Mandiri Shri Sidheshvari Kali
Mandiri Shri Sidheshvari Kali është një tempull hindu i vendosur në rrugicën Sidheshvari 14 në Dhaka të Bangladeshit, i ndërtuar në vitin 1441.[1] Emri i rrugicës është marrë nga ai i tempullit, për të cilin dihet se e ndërtoi dikush që quhej Çand Rai.
Mandiri Shri Sidheshvari Kali | |
---|---|
সিদ্ধেশ্বরী কালী মন্দির | |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Tempull hindu |
Stili arkitektural | Arkitektura e tempujve bengalezë |
Vendndodhja | Rrugica Sidheshvari 14, Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°44′38″N 90°24′41″E / 23.7440°N 90.4113°E |
Përfundimi | 1441 |
Qendra e tempullit ka statuja të çmuara të perëndeshës "Kali Masë" dhe tempulli zgjatet me kolona. Ai është i vendosur në një zonë shumë të dendur me rrugë të ngushta dhe të mbipopulluara me njerëz. Përkrahë Mandirit Sidheshvari gjendet qendra e Malibaghut. Në oborrin e tempullit ndodhet një pemë sandali (Pterocarpus santalinus). Afër tempullit ndodhet një pellg dhe disa tempuj të vjetër.
Në tempull organizohen festivale. Në kohën e festivalit Sharodio njerëzit vendosin puxha përballë statujës së perëndeshës Kali Ma prej vitesh. Njerëzit organizojnë festivalin madhështor të Durga Puxhas. Në ditën e dhjetë të adhurimit të hindutë e zhysin statujën e perëndeshës Kali Ma në pellg. Në këtë mënyrë zhvillohen festivale gjatë gjithë vitit.
Shiko gjithashtu
Redakto- Tempulli Dhakeshvari
- Tempulli i Xhoj Kalit
- Mandiri Ramna Kali
- Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
- Tempulli i Misionit Ramakrishna në Dhaka
- Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë
- Tempulli Svami Bagh në Dhaka
- Ashrami Svamibagh ISKCON
- Lista e tempujve hindu në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bengalit
Referime
Redakto- ^ Kalyan Das (11 gusht 2024). "Bangladesh unrest: 73 yr old 12th gen priest of 583 year old Kali mandir says won't leave temple and motherland". Times of India (në anglisht). Marrë më 11 gusht 2024.
Bibliografia
Redakto- Muntasir Mamun (1993). Dhaka Sriti Bishmritir Nagori (në bengalisht). Munirul Haque Ananya. fq. 264–265. ISBN 984-412-104-3.