Morava e Jugut e njohur në të kaluarën edhe si Morava e Bullgarisë,  (maqedonisht: Južna Morava - Јужна Морава, bullgarisht: Българска Морава, Balgarska Morava) është një lumë i cili shtrihet në lindje të Kosovës, dhe në jug të Serbisë. Morava e Jugut e cila ka një gjatësi prej 295 kilometrash, përfaqëson vetëm një degë të Moravës së Madhe. Ajo rrjedh në përgjithësi nga jugu në drejtim të veriut, nga kufiri i Kosovës me Maqedoninë e Veriut përmes një pjese të Kosovës dhe tutje për në Serbinë Qendrore, ku mes vendanimeve Stalaç dhe Varvarin ajo bashkohet me Moravën Perëndimore, për të krijuar Lumin Morava.

Burimet Redakto

Lumi buron në Malin e Zi të Shkupit (Skopska Crna Gora) në Maqedoninë e Veriut, në veri të Shkupit. Asaj i bashkohen edhe Rrjedhat Kljuçevës dhe Sllatinës të cilat kur bashkohen formojnë Lumin e Madh (Golema Reka), e që pas kalimit të kufirit Kosovë-Maqedoni e Veriut, njihet me emrin Morava e Binçës. Pas 49 km të kalimit nëpër territorin e Kosovës, bashkohet me Moravën e Preshevës në Luginën e Preshevës, dhe për 246 km të tjera njihet si Morava e Jugut ose Morava Jugore.

Degët Redakto

Morava e Jugut i ka 157 degë. Më të rëndësishmet në anën e majtë janë: Lumi i Jabllanicës, Veternica, Pusta reka dhe Toplica gjersa degët e anës së djathtë janë: Vrlla, Vllasina, Nishava (e gjatë) dhe Moravica e Sokobanjës.

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

43°41′45″N 21°24′30″E / 43.695816°N 21.408262°E / 43.695816; 21.408262