Domlur Chokkanathaswamy, Tempulli Mukthi Natheshwara, Tempulli Choleswara dhe Tempulli i Vjetër Madiwala Someshwara ndër më të shquarit. Tempulli Chokkanathaswamy në Domlur, mbishkrimet më të hershme të të cilit datojnë nga shekulli i X,[1] është tempulli më i vjetër në qytet.[2] Fillimisht i ndërtuar nga Raja Raja Chola I,[1] tempulli u rikonstruktua më vonë nga perandorët Hoysala dhe ata Vijayanagara.[3] Hyjnia kryesuese e tempullit ishte Shiva, por më vonë u ndërtua një tempull i Vishnut për banorët vendorë që ishin kryesisht vaishnavitë.[1] Sundimi Chola në Karnataka përfundoi në vitin 1117 nga Perandoria Hoysala. Megjithatë disha nga punëtorët tamilë të periudhës Chola vazhduan të qëndrojnë në Karnataka dhe si rezultat tempujt Hoysala kanë mbishkrime tamile në ta. Më vonë, Gangaraja një gjeneral i mbretit Hoysala, Vishnuvardhana i përzuri tamilët nga Karnataka Jugore duke përfunduar kështu periudhën e mbishkrimeve tamile. Mbretërit Hoysala ndërtuan Tempujt Someshwara përgjatë mbretërisë së tyre. Tempulli tipik Someshwara ka një pellg zambaku ose një taverekere të përfshirë. Tempulli Someshwara në Madiwala u ndërtua rreth vitit 1247.[4] Tempulli Someshwara në Halasuru është një nga më të vjetrit në qytet, ndërsa hyjnia kryesore është Nandi, zota të tjerë si Brahma dhe Vishnu janë gjithashtu të adhuruar këtu.[5] Megjithëse në zanafill i ndërtuar nga mbretërit Hoysala, ai u rikonstruktua më vonë nga Kempegowda, i cili ndërtoi Rajagopuramin dhe ndërtoi muret rreth tempullit.[6] Tempulli 800vjeçar Tempulli Kaalikaamba Kamatheshwara në Basavangudi është tempulli i dytë më i madh në qytet.[7]
Lista tempujve
RedaktoNr. | Emri | Vendi | Periudha / Mbishkrimi më i hershëm | Referime. |
---|---|---|---|---|
1 | Tempulli Someshwara Swamy | Agara | 1500 vjeçar | |
2 | Tempulli Someshwara | Marathahalli | v. 1508 | [8] |
3 | Tempulli Halasuru Someshwara | Halasuru | [9] | |
4 | Tempulli i Vjetër Madiwala Someshwara | Madiwala | v. 1247 | [4] |
5 | Tempulli Eshwara | Kengeri | v. 1050 | [10] |
6 | Tempulli Domlur Chokkanathaswamy | Domlur | shek. i X | [1] |
7 | Tempulli Mukthi Natheshwara | Binnamangala | v. 1110 | |
8 | Tempulli Kashi Vishweshwar | Kadugodi | periudha e Rajendra Cholas | |
9 | Tempulli Kaalikaamba Kamatheshwara | Nagarathpet | shek. i XIII | [11] |
10 | Tempulli Vasantha Vallabharaya | Vasanthapura | ||
11 | Tempulli Dharmesvara | Kondrahalli | v. 1065 | [12] |
12 | Tempulli Sri Madduramma | Huskur | shek. i XI | [13][14] |
13 | Tempulli Sri Ananda Lingeshwara | Hebbal |
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d Priyanka S Rao (19 maj 2012). "Chokkanatha: The city's oldest temple". The New Indian Express. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 26 gusht 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ U B, Githa. "A Chola temple in Domlur!". Deccan Herald. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2015. Marrë më 17 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Priyanka S Rao (16 maj 2012). "History on the walls of a temple". The New Indian Express. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 22 gusht 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Ancient temple; bustling junction". Deccan Herald. Marrë më 26 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Souvenir of the Chola dynasty". The New Indian Express. 2 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 22 gusht 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ S. K. Aruni (11 tetor 2013). "The kalyani that holds a 1,000-year history". The Hindu. Marrë më 22 gusht 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ MK Madhusoodan. "Heritage temple in ruins; govt unmoved". DNA Syndication. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 26 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ S.K. Aruni (11 janar 2012). "Of inscriptions and the medieval period". The Hindu. Marrë më 26 gusht 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dynamics of Language Maintenance Among Linguistic Minorities: A Sociolinguistic Study of the Tamil Communities in Bangalore; Central Institute of Indian Languages, 1986, fq. 7
- ^ Patrao, Michael (2 shkurt 2009). "A place of historical significance". DeccanHerald. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2013. Marrë më 26 gusht 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Madhusoodan, MK (16 janar 2011). "Heritage temple in ruins; Karnataka government unmoved". Daily News and Analysis. Marrë më 27 gusht 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Saligrama Krishna Ramachandra Rao: Art and Architecture of Indian Temples; 1993, Kalpatharu Research Academy, fq. 222
- ^ P. Padmanabha: District Census Handbook, Series 14, Mysore: Bangalore; India (Republic). Office of the Director of Census Operations, Mysore; 1973, Govt. Press.; fq. 247
- ^ Saligrama Krishna Ramachandra Rao: Art and Architecture of Indian Temples; 1993, Kalpatharu Research Academy, fq. 214
Bibliografia
Redakto- Aditi De: Multiple City: Writings on Bangalore; 2008, Penguin Books India, isbn 978-0-14-310025-6.
- P. Padmanabha: District Census Handbook, Series 14, Mysore: Bangalore; India (Republic). Office of the Director of Census Operations, Mysore; 1973, Govt. Press.
- Saligrama Krishna Ramachandra Rao: Art and Architecture of Indian Temples; 1993, Kalpatharu Research Academy.
- Dynamics of Language Maintenance Among Linguistic Minorities: A Sociolinguistic Study of the Tamil Communities in Bangalore; Central Institute of Indian Languages, 1986, fq. 7