Mak Dizdari
Mak Dizdari (17 tetor 1917 – 14 korrik 1971) ishte njëri ndër poetët më të shquar boshnjak. Poetika e tij është e kombinuar me ndikimet e kulturës krishtere boshnjake, misticizmin islam dhe mbetjeve kulturore të Bosnjes mesjetare, dhe veçanërisht me gurët e varreve (stećci). Veprat e tij "Gjumashi i gurtë" (Stone Sleeper) dhe "Lumi i Kaltër " (The Blue River) mbase janë krijimet më të rëndësishme poetike në Bosnje - Hercegovinë gjatë shekullit XX.
Biografia
RedaktoJeta e hershme
RedaktoMak Dizdar ka lindur gjatë Luftës së Parë Botërore, në një familje boshnjake në qytetin Stolac, Bosnje dhe Hercegovinë.[1][2] Ai ishte biri i Muharremit (vdiq më 1923) dhe Nezira ( Baboviqit; 1881-1945).[3] Mehmedaliu ishte fëmija i dytë prej tre fëmijëve. Edhe i vëllai i tij më i vjetër Hamidi, ishte një shkrimtar, e motra Refika (1921-1945) dhe nëna e tij u vranë në Kampin e Përqëndrimit në Jasenovac.[4][5]
Karriera
RedaktoNë vitin 1936, Dizdari zhvendoset në Sarajevë , ku edhe u diplomua në Gjimnaz. Ai filloi punën për revistën Gajret, të cilën e drejtonte i vëllai i tij Hamidi dhe e cila ishte themeluar nga Safvet beg Bashagiqi.
Dizdari e kaloi Luftën e Dytë Botërore si një përkrahës i Partizanëve komunist. Ai lëvizte shpesh nga njëri vend në tjetrin në mënyrë që ti shmangej kontakteve me autoritetet e Shtetit të Pavarur të Kroacisë.
Pas luftës, Dizdari ishte një figurë e shquar në jetën kulturore të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke punuar si kryeredaktor i të përditshmes Oslobođenje (Çlirimi). Ai ka shërbyer si drejtues i disa shtëpive botuese dhe përfundimisht u bë një shkrimtar profesionist dhe President i "Unionit të Shkrimtarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës," një post të cilin ai e mbajti deri në vdekjen e tij.
Jeta personale
RedaktoDjali i Dizdarit Enveri (8 qershor 1944 – 21 dhjetor 2012), ishte një gazetar dhe publicist.[6]
Mak Dizdar vdiq në moshë 53 vjecare në vitin 1971, duke lënë pas vetes prindërit e tij dhe dy vëllezër.[7]
Vepra
Redakto- Kameni spavač (Gjumashi i gurtë - Stone Sleeper) (1966-71)[8]
- Modra rijeka (Lumi i Kaltër - Blue River, 1971).[9]
- Vidovopoljska noć - pjesme; 1936.
- Plivačica - poema; 1954.
- Povratak - poema; 1958.
- Okrutnosti kruga - pjesme; 1960.
- Panorama savremene bosanskohercegovacke proze; 1961.
- Koljena za madonu - pjesme; 1963.
- Minijature - pjesme; 1965.
- Ostrva - pjesme; 1966.
- Kameni spavač; 1966.
- Poezija; 1968.
- Stari bosanski tekstovi; 1969
- Pjesme; 1972.
- Izabrana djela - Knjiga I-III; 1981.
Dizdari frymëzohej nga kultura e periudhës para Otomane e Bosnjës së Krishterë, nga fjalët e mistikëve vizionar të heterodoksisë islame, si dhe nga idiomat gjuhësore të Bosnjës së shekullit XV. Poezitë e tij i referohen gurëvarreve të Bosnjës mesjetare ("stećci" ose mermeret).
Referime
Redakto- ^ Shatzmiller, Maya (2002). Islam and Bosnia: Conflict Resolution and Foreign Policy in Multi-Ethnic States. McGill-Queen's University Press. fq. 35. ISBN 0-7735-2413-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Stolac – duboko podijeljen grad". dw.de. 22 shkurt 2011. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Zašto se šuti o činjenici da su Srbi ubili 15.000 Jevreja". Diwan magazine. 26 maj 2013. Marrë më 29 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në:|publisher=
(Ndihmë!) - ^ "Mak Dizdar: The Poet". SpiritofBosnia. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "U II SVJETSKOM RATU NA MOSTU U BRČKOM, ALI I U JASENOVCU SU STRADALI I BOŠNJACI!". Otisak. 13 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2013. Marrë më 29 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Novinar i publicista Enver Dizdar bit će ukopan u 13 sati na groblju Bare". Oslobođenje. 24 dhjetor 2012. Marrë më 29 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Godišnjica smrti velikog pjesnika: Šta je Maku značio stećak?". RadioSarajevo. 14 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2013. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Award-winning translated by Francis R. Jones.
- ^ "CHRONICLE". NYTimes. 3 dhjetor 1993. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Mak Dizdar Foundation
- Rusmir Mahmutćehajić, "On the Poetry of Mak Dizdar: The Poet, the Road, and the Word", Telos 156 (Fall 2011): 131-52.