Wikipedia:Shquarësia (njerëz)
Thelbi i faqes:
|
Në Wikipedia, shquarësia është një test për redaktorët që të vendosin nëse një temë e caktuar meriton për vete një artikull. Për njerëzit, personi i temës së një artikulli biografik duhet të jetë "i shquar"[1]—ose ndryshe, "që dallohet midis të tjerëve për aftësitë, zotësinë e meritat e veçanta"—për t'u veçuar në Wikipedia me një rekord të jetës së tyre. "Shquarësia" në kuptimin e famës apo popullaritetit—edhe pse ka rëndësi—është dytësore.
Kjo porosi e shquarësisë për biografi reflekton marrëveshje të arritura përmes diskutimeve dhe të përforcuara përmes ushtrimit të praktikave, gjë që informon vendimet për krijimin, bashkimin, grisjen apo zhvillimin e mëtutjeshëm të artikullit mbi një person. Për këshilla se si të shkruhen artikujt biografikë, shihni Wikipedia:Manuali i Stilit/Biografia dhe Wikipedia:Biografitë e personave që jetojnë.
Titulli i artikullit duhet të përkufizojë atë për të cilën flet. Nëse ka mjaftueshëm përmbajtje për ta mbushur një artikull rreth atij personi, atëherë emri i tyre mjafton si titull i artikullit, si për shembull Nënë Tereza apo Isa Boletini. Mirëpo, nëse informatat nuk mjaftojnë për më shumë se një ngjarje të rëndësishme që ndërlidhet me atë person, atëherë artikulli duhet titulluar sipas asaj ngjarjeje. Ndonjëherë, kur një person i famshëm vdes, ka mjaftueshëm informata rreth vdekjes së tyre sa për ta shkruar një artikull të vetëm, si për shembull Vdekja e Benito Musolinit. Nëse artikulli i një personi të shquar është shumë i gjatë për t'ia përmbajtur të gjitha veprat, atëherë mund të krijohet një faqe e veçantë për ato informata, si për shembull Bibliografia e Dritëro Agollit. Nëse personi ka qenë viktimë e një vrasjeje të rëndësishme, atëherë një titull si Vrasja e Klodian Rashës është i përshtatshëm.
Kriteret themelore
RedaktoPersonat parashihen si të shquar nëse kanë marrë mbulim të rëndësishëm medial nëpër burime të shumta dytësore, që janë të besueshme, intelektualisht të pavarura nga njëra-tjetra, dhe të pavarur nga subjekti.
- Nëse hollësia e mbulimit medial në një burim të caktuar nuk është domethënës, atëherë mund të kombinohen burime të ndryshme të pavarura për ta demonstruar shquarësinë; mbulimi i parëndësishëm nga burimet dytësore zakonisht nuk mjaftojnë për të dëshmuar shquarësinë.
- Burimet primare mund të përdoren për ta mbështetur përmbajtjen e një artikulli, por nuk shtojnë tek dëshmia e shquarësisë për një subjekt.
Personat që plotësojnë kriteret themelore mund të konsiderohen të shquar pa i plotësuar kriteret më poshtë. Gjithsesi, ka mundësi që artikujt mos të krijohen për njerëz të tillë nëse plotësojnë kritere përjashtuese, si për shembull shquarësinë për vetëm një ngjarje, ose për kriteret e listuara nën Wikipedia:Çfarë Wikipedia nuk është.
Referime
Redakto- ^ "Kuptimi i fjalës Shquar". Fjale.al. Marrë më 5 dhjetor 2024.