Malësia e Gjakovës
Malësia e Gjakovës shtrihet në Verilindje të Alpeve Shqiptare, është treva që në kufinjtë e sotëm administrativ të Shqipërisë i takon Rrethit të Tropojës dhe vazhdon dhe jashte kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në disa vendbanime afër Gjakovës,Deçanitdhe Junikut. Në jug shtrihet deri në Liqenin e Fierzës. Brenda Malësisë së Gjakovës shtrihen bajraqet historike të Krasniqes, Gashit, Bytyqit, Nikaj dhe Merturit Edhe sot e kësaj dite, banorët e Rrethit të Tropojës e thërrasin veten si banorë të Malësisë së Gjakovës. Emri Tropojë iu vu pas viteve '45 nga pushteti komunist.
Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër me 1913 u caktua kufiri i Shqipërisë, pjesa më e madhe e Malësisë së Gjakovës mbeti brenda kufijve të Shqipërisë së pavarur, por kufiri krijoi vështirësi në jetën e përditshme, malësorët në vend se të bënin tregti në Gjakovë ku në këmbë shkonin për disa orë, duhej që të përdornin si alternativë tregun e Shkodrës që ishte një udhëtim 3-4 ditor.
Malësia e Gjakovës shquhet nga lumenjtë e saj, më i rëndësishmi është lumi i Valbonës. Është e pasur me shkembinjë magmatik, me të cilët lidhen mineralet e kromit; nga gërqeroret dhe terigjenet. Në veriperëndim të saj mbizotëron relievi kryesisht kodrinor, relievi malor, gropat e fundosura, nga të cilat më e madhja është ajo e Tropojës.
Janë dy malësia në veri të Shqipërisë, ata janë të Malësisë së Gjakovës ose siq nihet si Malësia e vogel, sepse ishte vendbanimi e 4 fiseve nga 12 (Krasniqja, Nikaj-Merturi, Gashi dhe Bytyqi), edhe Malësia e mbishkodrës ose siq nihet Malësia e Madhe, sepse ishte vendbanimi e 8 fiseve nga 12 (Hoti, Shkreli, Kastrati, Gruda, Kelmendi, Trieshi, Reçi, Rrjolli)
Vendbanime
RedaktoPonari ose Ponari Lekës shtrihet në mes të Tplanit ,Dushajve dhe Majës së Prujës, mendohet se është vendbanimi me i vjeter i Malësisë së Gjakovës. Në Ponar ka disa rrënoja kishash dhe mendohet se nga ky vend ka dale edhe Pjetërspani, njëri nga prijësit që morri pjesë në Kuvendin e Lezhës në kohën e Skenderbeut. Breg laci , breg doci ,dhe nxani janë toponime dhe emra të vjetër që në Ilirinë e lashtë. Mendohet që gështenja e parë e Malësise së Gjakovës është në Ponar dhe që aty është shpërndarë në të gjithë Malësinë e Gjakovës. Sot ekzistojnë dy liqene në vende të ndryshme të Malësise së Gjakovës që njihen me emrin Liqeni i Ponarit ,në vijë ndodhur mbi qytetin e Bajram Currit dhe liqeni tjeter i Ponarve që ndodhet në Bjeshkët e Ponareve mbi fshatin Qerec Mulaj.
Njerzë të Shquar
Redakto- Mic Sokoli
- Mal Dula
- Binak Alia
- Ali Ibër Nezaj
- Haxhi Zeka