Mandiri Ramna Kali

Tempull hindu në Bangladesh

Mandiri Ramna Kali (bengalisht: রমনা কালী মন্দির) është një tempull hinduDhaka që u ndërtua fillimisht në kohën e Perandorisë Mogule. Ai është i njohur edhe si "Ramna Kalibari" dhe i kushtohet hyjneshës hindu Kali.

Mandiri Ramna Kali
রমনা কালী মন্দির
Emra alternativRamna Kalibari
Informacion i përgjithshëm
TipiTempull hindu
Vendndodhjaish Pista e Garave të Ramna, tani Suhravardi Udjan, ana jugore e Parkut Ramna, përballë Akademisë Bangla, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°43′51″N 90°23′59″E / 23.7307°N 90.3996°E / 23.7307; 90.3996
Lartësia96 ft (29 m)
PërfundimiShekulli XVI
Renovimi17 dhjetor 2021
Demolished27 mars 1971
Lartësia96 ft (29 m)
Grounds2.25 akre (9,100 m2)

Vendndodhja

Redakto

Ai ndodhet përkrahë ish Pistës së Garave të Dhakës, tani Suhravardi Udjan. I gjithë kompleksi tempullor zë një sipërfaqe prej pothuajse 2.25 acres (9,100 m2) në anën jugore të Parkut Ramna, përballë Akademisë Bangla.

Historia

Redakto
 
Pikturë e tempullit me bojëra uji, 1833

Tempulli origjinal u shkatërrua më 27 mars 1971, nga Ushtria Pakistaneze gjatë Luftës për Çlirimin e Bangladeshit. Ai ishte vendi i një masakre kryesisht ndaj hinduve.[1]

Sipas folklorit nepalez, Tempulli Ramna Kali u themelua nga adhuruesit e perëndeshës Kali, që erdhën në Bengal nga Himalajet.

Megjithëse tempulli ka qëndruar për shekuj, ai më së shumti u zhvillua në fillim të shekullit të XX. Tempulli u zhvillua nën patronazhin e Rani Bilashmoni Devit, gruaja e Raxhendra Narajanit (1882 – 1913). Në atë kohë, tempulli ishte një nga monumentet më të lartë të Dhakës.

 
Mandiri Ramna Kali

Dizajni

Redakto

Dizajni arkitekturor i tempullit ka ndryshuar përgjatë shekujve. Përballë tempullit ndodhet një dighi (pellg) i madh që është një vend popullor për të notuar për besimtarët dhe vizitorët e tjerë. Tempulli ka një kullë të lartë shikhara. Pranë tempullit ishte Ashrami Ma Anandamoji (bengalisht: মা আনন্দময়ী আশ্রম), një vend adhurimi me një kompleks rezidencial dhe shërbime për larje.

Dizajni i tempullit është dokumtentuar në fotografi të bëra gjatë fjalimit të Sheikh Muxhibur Rahmanit më 7 mars 1971, që është hera e fundit që tempulli u fotografua nga gazetarët dhe historianët.

Shkatërrimi dhe genocidi i Ushtrisë Pakistaneze

Redakto
 
Portik zbukurues përballë tempullit

Më 25 mars 1971, gjatë natës, Ushtria Pakistaneze nisi operacionin "Searchlight" në mënyrë që të shtypte lëvizjen nacionaliste bengaleze në atë që atëherë quhej Pakistani Lindor. Operacioni shkaktoi një genocid dhe Luftën për Çlirimin e Bangladeshit.[2] Shumica e targeteve të Operacionit "Searchlight" ishin rë rinj hindu, intelektualë, studentë dhe akademikë.[3][4] Operacioni "Searchlight" u përqëndrua në vendet e shquara hindu duke përfshirë “Jagannath Hall" (një konvikt për studentët hindu në kampusin e Universtitetit të Dhakës) dhe Mandiri Ramna Kali.

Më 27 mars 1971, Ushtria Pakistaneze hyri në kompleksin e Mandirit Ramna Kali dhe, brenda një ore, vrau më shumë se 100 veta.[5] Gjatë kësaj masakre u vranë edhe shumë myslimanë të strehuar në kompleksin e tempullit.

Deri në vitin 2000, rrëfimet e shkatërrimit të tempullit bazoheshin në dëshmitë gojore të dëshmitarëve të mbijetuar. Në vitin 2000, Lidhja Avami, partia politike qeverisëse, hapi një hetim publik. Në shtator 2000, zëdhënësi i drejtësisë K. M. Sobhan, paraqiti një raport paraprak.

 
Pamje e tempulli Hariçand në kompleks

Vetëm rreth 50 viktima të masakrës janë identifikuar; të afërmit e viktimave të tjera ose kanë vdekur ose kanë ikur nga Bangladeshi. Një thirrje mbarë botërore është bërë për ndonjë të afërm të mbijetuar të viktimave të masakrës së Mandirit Ramna Kali për të kontribuar në identifikimin e anëtarëve të vrarë të familjeve të tyre, që të listohen në një përmendore të ardhshme.

Rindërtimi

Redakto
 
Statuja perëndish

Pasi Bangladeshi fitoi pavarësinë nga Pakistani, në vend u ngrit një tempull i vogël që besimtarët të luteshin. Një rindërtim i tempullit u shpall në vitin 2017, kur ministri i punëve të jashtme të Indisë, Sushma Svaraxh, përuroi 15 projeke zhvillimore në Baridhara të Dhakës.

Mandiri Ma Durga dhe Mandiri Radha Krishna janë të pranishëm në zonën e Mandirit Ramna Kali. Të tjerë janë planifikuar. Qeveria e Indisë ka mbledhur para për rindërtimin e tij.[6][7] Presidenti indian, Ram Nath Kovind, e vizitoi Mandirin historik Ramna Kali në Dhaka gjatë vizitës së tij në Bangladesh për festimet e 50-vjetorit të Ditës së Fitores.[8]

 
Portik i përkohshëm zbukurues gjatë Durga Puxhas

Përfundimi dhe përurimi

Redakto
 
Portik zbukurues i tempullit

Më 17 dhjetor 2021, Ram Nath Kovindi, presidenti i Indisë përuroi rindërtimin e Mandirit Ramna Kali në Ramna, pjesë e kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka ku ndodhet vendi emblematik i Suhravardi Udjanit (ish Pista e Garave Ramna). Zonja e parë e Indisë, znj. Kovind dhe bija e tyre shoqëruan presidentin e Indisë në këtë ceremoni.[9]

“Mandiri historik Ramna Kali është një simbol i lidhjes shpirtërore dhe kulturore mes popullit të Indisë dhe të Bangladeshit”, tha z. Kovind në ceremoni.

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Rajen Thakur (21 shtator 2009). "Bangladesh: The Demolition Of Ramana Kali Temple In March 1971". Asian Tribune (në anglisht). Marrë më 23 gusht 2012.
  2. ^ David Bergman (5 prill 2016). "The Politics of Bangladesh's Genocide Debate". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 26 korrik 2017.
  3. ^ "The war Bangladesh can never forget". The Independent (në anglishte britanike). 19 shkurt 2013. Marrë më 26 korrik 2017.
  4. ^ Mark Dummett (16 dhjetor 2011). "Bangladesh war: The article that changed history". BBC News (në anglishte britanike). Marrë më 26 korrik 2017.
  5. ^ Abhijit Dasgupta; Masahiko Togawa; Abul Barkat, red. (2011). Minorities and the State: Changing Social and Political Landscape of Bengal (në anglisht). SAGE Publications. fq. 147. ISBN 978-81-321-0766-8.
  6. ^ "Sushma Swaraj inaugurates 15 India-funded projects, new chancery complex in Bangladesh". bdnews24.com (në anglisht). 23 tetor 2017.
  7. ^ "Bangladesh comes first". The Daily Star (në anglisht). 24 tetor 2017.
  8. ^ Sibal Sidhant (14 dhjetor 2021). "Indian President to visit Ramna Kali temple in Dhaka, destroyed by Pakistan army in 1971" (në anglisht). WION. Marrë më 18 dhjetor 2021.
  9. ^ "President Kovind inaugurates reconstructed Ramna Kalibari Complex on his Bangladesh tour". thehindu.com (në anglisht). 17 dhjetor 2021.

Lidhje të jashtme

Redakto