Njësia administrative Margegaj
Komuna Margegaj është një komunë në Rrethin e Tropojës në Shqipëri.[1]
Njësia administrative Margegaj |
---|
Komuna Margegaj shrtihet në veriperëndim të rrethit të Tropojës. Në veri kufizohet me Republikën e Malit të Zi, në jug me Komunën Bujan e qytetin e Bajram Currit, në perëndim me rrethin e Shkodrës dhe në lindje me komunat Tropojë e Llugaj. Emri Margegaj vjen nga emri i nje fisi që banonte në këtë fshat pra Mark Gega.
Në këtë komunë ndodhet një vendbanim i hershëm në fshatin Shoshan që quhet Gryka e Qytetit. Në këtë fshat janë rrënojat e një qyteze ilire. Tipi i venbanimit është gjatësor përgjatë luginës. Distanca midis shtëpive është 100m. Shtëpitë janë të ndërtuara me gurë dhe me tullë. Shtëpitë janë dy katëshe të tipit kullë, por më vonë është i adoptuar me ndërtime moderne. Në paisjet e brendshme alternohen tradita orientale me moderne europiane. Shtëpitë jane të rrethuara me mure dhe me gardh, por kanë edhe kopësht. Distanca nga kufiri me Kosovën është 10 km, kurse me Malin e Zi është zonë kufitare. Rruga kombëtare kalon mes per mes komunës duke përbërë një element pozitiv për zhvillimin e kësaj komune.
Vendbanimet
RedaktoNjësia administrative Margegaj |
---|
Margegaj · Bradoshnica · Çeremi · Dragobia · Fushë-Lumi · Koçanaj · Paqeja · Rragami · Shoshani · Valbona |
redaktoni kutinë |
Gjeografia
RedaktoKomuna Margegaj shrtihet në veriperëndim të rrethit të Tropojës. Ajo ka një sipërfaqe 269.4 km2. Në veri kufizohet me Republikën e Malit të Zi, në jug me Komunën Bujan e qytetin e Bajram Currit, në perëndim me rrethin e Shkodrës dhe në lindje me komunat Tropojë Fshat e Llugaj. Emri Margegaj vjen nga emri i nje fisi që banonte në këtë fshat pra Mark Gega.
Relievi
RedaktoRelievi paraqet 2 pamje të ndryshme.
Zona malore paraqitet me maja që lartësohen në formë kullash deri ne 2698 m lartësi (Jezerca) shumë të thepisura shpesh me pamje fasadash që bien pingul mbi luginën e Valbonës, por të veshura me drurë e me cirqe te luginave me borë të përjetshme.
Zona fushore paraqet pamjen e tarracave lumore dhe zbret deri në 250 m. Në këto tarraca ndodhenen fshatrat Shoshan, Koçanaj, Paqe dhe Fushë-Lumë.
Klima
RedaktoKomuna ka klime mesdhetare paramalore dhe malore. Reshjet bien kryesisht në stinën e vjeshtës. Ka reshje dëbore trashësia e së cilës shkon nga 50 deri në 150 cm. Periudha me reshje bore zgjat nga dhjetori deri në muajin shkurt. Orteqeve janë të rrallë dhe shkaktojnë dëme si bllokim rrugësh, ndërprerje të energjisë elektrike etj. Breshëri bie ne stinen e veres. Ngricat janë një fenomen i njohur dhe shfaqen në dhjetor deri në fund të marsit. Për nga burimet hidrike kjo zone është e pasur dhe përshkohet nga lumi i Valbonës dhe degët e saj. Pasuri hidrografike konsiderohet burimi i Shoshanit (burimi ujor më i madh në ballkan ).
Flora dhe fauna
RedaktoTokat jane të kafejta, të hijta kafe, të murrme pyjore dhe livadhore malore. Për sa i përket florës dhe faunës është mjaft e larmishme. Diferencimet e mëdha mbi nivelin e detit në mes të zonës fushore e cila është (300m) dhe asaj malore (mbi 2000m), majave shumë të larta dhe luginave të thella, ekspozimit të shpateve ndaj rrezatimit diellor, përbërjes gëlqerore të shkëmbinjve, burimeve të shumta ujore dhe mikroklimave që krijohen, krijojnë kushte ideale për shumllojshmërine e biodiversitetit. Në zonën fushore kultivohen mollët, kumbullat, qershitë, pjeshkët, arrat, rrushi etj. Në brezin e dushqeve mbretëron gështenja e cila është më e madhja ne ballkan, që nis nga Fierza kalon nëpër Komunën Margegaj dhe vijon deri në Pejë të Kosovës. Blirët gërshetohen me frashërat, panjat dhe lajthitë. Në qafmale gjendet mështekna, retuza, e cila është karakteristike për zonën e tundrës. Sipërfaqen më të madhe e zë druri i ahut. Lartësitë i zënë pishat si ajo e butë dhe e zezë, bredhi i bardhë dhe i zi. Kullotat alpine i zënë bimët e familjes gramore ku lulet formojne qylyma të vërtetë shumngjyrësh. Fauna është mjaft e larmishme, në përshtatje me ambjentin e bimësise. majat e xhveshura e kullotat alpine i popullon dhia e egër, atë të pishave dhe të ahut i popullon riqerbulli, ariu, macja e eger, ujku, dhelpra, lepuri, nusja e lalës, derri i egër etj. Në atë të dushqeve gjendet shqarthi, baldosa, ketri. Nga shpendët ndeshen gjeli i egër, sokolët e bjeshkëve, qukapikët laramanë, dallëndyshet, shqiponjat etj. Lumenjtë i popullojnë lundërza dhe katër llojet e troftave.
Ndarja administrative
RedaktoKomuna ka 10 fshatra:
Dragobia, Valbona, Rragami, Çeremi dhe Bradoshnica ndodhen në zonën e alpeve, ndërsa Margegaj, Koçanaj, Shoshani, Paqeja dhe Fushë-Lumi shrihen në zonën e fushës. Distanca midis fshatrave është 0.6 km.
Ekonomia
RedaktoPasuritë e mëdha natyrore janë faktor zhvillimi për turizmin. Burimet e konsiderushme janë lëndët drusore, polimetalet, boksidet etj. Pyje të tëra ahu, bredhi dhe pishe veshin gjith shpatet e kësaj lugine deri në lartësinë 2000 m. Bimet medicionale dhe ato aromatike janë një burim i konsiderueshëm të ardhurash për banorët e kësaj zone. Uji i Valbonës përdoret kryesisht për ujitje siç është kanali i Krasniqes që ujit një pjesë të mirë të tokave. Në Shoshan është ndërtuar ujësjellësi që furnizon qytetin e Bajram Currit dhe pjesën më të madhe të fshatrave të komunës Margegaj. Kurse në fshatin Valbonë ku buron lumi i Valbonës është ndërtuar fabrika që amballazhon ujin me të njëjtin emër ‘VALBONA’.
Shërbimi shëndetësor
RedaktoCilesia e shërbimit shëndetësor vitet e fundit është përmirësuar ndjeshëm. Çdo fshat ka qendër të vetën shëndetësore dhe 1 ose 2 infermiere. Komuna ka mjek të specializuar. Ndihma e parë të sëmurit i jepet në qendër shëndetësore dhe pastaj dërgohet në spitalin e qytetit të Bajram Currit.
Referime
Redakto- ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shiko edhe
Redakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |