Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
Mandiri Lakshmi Narajan është një tempull hindu, kushtuar Lakshmit, hyjneshës hindu të pasurisë. Ai është i vendosur në zonën Kotvali Thana në Rrugën Navabpur 31 në Dhaka të Bangladeshit.[1] Tempulli është rreth 300 vjeçar. Ai u ndërtua në vitin 1056 të kalendarit bengalez.
Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka | |
---|---|
লক্ষ্মী নারায়ণ মন্দির | |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Tempull hindu |
Stili arkitektural | Arkitektura e tempujve bengalezë |
Vendndodhja | Zona Kotvali Thana, Rruga Navabpur 31, Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°42′57″N 90°24′42″E / 23.7157°N 90.4117°E |
Përfundimi | Shekulli XVIII |
Height | |
Roof | Pa kupolë |
Technical details | |
Material | gipsi |
Floor count | 2 |
I gjithë tempulli është i zbukuruar me gdhendje që paraqesin skena nga Mitologjia Hindu. Brenda kompleksit tempullor ndodhet një shtëpi private. Tempulli tani përdoret si një tempull privat. Ai është kryesisht me dy kate, dhe mbi të nuk ka një kupolë. I tërë tempulli është bërë prej gipsi dhe është i dukshëm nga jashtë. Në muret e veshura me pllaka pasqyrohen perënditë dhe perëndeshat hindu. Ikonat e tempullit janë prej mermeri të sjellë nga Xhaipuri. Hyrja e tempullit ka të gdhendur në gurë, mantrën më të shenjtë hindu. Në portën tjetër të tempullit ndodhet edhe një zile. Është një ritual ti biesh ziles para se të hysh dhe të dalësh nga tempulli.
Pamje nga tempulli
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Tempulli Dhakeshvari
- Tempulli i Xhoj Kalit
- Mandiri Ramna Kali
- Mandiri Shri Sidheshvari Kali
- Tempulli i Misionit Ramakrishna në Dhaka
- Tempulli Svami Bagh në Dhaka
- Ashrami Svamibagh ISKCON
- Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë
- Lista e tempujve hindu në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bengalit
Referime
Redakto- ^ Syed Marufuzzaman (2012). "Kotwali Thana (Dhaka Metropolitan)". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.[lidhje e vdekur]
Bibliografia
Redakto- Syed Marufuzzaman (2012). "Kotwali Thana (Dhaka Metropolitan)". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- Muntasir Mamun (1993). Dhaka Sriti Bishmritir Nagori (në bengalisht). Munirul Haque Ananya. fq. 146. ISBN 984-412-104-3.