Morava e Binçës është lum në Kosovë. Morava e Binçes buron në Malet e Karadakut (Malet e Zeza) në territorin e Maqedonisë në jug të Vitisë e në veri të Shkupit. Dy rrjedha formojnë Përroin e Madh, i cili kur të kalon kufirin njihet si Morava e Binçes. Emrin e ka marr nga vendbanimi Binçë.

Morava e Binçës në Budrigë - Anamoravë
Morava e Binçës në Viti
Morava e Binçës në Anamoravë

Lumi Morava e Binçës rrjedh nëpër fushën e Anamoravës nëpër Velekincë e deri në ngushticën e Konçulit kalon në Luginën e Preshevës ku pas 49 km gjatësi i bashkohet Morava e Vogël e Preshevës në afërsi të Bujanocit.

Prej fshatit Pisjan nëpër Velekincë e deri te Dobërçani (Mireshi), Morava e thellon shtratin e saj në formacione të vjetra të paleozoikut, duke formuar grykën e gjatë 16 km, të quajtur Gryka e Gjilanit. Me të dalë prek kësaj gryke , Morava zgjeron shtratin e vet në gjatësi prej 10 km. Në këtë pjesë merr degën e majtë Krivarekën dhe së bashku me Moravën formon Grykën e Konçulit dhe del në territorin e Luginës së Preshevës.

• Morava e Binçës i takon pellgut të Detit të Zi. Bashkohet me Moravën Perëndimore të cilat bashkohen dhe derdhen në Danub e pastaj në Detin e Zi. I tërë pellgu i Moravës së Binçës me degët e saj përfshinë sipërfaqen prej 1.156 km2

• Prurja mesatare mujore në Moravën e Binçës në mënyrë të theksuar fillon të rritet në muajin shkurt, kur prurja është më e madhe se ajo e janarit për 2,89 m3 /sek në Domoroc dhe 356 m3/sek në Kërmjan. Krahasuar me muajin shkurt- mars kjo prurje në lokalitetin e parë është më e madhe për 2,35 m3/sek e në Kërmjan për 2,20 m3/sek, kur në këto lokalitete arrin lartësia më e madhe e prurjes, në muajin mars. Minimumi i prurjes është shënuar në muajin gusht në të dy lokalitetet. Prej maksimumit të prurjeskjo e gushtit është më e vogël për më se 12 herë në Domoroc dhe 8 herë në Kërmjan. Në bazë të kësaj mund të përfundohet se në Moravën e Binçës prurja më e madhe është në mars dhe në shkurt e më e vogël në gusht dhe në shtator.

• Degët e djathta të Moravës së Binçës janë lumi Letnica, Grykes se Karadaku, Pisjani, Llashtices, sllubices dhe Lumi Llapushas. Mirushes Dallohen si lumenj të shkurtër, të rrëmbyeshëm, me lugina të thella dhe të ngushta, me fuqi të theksuara erozive.

• Degë të majta të Moravës së Binçës janë ajo e Zhitisë, Cërrnica, Livoqit dhe Krivareka ( Lumi i Shtrembër). Ky i fundit dallohet prej të gjitha degëve jo vetëm për nga gjatësia dhe prurja , por edhe me madhësi të pellgut ( 612 km2).

• Veçori e përgjithshme e degëve të Moravës së Binëës është intensiteti i madh i erozionit dhe procesit të akumulimit në pjesën e poshtme të fushës së Gjilanit. Sidomos dallohet lumi i Letnicës dhe i Përlepnicës për veprimin eroziv dhe procesit të akumulimit të materialit të sjellë.[1]

Shih edhe

Redakto

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ Çavolli, Dr. Riza Gjeografia Regjionale e Kosovës, , Prishtinë 1997.