Luçiano Bardhi
Ky artikull është duke u vlerësuar për grisje nga komuniteti i Wikipedisë. Ju lutemi jepni mendimet tuaja në këtë çështje në Forumin e Grisjes. |
Tema e këtij artikulli mund të mos plotësojë kriteret e Wikipedisë për shquarësinë e biografive. |
Luçjano Bardhi (lindur më 13 dhjetor 1999)[nevojitet citimi] është një mjek shqiptar imazherist[1] dhe nutricionist. Ai punon si këshillues ushqimor, dhe e cilëson veten "mjek holistik".[2][3]
Bardhi filloi edukimin e tij në Kuçovë, ku kreu arsimin fillor dhe të mesëm përpara se të vijonte studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në degën Radiologji-Mjekësore. Pas diplomimit në vitin 2021 dhe licencimit një vit më pas, ai kreu praktikën profesionale në Spitalin Rajonal të Beratit dhe në QSUT në Tiranë.[nevojitet citimi]
Në vitin 2023, Bardhi zgjeroi ekspertizën e tij duke ndjekur certifikime në shkencën e ushqimit dhe suplementet ushqimore, si dhe në shkencën bimore për bimët mjekësore. Aktualisht, ai është duke përfunduar një kualifikim të avancuar në nutricion nga Akademia Italiane DermoLife.[4]
Përveç karrierës së tij profesionale, Bardhi është një figurë e njohur publike si drejtues i një emisioni shëndetësor në televizionin NTV për tre vite. Në vitin 2024, ai botoi librin e tij të parë, “Udhëtimi i ushqimit në trupin tonë”, duke eksploruar proceset biologjike dhe shkencore të metabolizmit, dhe është në proces të krijimit të një libri të dytë.[5][6]
Deklaratat televizive
RedaktoNë emisionin ABC e Mëngjesit, ai ka thënë se "dhimbja e kokës nuk ekziston", duke e quajtur problem të traktit tretës ku "projektohen mbi 30% të neuroneve tona".[7]
Referime
Redakto- ^ "Myku në gojë/ Bardhi: Gjuha tregon problemet me sistemin tretës, vaji i kanellës dhe propolis janë trajtimi efikas". MCN TV. Marrë më 2025-01-08.
- ^ "Rreth meje – Luciano Bardhi". Marrë më 2025-01-08.
- ^ Latifi, Megi (23 janar 2024). "Luçiano Bardhi, mjeku që ka fituar zemrën e publikut shqiptar përmes dijeve". CRI Online Shqip/Radio Ejani. China Radio International. Marrë më 2025-01-07.
- ^ "Mjeku holistik, Luçiano Bardhi, është studenti më i ri i programit 1-vjeçar të nutricionit pranë Dermolife Academy. Dr. Bardhi ka zgjedhur të ndjekë studimet 100% online". Instagram. 29 korrik 2024. Marrë më 2025-01-08.
- ^ "Luçiano Bardhi: Ja oraret kur duhet ta marrni vitaminën D gjatë ditës- Në Shtëpinë Tonë - Top Channel". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-01-07.
- ^ "Mjeku Bardhi rrëfen botimin e tij të parë: Libri nuk trajton sëmundjet, por të kuptosh se si udhëton ushqimi në trupin tonë". MCN TV. Marrë më 2025-01-07.
- ^ "Dhimbja e kokës nuk ekziston: Mjeku shpjegon deklaratën virale". Revista Kosovarja. 2023-02-03. Marrë më 2025-01-08.