Lumi Indus
Lumi Indus është lumi më i rëndësishëm i Pakistanit, më i madhi i nënkontinentit indian dhe i treti më i madh në Azi.
Lumi Indus | |
---|---|
Darya-e-Sindh | |
Vendi | Kinë, Indi, Pakistan |
Koordinatat | 23°59′40″N 67°25′51″E / 23.99444°N 67.43083°E |
Vendbanimet | Leh, Skardu, Dasu, Besham, Thakot, Swabi, Dera Ismail Khan, Sukkur, Hyderabad |
Me origjinë në pllajën tibetiane në afërsi të liqenit Manasarovar, lumi kalon nëpër rajonin Ladakh të Kashmirit, drejt Gilgit-Baltistanit dhe vargjeve Hindu Kush dhe pastaj rrjedh në jug përgjatë gjithë Pakistanit dhe derdhet në Detin Arab në afërsi të qytetit port të Karaçit në Sind.[1][2] Është lumi më i gjatë dhe lumi kombëtar i Pakistanit.
Lumi ka një sipërfaqe të përgjithshme kullimi që tejkalon 1 165 000 km2. Rrjedha e përllogaritur vjetore e tij qëndron në rreth 243 km3, dyfishi i lumit Nil dhe tri herë më shumë se lumenjtë Tigër dhe Eufrat, duke qënë lumi i 21-të më i madh në botë në drejtim të rrjedhës vjetore.[3] Zanskari është dega e majtë e tij në Ladakh. Në fushë, dega e tij e majtë është Panjnadi, i cili në vetvete ka pesë degë të mëdha, domethënë Chenabi, Jhelumi, Raviu, Beasi dhe Sutleji. Degët kryesore të tij në bregun e djathtë janë Shyoku, Gilgiti, Kabuli, Gomali dhe Kurrami. Duke filluar në një burim malor dhe të ushqyer me akullnajat dhe lumenjtë në Himalajë, lumi mbështet ekosistemet e pyjeve të butë, fushore dhe fshatrave të thata.
Referime
Redakto- ^ Swain, Ashok (2004). Managing Water Conflict: Asia, Africa and the Middle East. Routledge. fq. 46. ISBN 1135768838.
1,800 miles long river after flowing out of Tibet through the Himalayas enters Kashmir and then moves into Pakistan
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ The Indus Basin of Pakistan: The Impacts of Climate Risks on Water and Agriculture. World Bank publications. fq. 59. ISBN 9780821398753.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Indus water flow data in to reservoirs of Pakistan". Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2017. Marrë më 15 gusht 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)