Wikipedia:Forumi i Grisjes
Këtu votohet për grisjen e faqeve të ndryshme. Grisja e faqeve mund të bëhet nga një administrator në rast keqbërjeje të qartë, mungese të plotë shquarësie në tematikën e trajtuar, shkeljen e të drejtave të autorit apo arsye të tjera të ngjashme që mund të nxisin procedura të ashtuquajtura "grisje të shpejta". Për faqet që kanë ekzistuar për një farë kohe apo për ato faqe për të cilat dikush mendon që duhet një diskutim më i gjerë nga komuniteti përpara se të veprohet mund të përdoret kjo faqe.
Për të kandiduar një faqe për grisje, shkruani titullin e saj në pjesën e mëposhtme dhe përdorni butonin blu. Kini parasysh se nëse faqja e propozuar nuk është një artikull, si pjesë e titullit duhet shënuar dhe parashtesa, për shembull Stampa:Shembull. Butoni i mëposhtëm funksionon për çdo hapësirë teknike përveç kategorive. Nëse doni të shtoni një kategori, kërkoni ndihmën e një administratori për ta bërë kandidaturën në formë manuale.
Pasi ta keni publikuar kandidaturën, kërkesën e plotësuar vendoseni në pjesën Kërkesa në proces grisjeje në formën {{Wikipedia:Forumi i Grisjes/Kërkesë për grisje/Titulli}}.
Gjatë diskutimit mund të përdorni stampat {{PËR}}, {{KUNDËR}} ose {{ASNJANËS}} te hapësira e votimit për të shprehur në mënyrë të përmbledhur mendimin tuaj në lidhje me grisjen e faqes. Kini parasysh se vlera numerike e votave shërben për të dhënë një përmbledhje të shkurtër të diskutimit por vendimi përfundimtar merret në bazë të argumenteve të dhëna te hapësira e diskutimit. Pasi diskutimi të ketë marrë kohën e duhur për t'u ezauruar, një administrator do ta mbyllë atë dukë dhënë përfundimin dhe duke zbatuar vendimin e zgjedhur.

Kërkesa në proces grisjeje
Artikujt mbi pullat postare të Shqipërisë
Lista e artikujve:
- Pulla postare për Pavarësinë e Shqipërisë
- Pulla postare shqiptare: Italia-Shqipëria 2010, dy popuj, një det, një Miqësi
- Pulla postare shqiptare: Rruga Durrës – Kukës
- Pulla postare shqiptare: Tulipa albanica Kit Tan & Shuka (Tulipani shqiptar)
- Pulla postare shqiptare: Turizmi malor – Valbona
- Pulla postare shqiptare: Vallja popullore në Shqipëri
- Pulla postare: 100-vjetori i Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare
- Pulla postare: Albanologë të shquar të huaj
- Pulla postare: Flora shqiptare
- Pulla postare: Nudo në artin figurativ shqiptar
Arsyeja: Përmbajtje joenciklopedike. --Olsi (diskutimet) 12 janar 2025 15:55 (CET)
Votimi
- Grisi - Olsi (diskutimet) 12 janar 2025 15:55 (CET)
- Grise - Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 12 janar 2025 16:46 (CET)
- ASNJANËS - Artikujt aktualë janë në një gjendje të dobët, por me përpjekjen e duhur, mund të shpëtohen duke përmirësuar dhe organizuar informacionin që përmbajnë. Një mundësi tjetër mund të jetë bashkimi i tyre në një ose më shumë artikuj të përmbledhur. Në Wikipedia-t e ndryshme ekzistojnë artikuj të dedikuar për pulla specifike ose prerje të veçanta kartëmonedhash, duke treguar se një qasje e tillë është e mundshme. Megjithatë, duke marrë parasysh kalimin e kohës dhe mungesën e përpjekjeve për përmirësim deri tani, mund të jetë më e arsyeshme të rishkruhet materiali nga e para, në vend që të tentohet shpëtimi i një përmbajtjeje të pamjaftueshme apo të pavlefshme. - Klein Muçi (diskutimet) 15 janar 2025 10:48 (CET)
- KUNDËR Grisjes - Besoj qe pullat jane vlere e kombit dhe vlene te mbahen per arsye te shumta. Mundesia se si te organizohen besoj se eshte te perpilohen ne nje te vetem (e kam parasysh qe wikit e tjere i mbajne ne artikuj te vecante., por ne kete rast qe nuk ka permbajtje te mjaftueshme sa per te mos i grisur te gjitha, them te i bashkojme ne nje te vetem.. deri ne nje kohe kur te jene rrethanat me te favorshme per ndarje te tyre ne shume artikuj..). --Leutrim.P (diskutimet) 20 janar 2025 20:20 (CET)
- KUNDËR Grisjes. - Zbulimi 29 janar 2025 11:34 (CET)
Diskutimi
Ta quajme "Pullat Postare Shqiptare", "Pullat Postare të Shqiperisë" apo "Pullat e Postës Shqiptare".. dhe ti permbledhim permbajtjet aty para se te grisen artikujt e vjeter.. --Leutrim.P (diskutimet) 20 janar 2025 20:20 (CET)
Stampa u shtua nga; @Përdoruesi:Fallbackintoreality. Arsyeja; "Nuk ka vlerë enciklopedike". E listova për arsye vjetërsie (v.2010).
Votimi
- PËR - --Leutrim.P (diskutimet) 20 janar 2025 20:35 (CET)
- PËR nuk ka vlerë enciklopedike, dhe nuk veçohet si i shquar libri - Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 30 janar 2025 16:14 (CET)
- ASNJANËS - Më vë në mëdyshje fakti që vendosëm t'i ruanim artikujt për librat përgjithësisht. Nëse grisim këtë a do të thotë kjo se nuk do të pranojmë asnjë artikull për librat didaktikë si ky? Vazhdimisht nxirren libra me ushtrime të ndryshme për lëndë të ndryshme në nivele të ndryshme (Çelësi i Gjuhës, Ushtrime Kimie të Zgjidhura, etj.) - Klein Muçi (diskutimet) 5 shkurt 2025 20:29 (CET)
Diskutimi
@Përdoruesi:Klein Muçi, ateher perse nuk je Kunder Grisjes?. Besoj se grisja ne kete rast nuk vjen per arsye mungese shquaresie por per permbajtje te pamjaftueshme, Them ta heqim e dikush me vone do e rikrijoj edhe me te mire.. ky eshte rasti me disa artikuj qe vlejne per t'u lene por nuk plotesojne kriteret. Per momentin besoj se nuk mund ta leme ne ate gjendje, nje problem tjeter eshte qe skemi kohe ti perditesojme te gjithe, keshtu qe shumica qe si plotesojne kriteret do duhet te grisen, me shpresen qe me vone te rikrijohen edhe me te mire. Duke i hapur rruge cilesise e modernizimit. -Leutrim.P (diskutimet) 7 shkurt 2025 01:30 (CET)
- @Leutrim.P, nuk jam kundër grisjes pasi kam qenë i dyzuar për çështjen e librave që në fillim. Nuk isha i sigurt nëse do të vendosnim t'i mbanim "tërë" (pjesën më të madhe në fakt) artikujt për librat apo jo. Vendosëm pak a shumë që po, sidomos pas ndihmës së përdoruesit Zbulimi. Tani na dolën disa lloje librash që mbase mund të mos i mbajmë. Grisja e këtij libri më krijon përshtypjen që vendos një precedent për të vepruar në mënyrë të ngjashme me libra të së njëjtës natyrë dhe jam i sigurt që do të na dalin së shpejti artikuj për libra të tillë. Punime didaktike me shumë redaktorë që shërbejnë për ndihmë në një fushë të caktuar, si ato që kam përmendur. Disa prej tyre, si ato që nisin me paradigmën "Çelësi i..." gëzojnë njëlloj shquarësie por përsëri s'jam i sigurt nëse meritojnë artikuj apo jo (mbase 1 të përbashkët?). I mëshoj çështjes së shquarësisë pasi atë e shoh si problemin kryesor për rastin e librave. Për sa i përket përmbajtjes së pamjaftueshme deri tani nuk kemi pasur probleme shumë në atë drejtim pasi ka ndihmuar përdoruesi i lartpërmendur. Unë do të jem dakord me çfarëdo të vendoset në fund (po nuk pati ndonjë argument të më bëjë të anohem nga ndonjë krah më shumë) por thjesht dua që të jemi të vetëdijshëm for the bigger picture: Në shumë raste, kur po vendosim për të grisur apo për të ruajtur diçka, jemi duke vendosur gjithashtu pak a shumë dhe për fatin e elementëve të tjerë në të njëjtën kategori. (Edhe pse përjashtime ka sa të duash.) - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 01:50 (CET)
- @Përdoruesi:Klein Muçi, ne ate rast kerkojme nga, @Fallbackintoreality, te mos shtoje libra per grisje siq pata kerkuar me pare derisa ti perditesojme si duhet e te vendosim me pas si te vazhdojme. Mos shtoni stampa per grisje ne artikuj te librave, qeshtja e librave eshte ne proces. Nese mund ta shtosh te njejtin tekst qe thash ketu edhe te qeshtja e librave ne krye te diskutimit.. qe as te tjeret te mos i shtojne per grisje.. me vone merremi me to. Largoje dhe kete artikull te kandiduar per grisje nga faqja per grisje. -Leutrim.P (diskutimet) 7 shkurt 2025 02:31 (CET)
- Nuk e di nëse përdoruesi @Fallbackintoreality e gjeti rastësisht këtë libër apo kontrolloi tërë listën e librave dhe vetëm ky dilte ndryshe nga të tjerët. Nëse është e fundit, mbase ia vlen të diskutohet veçmas, nëse është e para, mbase do të ishte mirë të diskutohej në grup me libra të tjerë të ngjashëm që mund të kenë të njëjtin fat (nëse ekzistojnë). - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 02:35 (CET)
- E gjeta si pasojë e redaktimit sefte, më 12 janar u shfaq në Ndryshimet e fundit, e pastaj e lexova për çka po bëhet fjalë. Precedenti që po shtrihet këtu është jo që librat didaktikë t'i skualifikojmë prej mbulimit - tek e fundit shtatë gjuhë të tjera kanë kategori të pasura. Por dallimi i këtij artikulli me ato që dokumentohen në wiki të tjera është që ato - dhe sidomos librat e ushtrimeve dhe problemeve matematikore - kanë informata rreth sfondit ose kontekstit më të gjerë. Kjo nuk ka, dhe asnjë burim s'e ka. Më e shumta që do ia kisha falë personalisht është që ky, Olimpiadat kombëtare të matematikës 1 (libër) dhe Olimpiadat kombëtare të matematikës 3 (libër) të bashkohen në një artikull për krejt modulin. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 7 shkurt 2025 03:13 (CET)
- Eh, pikërisht. Kjo është ajo që doja të thoja kur përmenda "the bigger picture" edhe pse nuk e dija për ekzistencën e dy vëllimeve të tjera që sapo përmende. Mbase duhet lajmëruar përdoruesi @Zbulimi, që ka ndihmuar shpeshherë në shpëtimin e rasteve të tilla, nëse ka interes për çështjen në fjalë. Bashkimin apo zgjerimin ose grisjen (inviduale ose në grup). - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 13:42 (CET)
- Rastisa në një libër tjetër, pjesë e të njëjtit grup, duke kërkuar te faqet e shkurtra: Ushtrime e problema të fizikës 8. Besoj se ka dhe të tjerë. Mirë do të ishte t'i grumbullonim këtu e mbase të jepnim një vendim gjithpërfshirës. - Klein Muçi (diskutimet) 8 shkurt 2025 11:37 (CET)
- Problema fizike cilësore të zgjidhura, edhe një. - Klein Muçi (diskutimet) 8 shkurt 2025 11:43 (CET)
- Tabela e logaritmeve, edhe një. Qenkan shumë të tillë. Duhet përpiluar një listë mendoj e të bëhet një gjykim i përgjithshëm. - Klein Muçi (diskutimet) 8 shkurt 2025 11:45 (CET)

Artikujt mbi novelat grafike ndër vite
Kategoria:Vite në strip përmban 119 artikuj të krijuar mbi 10 vjet më parë, fatkeqësisht të gjitha bosh. Ky është pjesë e një problemi më të gjerë ku përgjithësisht artikujt për vitet janë ose bosh ose me përmbajtje të dëmtuar ndër vite. Duke u përpjekur për ta cekur pak si çështje, propozoj grisjen e artikujve të kategorisë më sipër (nëse nuk zotohet kush të mbushë përmbajtjen e atyre faqeve). Kjo mund të jetë dhe pikënisja e një veprimtarie më të gjerë në lidhje me kategoritë e përfshira te Kategoria:Ngjarje sipas vitit apo dhe te kategoria mëmë e saj apo më sipër ende. - Klein Muçi (diskutimet) 5 shkurt 2025 15:20 (CET)
Votimi
Grisi - Klein Muçi (diskutimet) 5 shkurt 2025 15:20 (CET)
Grisi - për grisje deri sa të ketë një komunitet më të gjerë për ta arsyetuar një grup artikujsh të tillë. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 5 shkurt 2025 17:05 (CET)
Grisi - Pajtohem me Fallbackintoreality. -Leutrim.P (diskutimet) 7 shkurt 2025 02:14 (CET)
Diskutimi
Mungesë përmbajtjeje. Propozuar nga përdoruesi Fallbackintoreality.
Votimi
Mbaje - Pas paraqitjes në Big Brother gjasat janë që personi në fjalë do të bëhet më i shquar në një të ardhme të afërt. Informacioni për të ama duhet shtuar se në gjendjen aktuale është goxha i dobët. - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 01:28 (CET)
Grise - Permbajtje e pamjaftueshme. (Ne te ardhmen mund te rikrjiohet brenda kritereve). -Leutrim.P (diskutimet) 7 shkurt 2025 02:04 (CET)
Diskutimi
Nga stampa për grisje, e shtova për arsye vjetërsie.
Votimi
Diskutimi
Nga stampa për grisje, e shtova për arsye vjetërsie.
Votimi
- Grise - Nëse nuk mund të dalë ndokush që ta përditësojë përmbajtjen e artikullit (nëse supozojmë se ekzistojnë ende klube sportive në Gjermani me përmbajtje tërësisht shqiptare – nuk jam i informuar personalisht), jam pro grisjes. - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 14:05 (CET)
- Grise - Nuk e di pse është e rëndësishme për një listë të klubeve shqiptare në gjermani. Si propozuesi origjinal. - Velocitas34 (diskutimet) 7 shkurt 2025 19:05 (CET)
- Grise - -Leutrim.P (diskutimet) 8 shkurt 2025 11:15 (CET)
Diskutimi
- U miratua — Leutrim.P (diskutimet)
Nga stampa për grisje, e shtova për arsye vjetërsie.
Votimi
Diskutimi
Nga stampa për grisje, e shtova për arsye vjetërsie.
Votimi
ASNJANËS - Si në raste të tjera të ngjashme, unë jam për ekzistencën e artikujve të veçantë dedikuar veprave specifike. Problemi është se kush do t'i shkruajë. Nëse zotohet kush të zgjerojë përmbajtjen, jam për mbajtjen. Në të kundërt, jam për grisjen. Vepra në fjalë përmendet te artikulli i piktorit Bukurosh Sejdini gjithsesi (i cili gjithashtu nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme). - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 14:11 (CET)
Diskutimi
Nga stampa për grisje, e shtova për arsye vjetërsie.
Votimi
- Grise - Velocitas34 (diskutimet) 8 shkurt 2025 10:00 (CET)
Diskutimi
Hera e fundit që u redaktua ishte nga përdoruesi AXRL në vitin 2010 (para kërkimit të grisjes).
Votimi
- Grise - Si propozuesi. - Velocitas34 (diskutimet) 7 shkurt 2025 19:09 (CET)
- Grise - Nuk ka burime. Permbajtje e manget. -Leutrim.P (diskutimet) 8 shkurt 2025 11:19 (CET)
Diskutimi
Nga stampa për grisje, e shtova për arsye vjetërsie.
Votimi
- Grise Si propozuesi. Duket më shumë si reklamë, nuk është përditësuar edhe nuk ka referime. - Velocitas34 (diskutimet) 8 shkurt 2025 10:04 (CET)
- Grise - Permbajtja nuk eshte nga pikepamje neutrale. -Leutrim.P (diskutimet) 8 shkurt 2025 11:17 (CET)
Diskutimi
Nga stampa për grisje, e shtova për arsye vjetërsie. (shtoi stampen; Velocitas34)
Votimi
- Grise - Ska burime. -Leutrim.P (diskutimet) 8 shkurt 2025 11:29 (CET)
- Grise - Si propozuesi. -Velocitas34 (diskutimet) 8 shkurt 2025 17:59 (CET)
- Mbaje - Votoj për ta mbajtur. Artikulli ngjan t'i ketë informacionet bazë dhe madje dhe përmbajtjen. Duhet thjesht të strukturohet. (Mundësisht të shtohen dhe burime.) - Klein Muçi (diskutimet) 8 shkurt 2025 22:24 (CET)
Diskutimi
Faqja është vetëm deklarata e pavarësisë, e patjetërsuar nga dokumenti origjinal, dhe ekziston tek wikisource:Deklarata e Pavarësisë së Kosovës. Përmbajtja enciklopedike që mund të kishte gjendet tek Shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 11 shkurt 2025 22:08 (CET)
Votimi
- Grise - si nominuesi, sipas arsyetimit më lart. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 11 shkurt 2025 22:09 (CET)