Manastiri i Shën Joan Vladimirit (shkurtimisht Shën Gjon) është një manastir, monument i trashëgimisë kulturore në Shijon, rrethi i Elbasanit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri [2]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 / 4874 më 17.03.1948 e 23.09.1971".

Manastiri i Joan Vladimirit
LlojiArkitekture
VendndodhjaShijon, Elbasan, Shqipëri
Ndërtuar1381[1]
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar586 (17.03.1948)
4874 (23.09.1971)
Nr. i referencësEL053
TipologjiaVendstrehim

Historia Redakto

U rindërtua nga Karl Topia në 1381, mbi rrënojat e një kishe më të vjetër dhe u bë 4 herë më e madhe, siç del nga mbishkrimet. Janë tri mbishkrime: latinisht, greqisht dhe sllavisht, me përmbajtje të përafërt, ku thuhet se Karl Topia, e ka bërë manastirin për lavdinë e tij.[1] Gjatë shekullit të 18të Kostandin Shpataraku pikturoi muret e kishës.[3]

Ky manastir është një nga qendrat më të mëdha kulturore kishtare të Shqipërisë. Ai ka mbijetuar deri më 1944, kur u dogj dhe tani kanë mbetur vetëm muret. Është një monument historik shumë i rëndësishëm i mesjetës shqiptare. M.Gj.V. ka pasur një bibliotekë të madhe, që ka humbur, si dhe një koleksion të shkëlqyer ikonash, disa prej të cilave ruhen ende. Në mure ka disa skulptura dhe ornamente më të hershme se të shek. XIV, mbishkrime më të vona, si dhe ka qenë portali i gdhendur mjeshtërisht që është marrë dhe montuar në Muzeun Historik Kombëtar.

Stema e Karl Topisë Redakto

Stema e Karl Topisë ndodhet në anën e majtë të Portalit të Manastirit të Gjon Vladimirit. Ka formë katërkëndëshe dhe përbën jo vetëm një vepër arti, por edhe një nga stemat më të rëndësishme të historsë së heraldikës shqiptare.

Ajo paraqet një luan të ulur në një fron të vogël, si dhe një numër kryqesh të tipit grek, brendashkruar në rreth dhe kryqe të tipit greko-latin. Në stemë janë dhe simbolet e zambakëve, që përfaqësojnë stemën heraldike franceze, anzhuine. Vetë Karli ana e nënës mendohet se ka prejardhje nga familja mbretërore frënge e anzhuinëve.

Referime Redakto

  1. ^ a b Anamali, Skënder (2002), Historia e popullit shqiptar në katër vëllime, vëll. I, Botimet Toena, fq. 294, OCLC 52411919 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRrethi i Elbasanit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2017.
  3. ^ Zeqo, Moikom (22 maj 2006). "Gjeniu më shqiptar i ikonografisë Kostandin Shpataraku". Koha Jone. Nikolle Leska. fq. 10–11. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)