Shoshani

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Kukësit
(Përcjellë nga Shoshan)

42°23′02″N 20°05′35″E / 42.38389°N 20.09306°E / 42.38389; 20.09306

Shoshani

Shoshani është një fshatkomunën Margegajrrethin e TropojësShqipërisë. Fshati Shoshan, i permendur si vendbanim qe ne kohe te hershme, eshte vendosur ne pellgun e Valbones, ne trekendeshin e formuar nga lumi i Valbones, dega e tij Lumi i Gashit (Mollareka) dhe mali qe ngrihet thike ne veri. Ne perendim te fshatit, aty ku nise Gryka e Dragobise (Lugina e Valbones), ka qene nje kala e lashte e njohur nga vendasit si Kalaja e Qytetit.

Në afërsi të fshatit,pranë shtratit të Valbonës, në lartësinë 350 m mbi nivelin e detit gjendet një burim të madh karstik, që del në kontaktin litologjik midis depozitimeve fluvio-glaciare dhe shkëmbinjëve rrënjësore. Forma e tij është ajo e një hinke ku uji del me presion nga poshtë. Ka prurje rreth 1000 l/sek, ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijon një mjedis shumë tërheqës. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike.

Fshati Shoshan është vendi i lindjes i patriotit të shquar të kombit Haxhi Zeka.

Shih edhe

Redakto