Lybabe bint el-Harith
Lybabe bint el-Harith (Arabisht: لبابة بنت الحارث) ishte e njohur si Umm Fadl, ishte një muslimane e hershme e shquar. Dy motrat e saja Maymunah bint el-Harith dhe Zejneb bint Huzejme u bënën gratë e Muhammedit. Ajo konsiderohet si gruaja e dytë e cila u konvertua në Islam, ditën e njëjtë si shoqja e saj e ngushtë Hatixheja.
Familja
RedaktoLybabe ishte prej fisit Hilal. Babai i saj El-Harith ibn Hazan ibn Xhubejr ibn El-Hazëm ibn Rubije ibn Abdullah ibn Hilal ibn Amer ibn Saasaa El-Hilali dhe nëna e saj Hind bint Auf ibn Zuhejr ibn El-Harith.[1] Lybabe kishte dy vëllezër[2] dhe një motër prej martesës së parë dhe babai i saj kishte edhe tri vajza tjera prej martesës së dytë, përderisa nëna e saj kishte një djalë prej burrit të kaluar.[3] El-Harith vdiq kur Lybabe ishte ende fëmijë, dhe Hindi u martua me Huzejme ibn El-Harih el-Hilali. Ata kishin një vajzë,[4] por jetoi shumë shkurtë, pastaj Hindi u martua me Umejs ibn Ma'ad el-Hathmi, prej të cilit kishte tre fëmijë.[5]
Lybabe u martua me Abbas ibn Abdylmutalib el-Hashimi, i cili ishte axha e Muhammedit. Sipas Tabariut, Lybabe ishte e vetmja grua pa kurorë e Abbas, por kjo sugjeron se ajo ishte robëreshë. Ata kishin shtatë fëmijë: El-Fadl, Abdullah, Ubejdullah, Kuthum, Mabad, Abdurrahman dhe Umm Habib.[6] Abbas kishte pesë fëmijë me gratë tjera.
Jeta e mëvonshme
RedaktoAbbas e pranoi Islamin pak para pushtimit të Mekës, njëzet vite pas gruas së tij.
Referimet
Redakto- ^ Tabari, Tarikh al-Rusul wa'l-Muluk. Translated by Landau-Tasseron, E. (1998). Volume 39, Biographies of the Prophet's Companions and their Successors, p. 201. New York: State University of New York.
- ^ Muhammad ibn Saad, Tabaqat vol. 8. Translated by Bewley, A. (1995). The Women of Madina, p. 82. London: Ta-Ha Publishers.
- ^ Tabari/Landau-Tasseron vol. 39 p. 201.
- ^ Ibn Saad/Bewley p. 82.
- ^ Tabari/Landau-Tasseron vol. 39 p. 201.
- ^ Tabari/Landau-Tasseron vol. 39 p. 201.