Gani Gashi apo Gani Ismail Gashi (Lindur më: 27 Shkurt 1944 në Mramor, Prishtinë) është piktorë kosovar i njohur në Ballkan.[1]

Gani Gashi
Lindi(1944-02-27)27 shkurt 1944
KombësiaShqiptar
ArsimiAkademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë
Vite aktiviteti1968–vijon
Njohur përPikturë, grafikë, vizatim
Vepra të shquara
Bashkëshorti/jaSabrie Gashi (m. 1961)
Fëmijë5
ÇmimetDoctor Honoris Causa, Academie Europeene des Arts Paris, 2022
Faqja në rrjetgg-group.net/atelier

Biografia

Redakto

U lind më 27 shkurt 1944 në fshatin MramorPrishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale në Prishtinë në vitin 1963. Akademinë e Arteve Figurative (drejtimi i grafikës) si dhe studimet pasdiplomike i mbaroi në Prishtinë. Nga viti 1963 deri në vitin 1967 punoi në arsim, ndërsa në vitin 1968 filloi punën në redaksinë e gazetës së përditshme “Rilindja” në Prishtinë, [1] ku punoi në vendin e redaktorit artistik, e ku herë pas herë botoi edhe shkrime autoriale nga lëmia e artit figurativ deri më 21 Shkurt 2002. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës që nga viti 1980. Tani jeton dhe vepron si artist i lirë në Prishtinë.[2][3][4][5][6][7][8][9][10]

 
Kompozim (50x70 cm).

Arti i Gani Gashit lind nga frymëzimet e fuqishme nga dëshira e pareshtur për të komunikuar dreftpërdrejt e në mënyrë të sinqert për katandisjet e jetës dhe kohës. Ganiu rrëfen edhe për Kosovën e përgjakur[11] e të lënduar për tu përtëritur nga gjaku dhe dinjiteti i saj, gjë që dëshmon edhe ngjyra e kuqe aq e pranishme në pikturat e tij. Një shpend haset të thuash vazhdimisht në realizimin grafiko-piktural të artistit. Kjo gjallesë, apo kjo metafor simbolike që zakonsht gjendet e vendosur në pjesen e epërme të kompozicionit, i ngjan shpendit grabitçar të përgaditur për sulm, por shëmbëllen edhe me pëllumbin, që simbolizon paqen dhe lirinë. Në mënyrë simbolike, ai projekton dhe kalanë, e cila në historinë shqiptare ka rëndësi të posaçme, ngase sinjalizon qëndresën, moralin dhe virtyte tjera. Ajo venitet në çdo tablo dhe imazh aq shpesh, sa mund të thuhet se e tërë piktura e Gashit është një kala. Dhe brenda kësaj pikture-kala, krijohet harmonia dhe konflikti i ngjyrave, i formave dhe trajtave kompozicionale, pra krijohet gjthë ajo që në art quhet formë dhe përmbajtje.

 
Home Atelier.

Koloriti në pikturen e Ganiut është kapitull në vete. Krahas cinoberit apo karminit, ai përdor mjaft edhe ngjyrën blu me të gjitha nuancat e saja e sidomos jeshilen me të cilën sikur e neutralizon dhe pajton kontrastet e paraqitura midis tonaliteteve koloristike të ftohta dhe atyre të ngrohta. Në kontekst me ngjyra, duhet thënë se autori ato i "rrëmben" pothuajse në gjendje burimore nga arti popullorë, kurse në rrafshin piktural i vendos si vlera të superstrukturuara artistike dhe estetike.

Ganiu ruan fakturën lineare të grafikës, por tashmë i tëri futet në botën asociative të vijave, trajtave dhe të ngjyrave.

Veprat

Redakto

Portreti i Heshtur

Redakto

[12]   “Portret i Heshtur" e Gani Gashit eshtë një nga veprat më të njohura të këtij artisti shqiptar. Kjo vepër bart një simbolike të thellë, ku "heshtja" që përshkruhet përmes portretit nuk eshtë thjesht mungesa e fjalëve, por nje giendje e reflektimit të brendshëm, perjetimit të ndjenjave dhe mendimeve të pathëna.

Kuptimi kryesor i veprës gendron në thellësinë emocionale te heshtjes, e cila shpesh flet më shumë se fjalët. Në portret, figura shpesh pasqyron nje gjendje të qetë, të medituar, që mund te simbolizojé ndjeshmëri, introspeksion, ose një lloj pezullie mes brengës dhe qetësisë shpirtërore. Gashi përdor tonalitete të kujdesshme dhe një teknikë që nxjerr në pah natyrën delikate të njeriut dhe kompleksitetin e emocioneve-njerëzore.

Bjeshkët e Përhirta

Redakto

Bjeshkët e Përhirta[13] është një pikturë në pëlhur nga piktori me akrilik e punuar gjatë viteve 1999-2003. Është pa diskutim një nga piktura më të njohura dhe më vlerësuar. Piktura është bërë për 4 vjet. Shumë njerëz e quajnë këtë pikturë "Piktura e pikëllimit fisnik" sepse ajo duket nje portret i heshtur dhe e trishtuar me ngjyra gri.[14][15] Piktura, mendohet të jetë një portret i grave të përdhunuara gjate Luftës së Kosovës, besohet të jetë pikturuar midis viteve 1999 dhe 2003. Piktura është me dimensione 100 x 70cm u punua nga pranvera 1999 deri verës 2003.

Mallëngjim

Redakto

Secila pikturë e piktorit Gashi kanë një kompozicion shumë dimensional dhe shprehje semantike universale. Edhe në vija të holla, edhe në vija të trasha, çdo pikturë e këtij artisti mund të lexohet si metaforë kozmike. Herë-herë ngjyrat janë lirike, herë-herë edhe shqetësuese e me dramë përbrenda, herë-herë të ftohta. Edhe ngjyra e kaltër e fortë krijon tension. Edhe ngjyra e bardhë dhe e zezë sugjerojnë imazhe poetike. Thash: Është një artist i përveçëm. Që vazhdimisht po gjurmon një Gjuhë të Re artistike me një thyerje të fortë të shprehjes moderne dhe universale. Piktori është piktor i figurës dhe i metaforës. Me një gjuhë jo të zakonshme të ngjyrave ka krijuar një pavarësi estetike. Një gjuhë që e përtërin vetveten. Edhe imazhet poetike i ka të veçanta. Vazhdimisht ndjek aventurat e artit modern, duke ngulmuar të sjellë shprehje të reja semantike si dhe sinjale filozofike me një strukturë të brendshme, vokacion të fortë dhe harmoni poetike. Sistemin koloristik ka pikënisjen nga ngjarjet që u kanë parë sytë brenda atdheut të tyre, pranë ngjarjeve kombëtare, ngjyrës së flamurit emblematik, ngjyrës së gjakut në rrjedhën tragjike, ngjyrës së zjarrit të votrës a të luftës, ngjyrës së djegies, ngjyrës së diellit.[16]

Rrethi në Rreth

Redakto

Edhe në këtë cikël shfaqet pa detaje, si një silurtë, me kontura e jashtme ekzakte, me forma thuajse skulpturore, të qarta të konturuara dhe të shkallëzim nuancor. Autori, figurat e njeriut i shërben sipjesë plotësuese e kompozimit me strukturë themelore abstrakte. Në këtë fazë, pra më cilësoren dhe më të mëvetësishmen shfaqet papritur njëfarë shpendit. Ky shpend mitologjik dytësor është cazë i cuditshëm dhe qëndron shumë më mirë në raport piktural grafikor, gjitherë në pozicion vertikal  sikur synon fluturimin në lartësi.

Ky cikël është realizuar me sukses të plotë dhe është një simbiozë e cikleve të mëparshme, është një kristalim i synimit të tij nga cikli i parë.

Vijat e Gjakut

Redakto

Vijat e Kuqe ë është pikturë që i atribohet tërësish ose pjesërisht periudhës së rezistencës së Kosovës, kjo pikturë është punuar një një cikël prej tri pikturave. Përmasat e saj janë 105 x 75cm. Origjinalja ndodhet në Atelen e Piktorit në fshatin Mramor ku zë një siperfaqe të konsiderueshme . Me shkëputje dhe me orë të gjata, dhe punime disa minuteshe mbi pikturen, Gashit iu deshen plot 2 vite për ta perfunduar. Zgjati kaq shume, per shkak të se ne këtë periudh pikturoi ciklin e dyte, të cilë autori e kishte pagëzuar me një emërtim ca më të gjatë. Gashi shprehi në heshtje, nervin e tij refleksiv, i një natyre thuajse flegmane njerëzore që shpertheu veçanarisht gjatë viteve ku dhuna, masakrt etj janë historia, gjeografia, etnografia, folklori, gjeneza, egzistenca kombëtare e tij, ai i fshehu trishtimet e tijë në pikturë.

Informacione mbi pikturën

Redakto

Përmasat e saj janë 105 x 75cm. Origjinalja ndodhet në Atelie ku zë një siperfaqe të konsiderueshme. Me shkëputje dhe me orë të gjata, dhe punime disa minuteshe mbi pikturen, Gashit iu deshen plot 2 vite për ta perfunduar. Zgjati kaq shume , per shkak të se ne këtë periudh pikturoi ciklin e dyte, të cilë autori e kishte pagëzuar me një emërtim ca më të gjatë. Gashi shprehi në heshtje, nervin e tij refleksiv, i një natyre thuajse flegmane njerëzore që shpertheu veçanarisht gjatë viteve ku dhuna, masakrt etj janë historia, gjeografia, etnografia, folklori, gjeneza, egzistenca kombëtare e tij, ai i fshehu trishtimet e tijë në pikturë.

Atëdheu Fragmentar

Redakto

Atëdheu Fragmentar përmasat e saj janë 144 x 204cm. Piktura "Atdheu Fragmentar" e piktorit te njohur shgiptar Gani Gashi eshtë një nga veprat që pasayron thellësinë artistike dhe ndjeshmërin® ndai ceshtjeve kombëtare. Gani Gashi, i lindur në Kosovë, njihet për qasjen e tij unike ndaj artit, duke perdorur simbole kombëtare dhe elemente abstrakte për te reflektuar historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar.

Përshkrimi i Pikturës:

Redakto

• "Atdheu Fragmentar" shfaq një ndërthurje te formave dhe ngiyrave qe pasqyrojne copezimin e tokës dhe shpirtit shaiptar, një temë shpesh e trajtuar nga artistët në periudha të sfidave historike. • Elementet e fragmentimit në pikturë mund të simbolizojnë ndarjet fizike dhe shpirtrore të kombit shgiptar per shkak të historisë dhe konfliktev .

Vlera e Pikturës:

Redakto

• Si një nga artistët e rëndësishëm të artit bashkëkohor shaiptar, vepra e Gani Gashit ka rëndësi të veçant® ne artin kombëtar dhe është e vlerësuar në garqet akademike dhe artistike.

• "Atdheu Fragmentar" është një pasqyre e realitetit historik dhe shpirtëror të shgiptarëve, duke ofruar një qasje estetike dhe filozofike. Ku mund të giendet? Kjo vepër mund të jetë pjesë e koleksioneve private ose të ekspozuar né galeri të artit në Kosovë, Shqipëri ose rajonin më të gjerë. Nëse deshironi më shume informacion, mund të kerkoni në arkivat e galerive ose institucioneve artistike që kanë organizuar ekspozitat e Gani Gashit.

Rrethi

Redakto

Është një pikturë e punuar në pëlhurë gjatë viteve 2021-2022. Emërtimi Rrethi, si zgjedhje e artistit pët të pagëzuar ekspoziten e tij personale e cila u hap në prill te vitit 2022, tërheq natyrshëm edhe kah kureshtja e domethënies së titullit. Si figur gjeometrike e përkryer, rrethi në rolin e një titullimi është simbol dhe metaforë e përsosurisë dhe përkryerjes.Rrethorja imazh, në sajë të raporteve të përpjestuara barazisht, evokon edhe një tjetër "dimension" e na shpie në atë ndjesor, pra, të një gjendjeje. Siç tryeza e rrumbullaktë nëpërmjet përmasave të së barabartave nga qendra, na fton për një poyicionim të shpenguar, të shlirë, nën premtimin e barazisë, paqes, urtisë e miqësisë. E kështu më tej, duke u zgjëruar rrathët e metaforës art, një vatër mund të shpërfaqë edhe një vatër mund të shpërfaqë edhe një vatan të tërë, memos edhe një botë, e më gjerë. Piktura është bërë për 1 vitë. Shumë njerëz e quajnë këtë pikturë " Pikturë me lëvizjen ciklike " me ritmin e ritma përsëritëse mbi format gjeometrike elementare. Modernen në trajtimin e propocioneve dhe ngjiyjen krpmatike mbi trajtat koymogonike shpërhapur në tablo. Në qasjen me metafiyiken, foloyofia na përsërit shpesj: Asgjë nuk përsëritet pa një shpirt që e përsërit. Siç dihet në artin e zhanreve modern, veçanarisht mes Kubizmit dhe Konstruktivizmit. Piktura është me dimensione 150 x 110cm u punua nga pranvera 2021 deri verës 2022.

Lista e Veprave

Redakto

Ekapozita arti

Redakto

Disa nga ekspozitat e tij:

  • Expozitë personale në Galerinë e Artit Modern në Prishtinë.
  • Expozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
  • Expozitë personale në Zofingen, Zvicër.
  • Expozitë personale në Qendrën Kulturore në Kaufering, Gjermani.
  • Expozitë personale në Qendrën Kulturore në Kranj, Slloveni.
  • Ekspozitë kolektive në Ekspozita Vjeshtore e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Prishtinës Prishtinë, 1983.
  • Ekspozitë kolektive në "Galeria Schruder" në Augsburg, 1992, etj.
  • Ekspozitë kolektive në "Galeria “Kulla e Balshajve" në Ulqin, Ekspozitë e grafikave, 1992, etj.

Çmimet

Redakto

Katalogë dhe bibliografi

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Mirëmëngjesi Kosovë - Drejtpërdrejt - Gani Gashi 21.04.2022, marrë më 2023-05-18
  2. ^ Gani Gashi prezantohet nëpërmjet tablosë ‘ Hapësira Gri’-Artkand, marrë më 2023-05-18
  3. ^ IMAZH - Kronikë 01.03.2016, marrë më 2023-05-18
  4. ^ Të premten në Galerinë Kombëtare hapet ekspozita Rrethi - Për ditë të mbarë 14.04.2022, marrë më 2023-05-18
  5. ^ “Rrethi”, ekspozita personale e Gani Gashit | T7, marrë më 2023-05-18
  6. ^ Ismaili, Zeqirja (2022-04-21). "Ekspozita "rrethi" ende e hapur në GKK". Ars Albanica. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2023. Marrë më 2023-05-15.
  7. ^ Plus, Kult (2022-04-16). "Në GKK shpaloset ekspozita "Rrethi", piktori Gani Gashi nderohet me titullin "Doktor Honoris Kauza"". KultPlus. Marrë më 2023-05-15.
  8. ^ Vatovci, Isa (2022-05-20). "Piktori Gani Gashi ia dhuron veprën e tij Galerisë Kombëtare". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2023-05-15.
  9. ^ "Ne Augsburg eshte hapur ekspozita e piktorit kosovar Gani Gashi". Shqiperia. Marrë më 2023-05-15.
  10. ^ RTKLive. "Ekspozita "rrethi" ende e hapur në GKK". RTKLive (në anglisht). Marrë më 2023-05-15.
  11. ^ Në galerinë kombëtare të Kosovës hapet ekspozita "rrethi" nga Gani Gashi, marrë më 2023-05-18
  12. ^ https://24-ore.info/ne-gkk-shpaloset-ekspozita-rrethi-piktori-gani-gashi-nderohet-me-titullin-doktor-honoris-kauza/[lidhje e vdekur]
  13. ^ "Galeria Kombëtare e Kosovës / The National Gallery of Kosovo". www.facebook.com. Marrë më 2022-05-06.
  14. ^ Sadiku, Mirjetë (2022-04-17). ""Rrethi", në kërkim të vazhdueshëm të perfeksionit". KOHA.net. Marrë më 2022-04-29.
  15. ^ Plus, Kult. "Piktori Gani Gashi". KultPlus. Marrë më 2022-04-29.
  16. ^ Plus, Kult. "Rrethi nga Gani Gashi". KultPlus. Marrë më 2022-05-04.