Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Lufta franko-prusiane ose lufta franko-gjermane, e njohur ne France si lufta e 1870-s, ishte nje konflikt midis Perandorise se Dyte Franceze dhe Konfederates se Gjermanise Veriore, e drejtuar nga Mbreteria e Prusise. Kjo lufte zgjati nga 19 korriku 1870 deri ne 28 janar 1871, dhe u shkaktua kryesisht nga kembengulja Frances per te rivendosur poziten e saj dominuese mbi Europen kontinentale. Sipas disa historianeve, kancelari prusian Oto von Bismark e provokoi qellimisht Francen qe t'i shpallte lufte Prusise, qe te detyronte bashkimin e kater shteteve gjermane te pavarura jugore (Baden, Vyrtemberg, Bavaria dhe Hese-Darmshtadt) me Konfederaten e Gjermanise Veriore; historiane te tjere deklarojne se Bismarku i perdori rrethanat gjate rrjedhes se tyre. Te gjithe pranojne se Bismarku pa potencial per aleanca te reja gjermane, duke marre parasysh situaten ne pergjithesi.