Mani pulite (në italisht « Duar të pastra ») është emri i një proces gjyqësor që nisi në 1992 për shkak të korrupsionit në masë që kishte prekur institucionet më të larta në Itali. Për shkak të këtij procesi u shkrinë dy parti (DK) Demokracia Kristiane dhe (PSI) Partia Socialiste Italiane. Korrupsioni dhe ryshfetet u pagëzuan si Tangentopoli. Kjo fjalë rrjedh nga tangente që do të thotë ryshfet dhe poli që do të thotë qytet në greqisht.

Tangentopoli nisi më 17 shkurt1992 kur prokurori Antonio Di Pietro arrestoi Mario Chiesa, një anëtar i Partisë socialiste italiane. Bettino Craxi, drejtuesi i kësaj partie, mohoi ekzistencën e korrupsionit politik dhe e quajti Mario Chiesa-n një mashtrues që dëmtoi imazhin e partisë së tij.

Gjatë zgjidhjeve të 1992, partia Demokracia kristiane megjithëse humbi disa vota arriti të ruante mazhorancën, por Parlamenti ishte i dobët gjë që çoi në zgjedhjet e parakohshme në 1994. Ndërkohe që nga prilli i 1992, u arrestuan shumë politikanë dhe industrialistë sidomos nga ata në pozitë. Hetimet filluan në Milano, por shumë shpejt u shtrinë edhe në qytete të tjera brenda Italisë.

Një anëtar i PSI pranoi të gjitha krimet që kishte bërë, teksa u ndalua nga dy karabinierë për ti vënë një gjobë për tejkalim shpejtësie. Më 2 shtator1992, socialisti Sergio Moroni vrau veten dhe la prova të fajësisë së tij. Pesë vjet më parë, vajza e tij, Chiara Moroni u zgjodh deputete. Kandidatura e saj u mbështet fuqishëm nga Silvio Berlusconi. Gjatë viteve të Tangentopolit u vranë Paolo Borsellino dhe miku i tij, Giovanni Falcone, një nga gjykatësit më të famshëm në fushatën gjyqësore antimafia.

Gjate zgjedhjeve lokale, Demokracia Kristiane humbi gjysmën e votave. Te nesërmen Bettino Craxi u akuzua për korrupsion dhe dha dorëheqjen. Me 5 mars1993, kryeministri Giuliano Amato dhe ministri i drejtësisë Luigi Conso, më ane të një ligji mbi financimin e partive u perpoqen te provokonin një amnisti te përgjithshme.

Ndërkohe presidenti i Republikës Oscar Luigi Scalfaro nuk pranoi të nënshkruante këtë ligji duke e cilësuar jo kushtetues. Një javë më pas, ENI (enti kombëtar i hidrokarbureve) u përfshi një skandal 250 millin dollarësh. Kjo ngjarje u pasua nga disa arrestime te bujshme.

Me 20 korrik1993, ish-presidenti i kësaj shoqërie, Gabriele Cagliari, do te vriste veten ne burg.

Me 25 mars 1993 Parlamenti italian modifikoi ligjin mbi votimin parlamentar, Carlo Azeglio Ciampi, ish guvernatori i Bankës së Italisë u zgjodh Kryeministër, duke u bërë kështu personazhi i parë jo politik qe caktohej në një post të tillë. Ndërkohe pas zgjdhejve lokale Liga e Veriut u be forca kryesore politike në vend. Këto ngarje u shoqëruan me protesta të cilat kërkonin pavarësinë e luginës se Padania-s.

Në fund te korrikut te 1993 Bettino Craxi pohoi se partia e tij kishte marre 93 milionë dollarë nga fonde ilegale. Umberto Bossi u dënua për shkak se kishte përfituar 200 miliona lireta nga financime te jashtëligjshme. Edhe partia komuniste u shpall fajtore megjithëse praktikisht askush nuk u dënua. Në përfundim të këtij procesi gjyqësor Antonio Di Pietro deklaroi : faji është individual por unë nuk mund të gjykoj dhe dënoj dike që quhet partia (mbiemri) komuniste (emri).

1994, Silvio Berlusconi hyri në politike dhe fitoi zgjedhjet. Shumë menduan se kjo ishte një lëvizje për të mbrojtur shoqëri të tjera nga akuza për korrupsion. Megjithatë kjo nuk e pengoi djalin e tij të shpalloj fajtor për ryshfete. Me 13 korrik1994, qeveria Berluskoni « shpiku / sajoi » një ligj qe do ndihmonte shumicën e atyre personaliteteve te cilët ishin përfshire në të tilla çështje. Ky ligj u cilësua si i fshehte pasi u shpall te njëjtën ditë që Italia mundi Bulgarinë ne një ndeshje te vlefshme për kampionatin botëror që po zhvillohej ne ShBA.

Për shkak te protestave ky ligj u hoq dhe Roberto Maroni, minister i brendshëm dhe Alfredo Biondi, ministër i Drejtësisë deklaruan se as nuk e kishin lexuar këtë ligj.

Mendimi i një pakice

Për disa njerëz hetimet ne kuadër të procesit Mani pulite treguan qarte përshpejtimin dhe liberalizimin e kapitalizmit gjate viteve '90, që duhet thëne se u ndihmua shume nga kalimi sistemi elektoral mazhoritar. Për shumë njerëz ishte e dobishme prishja e ekuilibrave ekzistues për te krijuar te rinj. Aspekti mitik i Mani pulite konsiston në ndryshimin e bazave ku mbështetej pushteti ekonomik dhe politik i Italisë në ato vite.