Luigi Maria Ugolini
Luigi Maria Ugolini (1895-1936) ishte një arkeolog italian i fillim shekullit të XX. [1]
Biografia
RedaktoUgolini lindi në qytetin e vogël të Bertinoros në rajonin e Romanjas në Italisë. Ai ishte një nxënës i shkëlqyer në shkollë dhe pas shërbimit në Luftën e Parë Botërore për Alpinët, vazhdoi studimet për arkeologji në Universitetin e Bolonjës. Talenti i tij u pikas shpejtë nga figurat kryesore të arkeologjisë italiane, ku me krijimin e qeverisë fashiste në vitin 1924 atij iu ofrua mundësia për të udhëhequr një mision gërmimi në Shqipëri. Hulumtimet e tij çuan atë drejt Finiqit, qytetit antik të Foinikes në afërsi të Butrintit në jug të Shqipërisë, nga gërmimet e të cilit u zbuluan pjesët kryesore të teatrit, sëbashku me një grup statujash fine, baptisterin e antikitetit të vonë dhe shumë monumete të tjera. Në vitin 1931 atij u ofruar mundësia për të punuar në ishullin e Maltës, ku udhëhoqi një projekt gërmimi për disa vite me radhë deri sa vdiq. [2]
Vepra
Redakto- La Panighina. Fonte sacra preistorica. In: Monumenti Antichi 29(1923), S. 495–654.
- Albania antica 1: Ricerche archeologiche. Milano 1927.
- L’acropoli di Fenice (Albania antica. 2). Milano 1932.
- L’Agrippa di Butrinto. Roma 1932.
- Butrinto. Il mito d’Enea. Roma 1937
- L’acropoli di Butrinto (Albania antica. 3). Roma 1942.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Richard Hodges in einem Arbeitsbericht der Butrint-Foundation über die Zeitumstände unter denen Ugolini in Albanien arbeitete. Inge Lyse Hansen, Oliver J. Gilkes and Andrew Crowson (Hrsg.): Kalivo and Çuka e Aitoit, Albania. Interim Report on Survey and Excavations 1928-2004 Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine, hier: Chapter 13, Postscript
- ^ Ugolini, Luigi Maria; Liberati, Annamaria; Miraj, Lida (2003). The Theatre at Butrint: Luigi Maria Ugolini's Excavations at Butrint 1928-1932 (Albania Antica IV) (në anglisht). British School at Athens. ISBN 978-0-904887-44-0.