Sulltanesha Mahidevran (turqishtja osmane: Mahidevran Gülbahar Haseki Sulltan ماه دوران apo Gülbahar گلبهار) ishte gruaja e Sulltan Sulejmani I. Ajo kishte një fëmijë me sulltanin që quhej Mustafa.

Tyrbja e Mahidevranit

Jeta e hershme

Redakto

Emri vajzëror i saj ishte Rosne Pranvere (nga shqipja pranverë), por Sulejmani I e quajti Mahidevran Gülbahar që përbëhet nga fjalët turko-persiane, Gül do të thotë 'trëndafil' dhe Bahar 'pranverë'. Ajo ishte një vajzë e një muzikanti të pasur shqiptar, emri i të cilit ishte Abdullah Recai. Sulltanesha Mahidevra gjithashtu kishte një vëlla, të quajtur Nakkashan Adem.

Vitet e Fundit

Redakto

Për disa vite pas ekzekutimit të djalit të saj, Sulltanesha Mahidevran jetoi një jetë të trazuar. Ajo shkoi në Bursa te varri i djalit të saj (tyrbe), por nuk kishte të ardhura pothuajse asnjë të saj. Vitet e saj të fundit, megjithatë, nuk kanë qenë në varfëri, por Selim II sulltan i ri pas vitit 1566, si thjeshtër i saj, e vënë atë në një rrogë. Ajo vdiq në vitin 1581.