Lumbardh Salihu (i lindur më 18 nëntor 1992) është një futbollist austriak, me prejardhje shqiptare nga Kosova i cili luan si një mesfushor ofensivë për klubin austriak FC Mistelbach. Salihu mori pjesë në Big Brother VIP Kosova dhe u shpërblye si fituesi i sezonit të tij të dytë.

Lumbardh Salihu

Salihu me Austrinë në 2015 FIFPro Tournament
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLumbardh Salihu
Datëlindja (1992-11-18) 18 nëntor 1992 (31 vjeç)
VendlindjaGjilan, RF Jugosllavia
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
FC Mistelbach
Numri20
Karriera me të rinjtë
2005–2010Floridsdorfer AC
2008–2009Brigittenau (huazim)
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2010Wiener Linien16(11)
2010–2011Liesing ASK8(4)
2011Wienerberg11(4)
2011–2012Northampton Town2(0)
2012–2014Austria Klagenfurt18(0)
2013–2014Annabichler SV13(2)
2015Post SV Wien13(2)
2015–2016SV Oberwart16(3)
20161. SC Sollenau12(1)
2016–2017SV Schwechat13(2)
2017Llapi5(0)
2017–2018SV Haitzendorf26(2)
2018–2019Obergänsernndorf24(0)
2019–2021Oberp./Schwarz.20(2)
2022Gerasdorf/Stammersdorf7(0)
2022–FC Mistelbach12(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19:18, 12 mars 2023 (UTC)

Karriera

Redakto

Karriera rinore

Redakto

Në vitin 2005 Salihu ka filluar karrierën në Floridsdorfer AC. Ndërsa, në vitin 2008 për një vit luajti në klubin Brigittenau.

Wiener Linien

Redakto

Më 1 Korrik 2009 Salihu nënshkroi me Wiener Stadtliga për klubin Wiener Linien..

L.A. Riverside

Redakto

Më 1 Korrik 2010 Salihu nënshkroi me L. A. Riverside.

Wienerberg

Redakto

Më 1 janar 2011 Salihu nënshkroi me Wiener Stadtliga për klubin Wienerberg. Më 13 mars të vitit 2011, bëri debutimin e tij  kundër Landstraßer si një zëvendësim në minutën 61 në vendin e Denis Gavrilovic.

Northampton Town

Redakto

Më 29 Korrik 2011. Salihu nënshkruar për Ligën e Dytë EFL për Northampton Town.[1] Më 23 gusht të 2011, ai bëri debutimin e tij në një ndeshje ku fituan 4-0 kundër Wolverhampton Wanderers në Kupën EFL[2] dhe pas debutimit me Gary Johnson, menaxheri i Northampton Town tha: "Ai sapo është kthyer nga një dëmtim, dhe është vetëm 18 vjet kështu që ai ishte një nga ata, ku ne vetëm sa i dhamë mundësi për ta ndjerë pak atë".

Austria Klagenfurt and Annabichler SV

Redakto

Më 4 korrik të vitit 2012 Salihu ka nënshkruar me Regionalliga Mitte për klubin Austria Klagenfurt dhe në sezonin 2013/14, u paraqit në Landesliga Kärnten për klubin Annabichler SV.

Post SV Wien

Redakto

Më 1 janar 2015 Salihu ka nënshkruar me Wiener Stadtliga për klubin Post SV Wien. Më 27 shkurt të vitit 2015, ai bëri debutimin e tij në një ndeshje me rezultat 0-0 kundër Ostbahn XI.

Regionalliga Ost

Redakto

Ai ka luajtur për disa ekipe të Regionalliga Ost si me Oberwart (2015-2016), 1. SC Sollenau (2016) dhe SV Schwechat (2016-2017).

Në 21 janar 2017 Salihu ka nënshkruar për të luajtur në Superligën e Futbollit të Kosovës për ekipin e Llapit.[3][4]

Haitzendorf

Redakto

Më 1 korrik 2017 Salihu ka nënshkruar me 1. Niederösterreichische Landesliga për ekipin Haitzendorf. Më 12 gusht të vitit 2017, bëri debutimin e radhës në një ndeshje me rezultat 1-1, barazim kundër Rohrbach/Gölsen pas u fut si një zëvendësim në minutën 46 në vendin e Benjamin Pasic.

Referime

Redakto
  1. ^ "Northampton Town sign up Austrian duo" (në anglisht). BBC Sport. 29 korrik 2011.
  2. ^ "Northampton Town: Cobblers have their moments but Wolves cruise to victory" (në anglisht). Northampton Chronicle & Echo. 24 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 1 janar 2018.
  3. ^ "Lumbardh Salihu bëhet pjese e FC Llapit". Llapi. 21 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2017.
  4. ^ "Lumbardh Salihu lë Austrinë për t'iu bashkuar FC Llapit". Llapi. 21 janar 2017.

Lidhje të jashtme

Redakto