Lojërat Olimpike

ngjarje e madhe ndërkombëtare shumë-sportive
(Përcjellë nga Lojra Olimpike)

Lojërat Olimpike (anglisht: Olympic Games; frëngjisht: Jeux Olympiques) janë një ngjarje sportive ndërkombëtare e sporteve verore dhe dimërore në të cilat mijëra atletë nga e gjithë bota marrin pjesë në një larmi garash. Like knë botë me më shumë se 200 vende pjesëmarrëse. Lojërat Olimpike mbahen çdo katër vjet, me Lojërat Verore dhe Lojërat Dimërore të alternuara çdo katër vjet, me nga dy vjet larg njëra tjetrës.

Përmbledhje

Redakto

Fillimi i riorganizimit të Lojërave Olimpike moderne u frymëzua nga Lojërat Olimpike Antike, të cilat mbaheshin në Olimp, të Greqisë, nga shekulli VIII p.e.s. deri në shekullin e IV të erës sonë. Baroni Pierre de Coubertin si themelues i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1894, njëkohësisht bëri edhe rifillimin e organizimit të lojërave të para moderne olimpike në Athinë në vitin 1896. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është organi drejtues i Lëvizjes Olimpike, me Kartën Olimpike që përcakton strukturën dhe autoritetin e saj.

Evolucioni i Lëvizjes Olimpike gjatë shekujve XX dhe XXI ka rezultuar në disa ndryshime në Lojërat Olimpike. Disa nga këto rregulla përfshijnë themeimin e Lojërave Olimpike Dimërore për sportet e borës dhe akullit, Lojërat Paralimpike për atletët me aftësi të kufizuara, Lojërat Olimpike Rinore për sportistët e moshës 14 deri në 18 vjeç, pesë lojërat kontinentale (Pan Amerikane, Afrikane, Aziatike, etj.) Evropiane, dhe Paqësorit), si dhe Lojërat Botërore për sporte që nuk kontestohen në Lojërat Olimpike. Olimpiada e të Shurdhërve dhe Olimpiada Speciale gjithashtu janë miratuar nga IOC e cila është dashur të përshtatet me një larmi përparimesh ekonomike, politike dhe teknologjike. Abuzimi i rregullave amatore nga vendet e Bllokut Lindor bëri që IOC të largohej nga amatorizmi i pastër, siç është parashikuar nga Coubertin, në lejimin e pjesëmarrjes së atletëve profesionistë. Rëndësia në rritje e mediave masive krijoi çështjen e sponsorizimit të korporatave dhe komercializimit të Lojërave. Luftërat botërore çuan në anulimin e Lojërave të viteve 1916, 1940 dhe 1944. Bojkotime të mëdha gjatë Luftës së Ftohtë kanë kufizuar pjesëmarrjen në Lojërat e viti 1980 dhe 1984.[1]

Lëvizja Olimpike përbëhet nga federatat ndërkombëtare sportive (IF), Komitete Olimpike Kombëtare (NOC), dhe komitete organizuese për çdo Lojë Olimpike specifike. Si organ vendimmarrës, IOC është përgjegjës për zgjedhjen e qytetit pritës për secilin organizim përfshirë këtu edhe financimin e Lojërave sipas Kartës Olimpike. IOC gjithashtu përcakton programin Olimpik, i cili përbëhet nga sportet që do të kontestohen në Lojëra. Ekzistojnë disa rituale dhe simbole olimpike, të tilla si flamuri olimpik dhe pishtari, si dhe ceremonitë e hapjes dhe mbylljes. Mbi 14,000 atletë garuan në Lojërat Olimpike Verore 2016 dhe Olimpiadën Dimërore 2018 të kombinuara, në 35 sporte të ndryshme dhe mbi 400 ngjarje sportive. [2] [3] Përfundimtarët e vendit të parë, të dytë dhe të tretë në çdo ngjarje marrin medalje olimpike: përkatësisht medalje ari, argjendi dhe bronzi.

Lojërat janë rritur aq shumë sa që tani përfaqësohet pothuajse çdo komb. Kjo rritje ka krijuar sfida dhe polemika të shumta, duke përfshirë bojkotin, dopingun, ryshfetin dhe një sulm terrorist në vitin 1972. Çdo dy vjet Olimpiada dhe ekspozimi i saj në media u japin mundësi atletëve të arrijnë famë kombëtare dhe nganjëherë ndërkombëtare. Lojërat gjithashtu përbëjnë një mundësi që qyteti nikoqir dhe vendi të shfaqen para botës.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "No Boycott Blues" (në anglisht). Marrë më 6 janar 2017.
  2. ^ "Rio 2016 Summer Olympics - results and video highlights". International Olympic Committee (në anglisht). 17 prill 2018. Marrë më 23 nëntor 2019.
  3. ^ "PyeongChang Olympics | Next Winter Games in Korea". International Olympic Committee (në anglisht). 18 shtator 2019. Marrë më 23 nëntor 2019.

Bibliografia

Redakto